Dita e 13 e protestës/ Mijëra qytetarët “pushtojnë” Tiranën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeminist...
Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeminist...
Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje 12 Qershor, 13:06 ...
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
Masivizohet revolta! Protesta zhvendoset edhe në Gjenevë, qindra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama...
Duke folur në konferencë për mediat, Kryedemokrati akuzoi Ramën për qëndrim “armiqësor” ndaj protestës së rinisë dhe qytetarëve.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të heqë dorë menjëherë nga “antimitingjet” dhe nga organizimi i tubimeve të Partisë Socialiste, duke i cilësuar ato si provokim ndaj protestave qytetare. Duke folur në konferencë për mediat, Kryedemokrati akuzoi Ramën për qëndrim “armiqësor” ndaj protestës së rinisë dhe qytetarëve. Berisha u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të mbështesin fuqishëm protestën qytetare që po mbahen prej ditësh në vendin tonë.
"Por unë jam sot këtu për të denoncuar me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm cinik, armiqësor të Edi Ramës dhe rrethit të tij ndaj protestës, kërkesave të protestuesve dhe paralajmëroj se me këtë qëndrim, ai kërkon të zhysë vendin në kaos. Është e pafalshme, e papranueshme përpjekja e tij për të sfumuar uraganin e fuqishëm me antimitingje anakronike, gjoja po festoj 85-vjetorin e partisë së krimit. Është cinike, është poshtëruese dhe fyese për çdo shqiptar t’i kundërvihesh protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë me takimin e zgërbonjave të krimit të PS, takime që ngjasojnë nga alfa tek omega me takimet e mafies.
Edi Rama duhet të heqë urgjentisht dorë nga antimitingjet. Të heqë dorë nga antimitingjet, të mos sfidojë uraganin e fuqishëm paqësor të rinisë studentore me antimitingje mafiozësh, banditësh, delinkuentësh të mbledhur me detyrim. U bëj thirrje socialistëve të braktisin antimitingjet e Edi Ramës kudo që janë dhe të mos harrojnë se ato nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet e PS. Se ajo parti ka marrë fund, nuk ekziston, është shndërruar në Rivdekjen e saj, që është Rilindja gjoja, që e varrosi PS-në. Ndaj dhe edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe. I bëj thirrje opinionit publik ndërkombëtar, atij politik dhe atij publik, të mbështesin fuqishëm këtë protestë, e cila ka përcaktuar si mision shpëtimin e Shqipërisë nga diktatura autokratike apo narkoregjimi i Edi Ramës," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë d...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shprehu ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar heqjen e “non gratës” nga SHBA, duke e cil...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka uruar anëtarët e Partisë Socialiste me rastin e 35-vjetorit të themelimit të ...
Sali Berisha TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka reaguar ndaj pretendimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali...
Meta- Kryemadhi TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 8 prillit, duke rrëzuar me shumicë votash kërkesën e ish-P...
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca e stome plenare. Përjashtimi i tij erdhi pas dis...
Sali Berisha TIRANË- Partia Demokratike e Shqipërisë deklaron se Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka hequr sanksionimin që i ndal...
Peter Beyer, Elisa Spiropali GJERMANI- Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali është takuar në Gjermani me Peter Beyer, Raportuesi p&eu...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kundërshtuar shtyrjen e interpelanc&eum...