LIVE UPDATES
Politike

VD- Dikur i puthte kokën, sot Rama godet "Salillarin", i gjen 1200 m2 pa leje në Farkë: Ky është një mësim i mirë

Ndërtuesi, emrin e të cilit ministri nuk e ka bërë me dije, Çuçi i ka bërë edhe njëherë me dije opsionet që ka për t'i bërë katet me leje të vetat edhe ligjërisht.

9 Shtator 2022, 12:52 Nga k.m.
VD- Dikur i puthte kokën, sot Rama godet "Salillarin", i gjen
Bledi Çuçi

TIRANË- Vazhdon operacioni "Konfiskimi" që ka nisur personalisht kryeministri Edi Rama. Sot, në vend të zv.kryeministres Belinda Balluku, në krye të aksionit ka shkuar ministrri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Ai është shfaqur sot në zonën e Farkës i shoqëruar nga kreun e IMT-së, Dallëndyshe Bici dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi. Nga ana e ministrit është bërë me dije se këtë ndërtesa në zonën e Farkë ka 1200 metra katrore pa leje shtesa kati.

Ndaj edhe ndërtuesi, emrin e të cilit ministri nuk e ka bërë me dije, Çuçi i ka bërë edhe njëherë me dije opsionet që ka për t'i bërë katet me leje të vetat edhe ligjërisht.

"Ka 2 opsione. Ose ta blejë me çmimin e tregut, ose ta dhurojë. Në këtë rast katet shkojnë për të akomoduar shërbimin social. Nëse nuk zgjedh asnjë nga këto, do i konfiskohet,"-u shpreh ministri, duke lajmërua se në fakt aksioni do të shpërndahet edhe jashtë Tiranës. Ndërsa nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që aksioni i ndërmarrë sot të jetë një mësim i mirë për të gjithë ata që duan të shkelin ligjet duke korruptuar zyrtarët e lartë të vendit. 

"Por ky operacion duhet të jetë edhe një mësim i mirë qoftë për ata që kujtojnë shumë gabimisht se mund t'ia hedhin me rryshfete e me marifete, qoftë edhe për ata që përbaltin papushim emrin tim apo punën e qeverisë dhe bashkisë, duke më asociuar poshtërsisht me fitime imagjinare nga ndërtimet në Tiranë a kudoqoftë,"-shkruan Rama. 

Çuçi nuk përmendi emra, por Dosja.al ka mësuar se ndërtesa në Farkë i përket kompanisë "Salillari sh.p.k", një prej bashkëpunëtorëve më të afër të kryeministrit Edi Rama. Madje ky i fundit nuk ka hezituar që në inspektime rrugës t'i puthë edhe tullën biznesmenit Pëllumb Salillari. Ky i fundit, nuk është një emër i panjohur për mediat dhe publikun në Shqipëri. Ai është drejtuesi i kompanisë “Salillari shpk.”, e cila është vënë nën kritika të ashpra nga opozita për shkak të projektit të ‘Unazës së Re’ në Tiranë, pasi u shpall një nga tre kompanitë fituese për ndërtimin e 2.2 kilometra rrugë (nga pallati me “Shigjeta” në Tiranë deri te sheshi “Shqiponja”), në vlerën 40 milionë euro. Kritikat u fokusuan mbi kompaninë ‘Salillari’, sidomos nga opozita duke e akuzuar biznesmenin për lidhje të ngushta me qeverinë e Edi Ramës dhe duke e cilësuar si njeriu që bën ‘bamirësitë’ e kryeministrit. Por sot, për arsye që nuk dihen Rama ka vendosur ta ndëshkojë.

POSTIMI I PLOTË:

OPERACIONI I KONFISKIMIT të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit, nuk është aspak kujtesë me vonesë siç thonë disa, po është thellim i një lufte që vazhdon prej vitesh me paligjshmërinë në ndërtim, e cila s'ka të krahasuar sot me përmasën e frikshme që kishte dje, kur s'kishte pallat që mos kishte shtesa e prapashtesa të bëra për qëllim fitimi. Ky operacion do të ketë forcën e një vule përfundimtare mbi fatin e çdo metri katror të ndërtuar në shkelje të ligjit për shitje e fitime përtej kufirit të lejuar nga ligji. Por ky operacion duhet të jetë edhe një mësim i mirë qoftë për ata që kujtojnë shumë gabimisht se mund t'ia hedhin me rryshfete e me marifete, qoftë edhe për ata që përbaltin papushim emrin tim apo punën e qeverisë dhe bashkisë, duke më asociuar poshtërsisht me fitime imagjinare nga ndërtimet në Tiranë a kudoqoftë

Rama paralajmëroi ndërtuesit disa ditë më parë. Ai tha prerë se çdo kullë e ngritur për përfitim ekonomik do të prishet apo dhurohet në mënyrë të publikut. Kreu i qeverisë përmendi dhe pallatin e ndërtuar në Farkë dhe kërkoi gjithashtu heqjen e shefit të komisariatit që ka lejuar ngritjen e kësaj godine pa leje. Pa përmendur emra, Rama tha se milionerët që ngrenë kulla pa leje do të ndiqen penalisht nëse nuk pranojnë parablerje apo ta dhurojnë pronën për publikun. Gjithashtu, kreu i qeverisë shtoi se nëse ndërtuesi tenton të përdorë gjykatat, do shuhet si faktor ekonomik. 

bledi Çuçi konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet