1 Korrik 2022, 23:55
Nga f.g
Olaf Scholz
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpikur një metodë të re, të padëgjuar që i jep mundësinë të shmanget sa herë që nuk do të përgjigjet. Është "riedukimi", një metodë që parashikon denigrimin dhe përjashtimin e një gazetari për 90 ditë nga çdo aktivitet publik. Dy "viktimat" e deritanishme janë dy reporterët Ambrozia Meta dhe Klevin Muka. Të tjerët janë ende nën "ombrellë", por rrezikohen sapo të bëjnë pyetjen që nuk i leverdis kryeministrit.
Por nëse hedhim sytë pak më tej, andej nga anëtarët e qeverisë kanë nisur të na krahasojnë për nga rritja ekonomike shohim se situata dhe raporti i gazetarëve me pushtetarët ka problematika dhe është delikat, por ruan një normë dhe reflekton një qytetari në komunikim që është me vite dritë larg nga realiteti shqiptar. Në videon që sjell Dosja, pasqyrohet një ngecje verbale mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe redaktores së Deutche Welle.
Redaktorja e politikës e pyeti kancelarin se cilat ishin konkretisht angazhimet e qeverisë gjermane për sigurinë e Ukrainës dhe a mund të renditeshin ato. Por Scholz nuk donte të përgjigjej.
Kancelari tha vetëm: Po, unë mundem...(të përgjigjem), por veç kaq.
Duke qeshur ai e la pyetjen e gazetares në gjysmë. Kaq ka mjaftuar që kritika në Gjermani të vërshojë duke e quajtur përgjigjen që për hir të së vërtetës nuk ishte as fyerje, si arrogante. "Moment i keq, këshilltarët nuk e kanë drejtuar siç duhet", thuhet në disa nga komentet për Scholz.
Ndërkohë që në Shqipëri, debati ka marrë një rrjedhë komplet tjetër duke gjykuar pyetjen e gazetarit dhe jo sjelljen e kryeministrit. Çfarë do të mendonin në Gjermani për "riedukimin" e Ramës?
Ndiqni videon:
olaf scholz edi rama
Politike
1 Korrik 2022, 23:33
F.M
Briseida Shehaj
TIRANË- Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë Brisida Shehaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në protestë...
Politike
1 Korrik 2022, 22:49
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha shkruan se personi që u vu sot në krye të degës së Partisë Socialiste n&...
Politike
1 Korrik 2022, 21:23
F.M
Sali Berisha, Edi Rama dhe Erion Braçe
TIRANË- Kryeministri Edi Rama qëndron në krye të listës së politikanëve sh...
Politike
1 Korrik 2022, 21:03
F.M
Yuri Kim dhe Ilir Meta
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka pritur sot në Pall...
Politike
1 Korrik 2022, 19:27
I.A,F.M
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka deklaruar se për procesin e zgjedhje...
Politike
1 Korrik 2022, 19:12
I.A,F.M
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretari i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka treguar se rizgjedhja e Erion Veliajt si kreu i PS-së në...
Politike
1 Korrik 2022, 18:52
F.M
Blendi Klosi
TIRANË- Partia Socialiste ka zgjedhur kryetarët e 58 degëve në të gjithë Shqipërinë, pasi në tre ...
Politike
1 Korrik 2022, 18:50
I.A,F.M
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretari i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka deklaruar se është i kënaqur nga procesi që u ...
Politike
1 Korrik 2022, 17:28
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar dhe numrin e kandidatëve për kryetarë të degëve, pak para nisjes s&...
Politike
1 Korrik 2022, 17:46
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur mbledhjen në kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja ka nisur në orën 17:00 ...