11 Korrik 2025, 15:03
Nga M.B
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë takimit me kryebashkiakët në Durrës se për Shqipërinë dera drejt Bashkimit Europian është e hapur dhe se në vjesht hapim të gjithë kapitujt e negociatave. Rama theksoi se një gjë është t’i hapësh, një gjë tjetër t’i mbyllësh, pasi duhet të kesh përmbushur detyrimet. Gjithashtu ai tha para kryebashkiakëve se anëtarësimi në BE është një çështje që lidhet me plotësimin e kritereve dhe kushteve të të qenit i gatshëm për t’u bërë pjesë e asaj skuadre.
“Objektivi është tejet ambicioz. Ne i kemi bërë gjërat e duhura dhe komisioni është përgjigjur me ritmin e duhur, për të arritur deri në fund të vitit 2027 për të mbyllur procesin. Të gjitha gjasat janë që në vjeshtë do t’i hapim të tërë kapitujt, që është rekord në historinë e procesit të integrimit. Por një gjë është t’i hapësh, një gjë tjetër t’i mbyllësh, pasi duhet të kesh përmbushur detyrimet.
Anëtarësimi në BE është një çështje që lidhet me plotësimin e kritereve dhe kushteve të të qenit i gatshëm për t’u bërë pjesë e asaj skuadre. Kemi kaluar nga faza kur dëshironim të afroheshim me BE në fazën që e kemi derën hapur dhe duhet të provojmë që jemi veshur mirë, jemi stërvitur mirë, jemi edukuar mirë, për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë”, tha Rama.
edi rama
Politike
11 Korrik 2025, 14:25
M.B
Fisnik Qosja dhe Edi Rama
DURRËS- Gjatë takimit të sotëm në Durrës, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me k...
Politike
11 Korrik 2025, 13:51
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se nuk do të ulen në...
Politike
11 Korrik 2025, 13:49
M.B
Igli Hasani
BOSNJE-HERCEGOVINA- Gjatë një vizite njëditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ministri për Evropën dhe...
Politike
11 Korrik 2025, 13:46
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi sot gjatë një konference për shtyp porositë e ditë...
Politike
11 Korrik 2025, 13:45
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se zarfet e diasporës nuk...
Politike
11 Korrik 2025, 13:22
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se firmat tek zarfet e dor&eum...
Politike
11 Korrik 2025, 13:20
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se sipas raportit të Komi...
Politike
11 Korrik 2025, 13:14
M.B
Rama dhe Dodaj
DURRËS- Gjatë takimit të sotëm në Durrës, kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj i shprehu shqetësim...
Politike
11 Korrik 2025, 13:05
M.B
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama teksa fliste sot në takimin me kryebashkiakët ka kërkuar që procesi i legalizimeve duh...
Politike
11 Korrik 2025, 13:01
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se raporti i KE-së "gropo...