1 Korrik 2022, 13:39
Nga A.B
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ironizoi deklaratat e maxhorancës në fund të mbledhjes së Këshillit të Mandatave, i mbledhur ditën e sotme për akuzat e PD për ministren Olta Xhaçka. Salianji u shpreh se deklaratat e përfaqësuesve të PS-së ishin si kthese me frena dore dhe e gjitha për shkak të konferencës që po mban kryeministri Edi Rama. Salianji shtoi se nuk bëhet fjalë për një vendimmarrje reale e se askush nuk shqetësohet për Kushtetutën apo për rregulloren.
'Pa diskutim që kjo kthesa me frena dore që bëjnë përfaqësuesit e PS është për shkak të një konference tjetër. E qartë që këtu nuk ka vendimmarrje reale dhe këtu nuk shqetësohet njeri as për Kushtetutë, as për rregullore. Mjafton një fjalë te godina përballë, që ‘le ta gjykojnë institucionet’ që dhe maxhoranca që kemi përballë kthen me frena dore gjithçka që tha deri tani. Kjo tregon që ju nuk keni shqetësim për asnjë nga elementët që thatë deri tani. Së dyti, ju nuk mund të na gjykoni dot, e as të na jepni mend, se po kjo maxhorancë në këtë këshillë i ka bërë gjyqin prokurorisë në një rast të ngjashëm dhe doli si doli historia në fund. Nuk shoh ndonjë shqetësim, po të dëgjosh këto elementët sikur ne po i bëjmë gjyq, apo do ta dërgojmë në ferr deputeten dhe ministren, ne si Këshill mandatesh ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Kemi një interes që na bashkon që është interesi publik. Ministrja vetë mund të ketë interes që të pastrohet nga akuzat, e marrim politikisht. Nga ana e ligjshmërisë së kërkesës ju nuk keni çfarë thoni, duhet ta dërgoni në gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Salianji.
olta xhacka ervin salianji
Politike
1 Korrik 2022, 13:39
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka justifikuar ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj ...
Politike
1 Korrik 2022, 13:32
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme për t&eu...
Politike
1 Korrik 2022, 13:32
d.a.
Rama dhe von der leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin maqedo...
Politike
1 Korrik 2022, 13:32
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka diskutuar lidhur me bojkotin e avokatëve për hartën e re të gjyqësorit. Në fja...
Politike
1 Korrik 2022, 13:31
k.m.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për gjykimin dhe kritikat se ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj Bashkimit Europian duke hedhur ...
Politike
1 Korrik 2022, 13:23
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkon nga ministrja Olta Xhaçka që të vijë ...
Politike
1 Korrik 2022, 13:25
k.m.
Edi Rama dhe Olta Xhaçka
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat për ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçk...
Politike
1 Korrik 2022, 13:24
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se në bashkëpunim me NATO-n pritet të ngrihet një bazë ushtarake në portin e...
Politike
1 Korrik 2022, 13:18
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se presidenti francez Emmanuel Macron ka luajtur një rol shumë të rëndësis...
Politike
1 Korrik 2022, 13:12
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pyeti anëtarët e Partisë Socialiste, se nëse janë ...