LIVE UPDATES
Politike

"Si nuk të kam dëbuar nga Serbia"/ Rama tregon bisedën me Vuçiç-in 8 vjet më parë: Ç'tha kur i kërkova njohjen e pavarësisë së Kosovës...

Rama tregoi dhe një bisedë që ka pasur me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç as deklaratës së bërë prej tij në vitin 2014 në Beograd, ku tha se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Kryeministri Rama u shpreh se Vuçiç mbeti i dëshpëruar dhe u inatos nga deklarata e tij. Sipas Ramës Vuçiç i tha se sesi do të reagonte nëse do thoshte në Tiranë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

2 Shtator 2022, 21:13 Nga e.k
"Si nuk të kam dëbuar nga Serbia"/ Rama tregon bisedën
Edi Rama

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama i cilësoi marrëdhëniet në rajon si më të mira nga sa ishin më parë por sërish jo aty ku duhen të jenë. Duke folur në një intervistë për "Euronews Serbia" Rama risolli në kujtesë vizitën e tij të parë në Beograd 8 vjet më parë që ishte dhe vizita e parë pas 68 vjetesh që një kryeministër shqiptar zhvillonte në Serbi.

Ai theksoi se pavarësisht se Serbia dhe Shqipëria nuk bien dakord për Kosovës, janë dy shtete që kuptohen shumë mirë kur vjen puna tek bashkëpunimi në çështje të tjera. Rama u shpreh se tejkalimi i diferencave mes dy vendeve sa i takon Kosovës, mund të zgjidhen vetëm duke i parë si probleme që duhen trajtuar dhe duhen zgjidhur jo duke refuzuar të shihen.

“Ndryshimi është i madh dhe pozitiv. Natyrisht që ka dallime, natyrisht që nuk biem dakord për gjithçka, si për shembull për Kosovën, por e kuptojmë se rënia dakord për të mos u marrë vesh për disa çështje dhe marrëveshja për të bashkëpunuar për çështje të tjera është rruga e duhur sepse kështu njohim më mirë njërit-tjetrin, kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, mund të vendosim veten në petkun e njëri-tjetrit dhe kështu fillojmë të kuptojmë edhe se çështjet e pazgjidhura mund të zgjidhen. Marrëdhëniet në rajon janë më të mira se më parë, por jo aq të mira sa duhet të jenë. Jo duke refuzuar t’i shohim, por duke u përpjekur për t’i parë si probleme që duhet të trajtohen dhe zgjidhen në një proces që duhet të jetë i mbushur me energji pozitive dhe vullnet të mirë, për të përforcuar marrëdhëniet, për të njohur më mirë njëri-tjetrin dhe për ta kuptuar më mirë njëri-tjetrin, shoqëruar me bindjen që në fund këto çështje duhet të zgjidhen. Natyrisht që nuk mund të zgjidhen me magji, apo me përdorimin e forcës, por duhet zgjidhur”, tha Rama.

Rama tregoi dhe një bisedë që ka pasur me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç as deklaratës së bërë prej tij në vitin 2014 në Beograd, ku tha se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Kryeministri Rama u shpreh se Vuçiç mbeti i dëshpëruar dhe u inatos nga deklarata e tij. Sipas Ramës Vuçiç i tha se sesi do të reagonte nëse do thoshte në Tiranë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

“Në 2014-n ne rrezikuam të shkëputeshim sërish për 68 vite të tjera, pasi Aleksandar mbeti i dëshpëruar nga deklarata ime në konferencën për shtyp në Pallatin e Serbisë, që Serbia duhet të njohë Kosovën. Ai u inatos dhe e mbaj mend mirë që kur mbaruam konferencën patëm një bisedë të vogël përpara drekës. Ai ishte aty me ekipin e tij, të gjithë e kishin rrethuar, ishte si një kullë e rrethuar nga muret. Unë iu afrova dhe më tha: a e di se çfarë po më thonë? Jo, i thash. Përse nuk të kam dëbuar ende nga Serbia. I thashë, nuk habitem, për këtë ti je presidenti dhe ata këshilltarët e tu. Më pas u takuam sërish këtu në mbrëmje, bëmë një shëtitje, ai vazhdonte të ishte i tensionuar, por e kuptuam se nëse vazhdojmë kështu, duke i mbyllur gojën njëri-tjetrit për këtë çështje, nuk do të jetë e mundur të ndërtojmë një marrëdhënie. Ai më tha, po sikur të vij unë në Shqipëri dhe të them se nuk e njohim Kosovën? Unë i thash, ti mund të vish dhe të thuash ç’të duash dhe unë nuk do të sillem kurrë siç u solle ti këtu. Por kjo nuk është arsye për të mos vazhduar dialogun. Dhe unë mendoj se ka më shumë kapacitete për t’u mirëkuptuar. Ndërtimi i kapaciteteve për t’u mirëkuptuar është njësoj si të ndërtosh paqen", tha Rama për "Euronews Serbia".

I pyetur nga gazetarja nëse e sheh të mundur që Albin Kurti të ulët në një tryezë me liderët e tjerë të Ballkanit të Hapir Rama tha se po  pasi kjo duhet të ndodhë tashmë pasi një ditë Kosova do të jenë në "Ballkanin e Hapur". Ai tha se kjo nismë është e ardhmja dhe duhet hequr dorë nga nxitja e konflikteve.

"Sigurisht. Unë kam aftësinë të imagjinoj gjëra që të tjerët nuk do t'i mendonin kurrë. Nuk është çmenduri, nuk është marrëzi, por guxim, ambicie dhe besim. Unë besoj në të, dua me ambiciozitet të ndërtoj paqen me të tjerët dhe kam guximin ta them. Dhe sigurisht që mund ta imagjinoj këtë. Unë mendoj se kjo do të ndodhë. Sigurisht, me koston e kohës së humbur. Kosova një ditë do të jetë në Ballkanin e Hapur. Nuk ka dyshim për këtë, sepse është e ardhmja. Ose do të jemi këtu, së bashku, duke festuar produktet e popujve tanë, duke i ndihmuar ata të prodhojnë dhe tregtojnë më shumë, ose do të nxisim konfliktet, gjakun dhe gjithçka tjetër",-tha Rama.

open ballkan ne beograd edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet