Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nuk e përmendi me emër, por tha se 'hija e një të vdekuri' torrolis Shqipërinë, frazë që e përdor për të nënkuptuar Berishën, të cilit nuk i përmend më as emrin.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi për shifrat e INSTAT lidhur me largimin e shqiptarëve. Në një konferencë për mediat, Rama tha se gjëra të tilla ndodhin edhe në vendet e Bashkimit Europian. Duke sjellë kështu si shembull Kroacinë, por nuk harroi as pa fajësuar kryedemokratin Sali Berisha. Nuk e përmendi me emër, por tha se 'hija e një të vdekuri' torrolis Shqipërinë, frazë që e përdor për të nënkuptuar Berishën, të cilit nuk i përmend më as emrin.
"Së pari për largimin e të rinjve, shifrat e INSTAT janë më pak se gjysma se asaj të thënë dhe stërthënë. 500 mijë, gjysmë milioni. Ajo është e ikjes, por duhet të llogarisim dhe të ardhjes. Kjo për fakte reale. Është problem i të gjitha vendeve i kam sjellë shembujt nga vende të BE, shihni shifrat e Kroacisë. Është vend i BE prej gati 10 vitesh. Besoj që do nxirrni konkluzion të thjeshtë, ne sot paguajmë koston e një prapambetjeje historike. Nuk bëhet as për 2, 5, 10 vjet. Ne kemi akoma hijen e një të vdekuri që torolis Shqipërinë. Po të ishte bërë kjo e ajo para 20 vjetësh që të mos them 3 vjetësh. Kohën e humbur nuk e kthejmë dot, por e shmangim me dokra dhe gënjeshtra. Të tjerat i sjell puna dhe durimi. Shumë gjëra ka sot për të thënë sa shumë duhet bërë akoma,"-tha Edi Rama.
-Zoti kryeministër ndërsa presim të shkojmë në Europë duket sikur ka një numër të lartë të shqiptarëve që nuk po e presin atë ditë këtu, por po shkojnë që tani drejt vendeve të Europës. Duke iu referuar shifrave të INSTAT, nga viti 2016 deri në gjysmë të vitit 2021 rreth 221 mijë shqiptarë kanë emigruar jashtë vendit. Gjithashtu, ka një vrojtim të Bankës Botërore, e cila flet për një ulje të fuqisë të kualifikuar punëtore në Shqipëri. Qeveria e njeh si shqetësim këtë fenomen, dhe nëse po, a keni një plan për ta ndaluar largimin masiv të shqiptarëve?
Edi Rama: Së pari, për pjesën e parë, për shifrën e INSTAT, shifrat që ju sollët këtu është më pak se gjysma e shifrës së thënë dhe stërthënë pa pushim për shqiptarët, 500 mijë, gjysmë milionë, dhe plus kësaj ajo është shifra e ikjeve ndërkohë, po të marrim dhe shifrën e ardhjes se ka dhe ardhje, atëherë diferenca ngushtohet, jo në mënyrë të konsiderueshme por ngushtohet. Kjo për realitetin, për faktet reale, jo për të thënë që ky nuk është problem por për faktet reale. Tani këtë problem, nuk ka ndodhur derti më sot, të paktën nuk e kemi një rast, po ta keni na i jepni që ta zhbëjnë në asnjë vend dhe nuk jemi ne as të partë mbase as të fundit që kemi këtë problem. Ky është një problem i të gjitha vendeve me përjashtim të një numri shumë të vogël vendesh. I kam sjellë shembujt nga vende të BE-së. Shkoni ose shikoni shifrat e Kroacisë, shikoni problematikën e largimeve dhe të punësimeve dhe të krahut të kualifikuar të punës që është një vend më i përparuar se ne, që është një vend i BE-së prej afro 10 vitesh tanimë dhe besoj që, do nxirrni një konkluzion shumë të thjeshte. Ne, sot i paguajmë koston një prapambetjeje historike, prapambetja historike nuk zhbëhet as për dy, as për pesë, as për 10 vjet, kërkon kohën e vet, që natyrisht mund të jetë shumë më e shkurtër sesa e njëjta kohë që prapambetja ka marrë për t’u instaluar në një vend, në rast se bëhen gjerat e duhura, dhe po të ishin bërë me kohë gjërat që ne kemi bërë prej disa vitesh, sot do flisnim për të tjera shqetësime se shqetësimet nuk do mbarojnë, se shqetësime ka dhe në Francë, ka dhe në Holandë, kanë dhe në vendet më të zhvilluara dhe më të përparuara të botës, por nuk do flisnim për këto probleme. Por nuk u bënë, nuk u bënë. Ne jemi një vend, ku sot e gjithë ditën kemi akoma përballë hijen e një të vdekuri të pakallur që
torollis Shqipërinë, e kupton ku jemi ne në raport me historinë dhe në raport më të shkuarën? Kështu që, po te ishte bërë reforma në drejtësi para 20 vitesh, po të ishte bërë reforma territoriale para 20 vitesh, po të ishte bërë kjo e ajo, mund tua numëroj të gjitha, para 20 vitesh që të mos them para 30 vitesh, sot do ishim në një situatë tjetër. Ne, kohën e humbur nuk e kthejmë dot, por duhet të shmangim humbjen e saj të mëtejshme me dokrra, me gënjeshtra, me receta iluzionesh dhe me të vdekur të pakallur sot e gjithë ditën. Këtë duhet të shmangim ne, të tjerat do t’i sjellë puna dhe vetëm puna. Këmbëngulja dhe vetëm këmbëngulja, durimi dhe vetëm durimi. Kjo është dhe shumë gjëra ka sot për të thënë që sa shumë duhet bërë akoma, por shumë gjëra të tjera ka sot për të thënë sesa shumë është bërë në raport me ku ishim, natyrisht njeriu nuk ka sesi të kënaqet madje sa më shumë që e shikon se ka mundësi të shkojë më tutje, aq më pak njeriu kënaqet. Prandaj, niveli i pakënaqësisë edhe në vendet e zhvilluara është jo i vogël.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Shtetëror të Statistikave, INSTAT, nga viti 2016 deri në fund të vitit 2021 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 221 mijë e 48 persona me një mesatare vjetore prej 38 mijë e 841 persona. Vetëm vitin e kaluar nga Shqipëria emigruan 42 mijë e 48 persona, pjesa më e madhe të rinj të moshës 18 deri në 40 vjeç, duke ndikuar ndjeshëm në tkurrjen e fuqisë punëtore edhe në bujqësi.
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ironizoi deklaratat e maxhorancës në fund të mbledhjes s&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka justifikuar ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj ...
Taulant Balla TIRANË- Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme për t&eu...
Rama dhe von der leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin maqedo...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka diskutuar lidhur me bojkotin e avokatëve për hartën e re të gjyqësorit. Në fja...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për gjykimin dhe kritikat se ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj Bashkimit Europian duke hedhur ...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkon nga ministrja Olta Xhaçka që të vijë ...
Edi Rama dhe Olta Xhaçka TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat për ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçk...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se në bashkëpunim me NATO-n pritet të ngrihet një bazë ushtarake në portin e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se presidenti francez Emmanuel Macron ka luajtur një rol shumë të rëndësis...