LIVE UPDATES
Politike

Berisha lexon raportin e Komisionit Europian: Kjo është nekrologjia e shtetit ligjor, sistemi i drejtësisë sundohet nga korporatat

Berisha tha se defekte të mëdha të konstatuara gjatë vetingut dëshmojnë se në 56 përqind të rasteve gjykatësit u larguan nga detyra. 

11 Korrik 2025, 13:20 Nga M.B
Berisha lexon raportin e Komisionit Europian: Kjo është nekrologjia e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se sipas raportit të Komisionit Europuan, sistemi i drejtësisë në Shqipëri sundohet nga korporatat. Berisha tha se defekte të mëdha të konstatuara gjatë vetingut dëshmojnë se në 56 përqind të rasteve gjykatësit u larguan nga detyra. Ai shtoi se defektet e konstatuara më parë në emërimet e anëtarëve jomagjistratë në KLGJ dhe KLP mbeten njëlloj dhe qëndrojnë. 

Berisha tha, duke iu referuar raportit se parlamenti emëroi tre anëtarë jomagjistratë në KLGJ dhe në KLP, por proceset u vonuan dhe u ndikuan shumë nga Parlamenti, i cili përdori diskualifikimet e shumta natyrisht në kurriz të cilësive dhe kualifikimeve të kandidatëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Meqenëse, mashtrimi është platformë kryesore, unë më duhet t’u paraqes shqiptarëve disa nga konstatimet më thelbësore të këtij raporti, që i përkushtohet funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri dhe konkretisht sistemit të drejtësisë. Koordinimi inter-institucional i këshillave, pra KLP, KLGJ dhe institucioneve të tjera të drejtësisë nuk është përmirësuar. Është pra përtokë sepse nuk kanë asnjë vullnet të koordinojnë, por vetëm të qeverisin si korporata të veçanta. Dhe kjo është një gjëmë për shtetin ligjor. Defekte të mëdha të konstatuara gjatë vetingut dëshmojnë se 56 përqind të rasteve gjykatësit u larguan nga detyra. Imagjinoni me sa ka mbetur drejtësia shqiptare. Nga qindra e qindra gjykatës dhe prokurorë, janë arritur të referojnë në prokurori vetëm 19 sepse shumica e tyre janë hequr pa shkaqe ligjore, përndryshe ata sipas ligjit dhe Kushtetutës duhet të shkonin para ligjit, para drejtësisë.

Defektet e konstatuara më parë në emërimet e anëtarëve jomagjistratë në KLGJ dhe KLP mbeten njëlloj, qëndrojnë. Parlamenti emëroi tre anëtarë jomagjistratë në KLGJ dhe në KLP, por proceset u vonuan dhe u ndikuan shumë nga Parlamenti, i cili përdori diskualifikimet e shumta natyrisht në kurriz të cilësive dhe kualifikimeve të kandidatëve. Vetingu i jomagjistratëve të emëruar nga këto është defektoz dhe cenon transparencën, meritokracinë dhe të gjithë procesin.
Sfida të mëdha mbeten në vlerësimin cilësor, emërimet, promovimet dhe transferimet e magjistratëve.
Këshilli, thotë, nuk ka rregullore të veprimtarisë. Që të dy këshillat nuk u përmbahen kohërave dhe afateve. Ato kanë akumuluar një numër të madh dosjesh.

KLGJ nuk ka rregullore të brendshme të funksionimit efektiv, kurse i KLP duhet të rishqyrtohet. Në të dy këshillat, dëgjojeni, mungojnë rregulloret për procedurat e konfliktit të interesit për anëtarët e tyre, çka sjell konflikte interesi në potencial – nuk pyesin- dhe konflikti i interesit nuk adresohet. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka vakanca të shumta, nuk i plotëson vendet, nuk merret me punë. Ka 1360 ankesa, por që të gjitha myken në zyrat e tij. Këshilli i Lartë i Drejtësisë pranoi vetëm dy ankesa për shqyrtim. Imagjinoni, që janë me qindra, mijëra. Nuk zbatohet rregulli i shpërndarjes së paanshme të dosjeve. Jo! Ndërhyrje serioze bëhen nga politikanët në sistem. Nxin në raport, që e përshëndet Ramaduro nëpërmjet Bajram Begajt dhe Pëllumbesha Spiropalit, nxin akti i shëmtuar akti i shëmtuar i rrethimit të SPAK-ut në shkurt nga parlamenti dhe qeveria. Akt i paprecedent. Është kufizuar aksesi në drejtësi, thotë, veçanërisht në gjykatën e apelit. Pra, nuk ekziston një sistem i integruar drejtësie. Pak a shumë ky është thelbi i kësaj që shkruhet.

Po kur nuk ekziston, ato janë korporata, prandaj e fillova fjalën time me fjalën korporata. Këta nuk e kanë përdorur termin korporatë, por de facto kur sistemi nuk integrohet, kemi të bëjmë me korporata të veçanta. Ata qëikin nga vetingu shkojnë tek kryemafiozi në drejtësi, Arben Rakipi në Shkollën e Magjistraturës. Natyrisht emri Arben nuk është, por Shkolla e Magjistraturës. Tani të ndalem këtu, është kaq i gjatë, e bën fërtele, prandaj u bëj thirrje qytetarëve të mos bien viktimë e mashtrimit qeveritar dhe medieve qeveritare. Denoncohet korrupsioni masiv, dështimi në luftën kundër korrupsionit, jepet një numër ku thotë 107 persona u dënuan dhe ky numër është tre herë më i ulët se se ai që është dënuar në vitin 2007 apo 2008 për korrupsion.

sali berisha

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri