LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i Dick Marty, 'fake news'. Zhbëjeni!

• Debate dhe përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe zëdhënësve të vendeve anëtarë të KiE. • Për më shumë se një orë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Foltoren e Këshillit të Europës lidhur me të ashtuquajturin 'raporti i Dick Marty-t'. • Në fjalën e tij, Rama kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. • Po ashtu, kritikoi shumë vende që nuk e njohin Kosovën, duke e krahasuar me Ukrainën sot. Sipas tij, situata është e njëjtë. • Madje përmendi edhe presidentin ukrainas, Volodymir Zelenskyy, për të cilin tha se pas luftës mund të ngrihen të njëjtat akuza si për Hashim Thaçin për trafik organesh dhe krime të tjera lufte. • Tek këto të fundit u ndal gjatë, ndërsa fokus kishte mikun e tij, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e pagëzoi edhe me emrin e tij të ri "Jozef K". Bazuar në personazhin kryesor të Franz Kafkës në romanin "Gjyqi". • Në fjalën e tij, numri një i qeverisë shqiptare tha se për akuzat e ngritura nga Marty nuk ka pasur asnjë hetim, por i cilësoi si thriller, njëjti si romani i shkrimarit shqiptar Ismail Kadare, Gjenerali i ushtrisë së vdekur. • Duke ngritur zërin, Rama kërkoi që të hidhnin poshtë rezolutën. • Por fjala e Ramës nuk u prit mirë, pikë së parë për kohëzgjatjen e tij. • Pastaj një deputete nga Serbia ndërhyri ashpër, duke theksuar se raporti është i Këshillit të Evropës dhe jo serb apo rus. • Rama u përgjigj që anjë fjalë nuk do të hiqte nga ato që tha dhe se është gati për debat. • Përplasje pati edhe me një deputete greke, e cila u shpreh e shqetësuar për marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë. Rama i tha se Shqipëria i cilëson të dy vendet njësoj mike, e se përplasjet mes tyre duhet që t'i zgjidhin së bashku. • Një deputet rumun kërkoi një pronë të dhënë nga mbreti Zogu I, por nuk mori fare përgjigje nga Rama. • Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim ç'njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK.

24 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Çështja e Kosovës lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin'! E PLOTË- Ç'tha Rama për 2 orë në KiE

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama mbajti ditën e sotme përreth 2 orë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës. Ai nisi fjalimin duke thënë se do flasë për një çështje që lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin, duke iu referuar Kosovës. Nga Strasburgu, kryeministri e ka quajtur ‘fake neës’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Ai tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë.

FJALIMI I PLOTË:

I nderur Këshill i Europës, të shquar anëtarë të Asamblesë Parlamentare, jam shumë mirënjohës për mundësinë për t’iu drejtuar kësaj Asambleje sot për një çështje thelbësore të së vërtetës dhe drejtësisë që na kërkon të reflektojmë dhe të veprojmë së bashku. Unë përfaqësoj Shqipërinë, por nuk kam ardhur këtu të flas kryesisht për Shqipërinë, edhe pse tema e shqetësimit që dua të ndaj me ju lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin. Megjithatë, ia vlen të nisim me Shqipërinë duke qenë se ajo çka do të them ka lidhje me çështjen e marrëdhënies së një vendi me të shkuarën e vet dhe me ndikimin që kjo mund të ketë në zhvillimin e tij në të ardhmen. Po kështu, lidhet me raportet midis shteteve në Ballkan e përtej dhe mbi rolin që Europa dhe institucionet europiane luajnë për mënyrën se si i zhvillojnë këto marrëdhënie. Ta kthesh një histori konflikti në një histori bashkëpunimi kërkon jo vetëm guxim prej udhëheqësve, vullnet të mirë mes qytetarëve dhe besim midis shteteve, por po kështu një besim të bashkë-ndarë te institucioneve ndërkombëtare.

Në fakt, marrëdhëniet tona me njëri-tjetrin ndërmjetësohen nga marrëdhënia jonë me institucionet europiane e nëse institucione të tilla dështojnë të sigurojnë drejtësi, humbja për të gjithë ne është po aq e madhe sa dëmi që i shkaktohet çdo viktime të vetme të gabimeve të tyre. Dëmi shkon shumë larg, përtej shumatores së tragjedive individuale. Është dëm për gjithë bashkësinë tonë të popujve dhe kombeve, një goditje ndaj të gjitha përpjekjeve tona për të kthyer një faqe të errët të historisë sonë në mënyrë që të shkruajmë një më të ndritshme. Në qoftë se institucionet dështojnë, kjo goditje mund të jetë fatale!

Për ju, lufta është një kujtim i largët. Për ne, një plagë që ende dhemb teksa rrekemi ta shërojmë. Sërish, pavarësisht përvojave tona të ndryshme me luftën, nën ombrellën e madhe të këtij institucioni, i cili e përcakton veten si organizata udhëheqëse në kontinent për të drejtat e njeriut, kujtesa historike nuk mund të merret lehtë. Faktet kurrë nuk duhet të cenohen nga lojërat e pushtetit dhe zgjidhjet duhet kahera t’i qëndrojnë testit të së ardhmes. Në dekadat e fundit, siç e dini, institucionet ndërkombëtare kanë qenë një faktor thelbësor në ndërmjetësimin e konflikteve në Ballkan. Ashtu si të gjitha shtetet e tjera në rajon, Shqipëria vijon të ndërtojë të ardhmen, ndërsa lufton me trashëgiminë e së shkuarës, të zhvillojë institucione demokratike ndërkohë që përndiqet ende nga fantazmat e autoritarizmit, vijon të ndërtojë marrëdhënie solide me fqinjët e saj, përfshirë Serbinë e cila jo shumë kohë më parë konsiderohej armik për vdekje, por tashmë është një partner i rëndësishëm me nismën tonë strategjike të Ballkanit të Hapur.

Për ata që hyjnë në kontakt për herë të parë me rajonin është e vështirë tu shpjegosh se pse Europa për ne është më shumë sesa një projekt institucional, është projekt ekzistencial. Asnjëherë më parë historia nuk është treguar e mirë me ne, kurrë nuk kemi qenë në gjendje të zgjedhim vetë se ku donim të përkisnim, të tjerët vendosnin për ne. Vendosnin perandoritë, vendosnin regjimet dhe ideologjitë që na mbajtën të kyçur larg Europës, në një vend që vetëquhej “fanari ndriçues anti-imperialist” në botë, por që në fakt ishte një vrimë e zeze në zemër të Europës. Vetëm tri dekada më parë, ne patëm mundësi të ndryshonim lirisht rrjedhën e fatit tonë dhe t’i kthenim sytë nga horizonti i Europës. Besimi i Shqipërisë në fatin e saj europian është spiranca jonë drejt së ardhmes. Pavarësisht se ç’shtrëngata apo mjegulla has Europa, shqiptarët në tërësi, nuk mund të përfytyrojnë asgjë tjetër përveçse të ndajnë këtë rrugëtim edhe nëse rezulton të jetë një rrugëtim i trazuar.

Ja pse ne vazhdojmë të ushqejmë shpresë në brezat e rinj, duke e ditur se sa më shumë një krizë si kjo aktualja godet gjithë Europën, aq më e lehtë është për forcat e frikës të kërcënojnë burimet e shpresës. Megjithatë është veçanërisht në momente si kjo, ku e ardhmja lihet edhe njëherë në mëshirë të së shkuarës dhe politikanë mendjengushtë janë të gatshëm ta shfrytëzojnë të shkuarën për të qetësuar frikërat e qytetarëve të tyre për të ardhmen, që çështjet e së vërtetës dhe drejtësisë ridalin në pah. Është në të tilla momente që besimi në institucionet ndërkombëtare duhet rivënë në vend dhe duhet forcuar. Është në të tilla momente që shtetet e vogla nuk duhen braktisur, në mënyrë që shtetet e mëdha të mos kërcënohen nga rezultati i shumatores së mllefit të mbledhur prej tyre.

Në këto tri dekada të gjata, nëse kemi mësuar diçka është se demokracia është gjithnjë një proces në ndërtim dhe jo një ndërtesë e përfunduar sepse asgjë që nuk arrijmë, nuk është e plotë dhe as nuk është e pakthyeshme dhe asgjë nuk e vërteton këtë argument më mirë sesa agresioni aktual i Rusisë kundër Ukrainës dhe lufta që vijoi në Europë vetëm pak orë larg prej këtej. Ai vend po përndiqet edhe njëherë nga e shkuara dhe është një tjetër kujtesë e gjallë, për ata prej nesh që ende përndiqen nga e shkuara e tyre se sa lehtësisht mund të manipulohet e të shfrytëzohet historia nga forca të errëta.

Në Ballkan, ne vijojmë të jemi dhimbshëm të vetëdijshëm për këtë. Nisma jonë e re Ballkani i Hapur është një përpjekje për të realizuar së brendshmi aspiratat dhe objektivat e Procesit të ngrirë të Berlinit pa asnjë vonesë, pa asnjë ngurrim, në një mënyrë që pasqyron vullnetin dhe vendosmërinë tonë. Është një përpjekje për t’i vënë idealet e integrimit europian në dispozicion të paqes dhe bashkëpunimit përmes lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve, shërbimeve, përmes kulturës, arteve dhe zejeve, përmes nismave të përbashkëta politike dhe duke bashkuar forcat përballë krizave që janë më të mëdha se ne, përmes rezultateve konkrete që mund tu dëshmojmë qytetarëve tanë se sa e pa kuptim është tu rrimë pas fantazmave të së shkuarës, në një botë ku kufijtë janë gjithnjë e më tepër porozë.

Kështu duam ta shohim ne Ballkanin, jo më një fuçi baruti e Europës, por një model bashkëjetese paqësore. Jo më një peng të së shkuarës, por shembull se si mund të ndërtohet një e ardhme e përbashkët. Megjithatë, mënyra se si merremi me të shkuarën është thelbësore që e gjitha kjo të jetë e mundur.

E shkuara nuk është një faqe që mund të shuhet e tëra. Si e thërrasim këtë të shkuar? Çfarë historish rrëfejmë? Cilat të vërteta zgjedhim të vëmë në dukje? Si mendojmë se jemi e si të tjerët na perceptojnë, kanë vlerë jo vetëm për të kuptuar se kush jemi por edhe për të kuptuar si të angazhohemi me botën, kë të ndjekim, kë të besojmë, kë të bëjmë mik? Këtu vij tek çështja kryesore që doja të ngrija me ju sot dhe arsyen përse ka rëndësi, jo vetëm për ata që janë të prekur drejtpërdrejtë, por për të gjithë ne, për aftësinë e qytetarëve për të ruajtur besimin tek politika, tek paqja afatgjatë dhe te institucionet ndërkombëtare. Zonja dhe zotërinj, ka kombe në historinë botës që jetojnë gjatë gjithë jetës së tyre kolektive duke mbrojtur me guxim lirinë e tyre, të rrethuar nga dhuna, gënjeshtrat dhe hipokrizia e një bashkërisë ndërkombëtare qëndron mënjanë e bën sehir ndërkohë që ata torturohen deri në nënshtrim. Ata shpresojnë të rezistojnë për aq kohë sa munden e për aq kohë sa bota të gjejë ndërgjegje.

Ky është rasti i një kombi ukrainas tani e ky ishte rasti I kombit të Kosovës tani, disa dekada më parë. Nuk ka dyshim që të gjithë keni vënë re se sa i zellshëm është rezidenti aktual i Kremlinit për të hequr paralele midis Krimesë dhe Kosovës. Nuk është aspak një përpjekje e pamendët edhe pse provat nuk e mbështesin në kurrfarë mënyre këtë spekulim. Nuk ka asnjë paralele midis Kosovës dhe Krimesë edhe pse ka një të tillë mes Kosovës dhe Ukrainës, e meqë ra fjala, a nuk do të ishte një mrekulli nëse ju këtu në këtë Këshill të nderuar, të nisnit tu mësonit edhe të tjera organizmave institucionale të politikës ndërkombëtare ta shqiptojnë e ta shkruajnë Kosovën me emrin e vet të vërtetë e zyrtar, Kosova! jo Kosovo, Republika e Kosovës. Kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur.

E për t’iu kthyer analogjive, ka një analogji edhe më të fortë midis Carit që ulet në fronin e Kremlinit e ditëve tona dhe “kasapit”, që mbante pozicionin e komandantit të përgjithshëm të Serbisë gjatë luftës në Kosovë. Janë dy kombe me të drejtën për të jetuar të lirë, në tokën e tyre, me gjuhën e tyre, me historinë, kulturën e tyre, të përndjekur nga të njëjtët demonë të së shkuarës, maskuar si operacione të posaçme ushtarake dhe ka dy tiranë të dëshpëruar. Një i vdekur e tjetri që luan me vdekjen, duke iu qepur vizioneve të madhështisë së të shkuarës për të manipuluar vetë qytetarët e vetë në një nënshtrim vdekjeprurës. Do t’iu kursej mësimet e historisë pasi në fund të fundit lloji i historisë që po përmendim këtu, zor se është histori. Është një kujtesë e gjallë tek të gjithë europianët. Të gjithëve iu kujtohet ndikimi shkatërrues i shpërbërjes së Jugosllavisë në fund të luftës së ftohtë. Të gjithëve ju kujtohet se si Ballkani Perëndimor, cepi më varfër e më shpërthyes i Europës, luftonte e përpëlitej mes jetës e vdekjes. Te gjithëve iu kujtohet se si dekada tensioni brenda një rajoni të përçarë thellësisht nga etnia, feja, ideologjitë kulminoi në lindjen e 7 vendeve të pavaruara. E të gjithëve ju kujtohet procesi i brishtë i paqes që vijoi, një proces që ashtu siç ngjarjet e fundit në Ukrainë vazhdojnë të na mësojnë çdo ditë, do të ishte marrëzi të merrej i mirëqenë.

Do t’i përqendroj komentet e mia vetëm në një aspekt të kësaj tragjedie njerëzore. Tek kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë, konflikti humanitar në Kosovë. Dekada represioni të ashpër, të përhapur e të mirë dokumentuar, një operacion i qëllimtë, barbar ushtarak i spastrimit etnik i kryer nga Slobodan Millosheviç, solli si rezultat zhvendosjen e qindra mijëra civilëve, gjysmë milioni vetëm në Shqipërinë e vogël, mijëra vdiqën. Rreth 20 000 gra u përdhunuan dhe këto janë të dhëna zyrtare nga organizatat ndërkombëtare. Ndërkohë që flasim rreth 1600 persona janë ende të zhdukur. Të gjallët kërkojnë ende të dashurit e tyre. Të vdekurit nuk e kanë gjetur ende paqen e varrit.

E gjitha përshkallëzoi për dekada të tëra nën hundën e bashkësisë ndërkombëtare. U deshën vite  shtypjeje, e privimesh që bota të gjente parimet morale e të vepronte në përputhje me to, por ndodhi. Falë Zotit ndodhi në 1999. Britma e sprasme e Kosovës, e dëshpërimit nuk mund të shpërfillej më. Beteja e saj për mbijetesë ngjalli keqardhjen botërore dhe valët biblike njerëzore që i iknin kasaphanës, vunë në lëvizje botën demokratike me një reagim të vendosur. Komuniteti ndërkombëtar mori përgjegjësinë dhe erdhi në ndihmë. Ndërhyrja  e parë e plotë ushtarake e NATO-s në tokën europiane njohu luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që solli si rezultat pavarësinë e vendit pak vite më pas. Drejtësia u vu në vend, dinjiteti u rivendos. Mund të niste pajtimi ose të paktën kështu dukej.

Lufta është punë e shëmtuar, është në natyrën e saj që dikush të presupozojë se ka simetri luftëtarësh e të presupozojë se të dyja palët kanë shkaktuar dëme, por lufta në Kosovë nuk ishte një luftë e zakonshme, ishte një shfaqej e përgjakshme e një diktature ultra nacionaliste në kërthizë të Europës. Ishte një tubim i ndërgjegjes së perëndimit demokratik, ishte një thirrje e dëshpëruar nga zemra e Europës për të shpaguar integritetin e bashkësisë ndërkombëtare pas dekadash shpërfillje të vuajtjes së miliona civilëve në mbarë botën. Perëndimi u ngrit në lartësinë e sfidës. Bashkësia ndërkombëtare e gjeti ndërgjegjen e vet, Europa gjeti busullën e saj morale e megjithatë jo shumë më pas, kjo busull humbi. Humbi pikërisht në këtë ndërtesë. Të njëjtat institucione ndërkombëtarë që sollën fundin e luftës në Jugosllavi dhe i dhanë Kosovës të drejtën e lirisë, të paqes, të dinjitetit minuan vetë veprimet e tyre, vetë parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vëne në pikëpyetje motivet dhe integritetin e luftës për liri të Kosovës, por gjithashtu përmes veprimeve të tyre, presupozuan e hamendësuar se kurrë nuk kishte pasur një të tillë. Si ndodhi një gjë e tillë?

Do t’iu kursej spekulimet pa interes. Këtu janë faktet. Më pak se një dekadë pas ndërhyrjes së NATOS- në vitin 2008, Carla del Ponte, ish- kryeprokurore e Gjykatës Ndërkombëtarë Penale për Ish Jugosllavinë, botoi një libër kujtimesh titulluar “Zonja Prokurore”. Në këtë libër zonja del Ponte pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë mbi të gjitha, trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditjeje në mbarë botën dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Europa në Australi. Pavarësisht faktit, akuzat u mohuan kategorikisht në Kosovë. Pyetja më misterioze e të gjithave ishte: çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme që punonte me një mandat shumë të fortë i cili ishte dhënë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të hetuar më tej. Hetimet e saj për çështjen, përfshi dhe në Shqipëri në vitin 2004 kishin dalë me rezultate jo bindëse për të thënë më të paktën, por si vazhduan të mbeteshin këto akuza? Edhe një herë, nuk do të angazhohem në spekulime në përgjigje por pyetjet e ngritura në librin me kujtime të Del Pontes, pa gjejeni, ishin kaq interesante sa tërhoqën vëmendjen e njerëzve të Vladimir Vladimoviç Putinit këtu në këtë Këshill. Një njeri i tillë që quhej Konstantin Kosachev, kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në vitin 2008 paraqiti një mocion për të gjithë paraardhësit tuaj dhe dëgjoni titullin: “Trajtim çnjerëzor i njerëzve dhe trafikim i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovo”. Kështu e quajnë pushtuesit Kosovo. Kosachevi vetë, një parlamentar që përfaqësonte partinë Rusia e Bashkuar, partia e Putinit për ata që nuk e njohin, u përballë më vonë me sanksione nga SHBA dhe nga BE. Natyrisht jo për ndonjë vepër të mirë, por ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes Këshillit të Europës dhe jo vetëm vazhdoi, por u ngrit në një nivel më tej.

Mocioni i tij u mor nga ky organizëm i nderuar, i cili bekoi një ekip për të përgatitur një raport që pretendoi se kreu kërkime të pavarura në rajon midis 2008-ës dhe 2010-ës në emër të këtij organizimi vet të Asamblesë Parlamentare te Këshillit të Europës. Diplomatët serb më vonë u mburrën se si ky raport mbështetej gjerësisht te dosjet që ishin paraqitur nga prokurorët serb për krime lufte, por nuk dua të spekuloj më tej lidhur me këtë. Ajo çfarë ka rëndësi këtu është që raporti përmendte me emër drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i akuzonte për kryerjen e krimeve të tmerrshme përfshi trafikimin e organeve gjatë dhe pas luftës në 1998-ën, 1999-ën.

Ndërkohë që raporti nuk prodhoi as atëherë e as në kohët më pas, meqë ra fjala që ta dini, delegacioni shqiptar atëherë këtu i pranishëm, nuk e pengoi këtë dhe megjithëse nuk pati asnjë provë, nga ato që autorët pretenduan se kishin përftuar gjatë hetimit u miratuan në tërësinë vet dhe fjalë për fjalë në një rezolutë të kësaj asambleje në janar të 2011-ës. Jam këtu sot në 2022, dhe ka një arsye për këtë,  jo sepse unë dhe ne në Shqipëri e zbuluam sot që ky ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë i shpërndarë përmes vet duarve të nderuara të Këshillit të Europës, por sepse pritëm me durim derisa pamë akuzën zyrtare, së cilës do t’i kthehem më vonë. Kështu që shpresoj të kuptoni seriozitetin e të gjithë kësaj.

Më lini ta përsëris, pretendime tërësisht të pavërtetuara të një ish prokuroreje të përgjithshme në kërkim të shitjeve të mëdha të librit të saj, e dimë se çfarë ndodh me njerëzit që largohen nga detyra dhe që hartojnë kujtimet e tyre, çoi në një mocion i paraqitur nga një parlamentar i partisë Rusia e Bashkuar që u shndërrua në një raport të Këshillit të Europës, mbështetur në burime tejet të dyshimta që më pas u shndërrua në një rezolutë të kësaj asambleje parlamentare dhe që çoi më pas në krijimin e dhomave të specializuara të Kosovës, për të gjykuar personat e dyshuar për trafikim të organeve njerëzore ndërkohë që luftonin luftën e tyre për liri. Një prej romaneve më të njohura të letërsisë shqiptare, por edhe europiane, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” nga Ismail Kadare, rrëfen një histori të një përfaqësuesi i shtetit italian që vizitonte një fshat në Shqipërinë e pasluftës në kërkim të trupave të ushtarëve italianë që pretendohej se ishin vrarë gjatë luftës së dytë botërore. Në rastin tone, realiteti tejkalon fantazinë.

Një përfaqësi e një prej institucioneve më të respektuara europiane, Këshillit të Europës, viziton vende të caktuara në fshatrat e thella shqiptare në kërkim të klinikave të specializuara ku presupozohet se ka ndodhur heqja e organeve njerëzore. Raporti përqendrohet, i vendos një theks të veçantë, e dëgjoni këtë, te një vend specifik mjekësor, një “Shtëpi e verdhë” në Shqipërinë e Veriut ku ishin përqendruar, sipas pretendimeve, operacionet. Kjo shtëpi, që nuk është aspak e verdhë, megjithatë këto janë të gjitha sajesa të kësaj fantazie, në fakt nuk është klinikë. Është një ndërtesë guri e zhveshur e një familjeje të varfër shqiptare. Çdokush prej jush mund të shkojë ta vizitojë. Në çdo kohë. Është një prej të shumtave në këto zona të thella që janë pak a shumë të njëjta. Vetë fshati që ndodhet në një zonë shumë të largët në veri të Shqipërisë që aso kohe, dëgjojeni, ishte i izoluar nga furnizimi me energji elektrike dhe me ujë të pijshëm, si edhe nga rrugët e asfaltuara nuk është saktësisht vendi ideal për ndërhyrje të këtij lloj kompleksiteti e sofistikimi si heqja e organeve. Imagjinojeni. Ju kërkoj ndjesë që po ju ftoj në këtë përfytyrim të tmerrshëm. Po imagjinojeni të heqësh organe pa energji elektrike, pa ujë e pa rrugë transporti e lërë më pas, pajisjet e specializuara e kështu me radhë.

Në fakt, fshatarët u pyetën dhe u përgjigjën se kurrë, asnjëherë jo vetëm që s’kishin parë, po as nuk kishin dëgjuar të tilla gjëra. Por edhe për heshtjen e tyre, fantazitë që u paraqitën këtu përpara të gjithë Asamblesë Parlamentare morën një përgjigje. Shkruhet dhe mund ta kontrolloni se i referohen kërcënimeve, pra fshatarët ishin kërcënuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si dhe ishin gënjyer me gjëra të tilla si dhe citoj: me qasje falas në alkool, drogë e prostituta. Prostitutat silleshin nga nuk e di se ku, në atë fshat të largët për t’i heshtur këta fshatarë se për alkoolin dhe drogën është e lehtë duke qenë se ka një supozim në të gjithë botën se të gjithë shqiptarët i përdorin.

Për fat të keq, ky nuk është i vetmi vend ku raporti mbështetet në stereotipa të dëmshme në një koktej shkatërrimtar që përzien injorancën me arrogancën. Në rrethana të zakonshme, ngatërrimi i një fshati tradicional të vogël, të varfër shqiptar me një rrugë dritash të kuqe të një kryeqyteti evropiano-perëndimor do të bënte për të qeshur. Së paku, për të qeshur me naivitetin e atij që e thotë. Por kjo nuk është për të qeshur. Nuk është për të qeshur që të rinj që sakrifikuan jetën e tyre për të çliruar vendin e tyre, etiketohen si anëtarët të një grupi të rrezikshëm mafioz që merret me trafikimin e organeve. Nuk është për të qeshur që shqiptarët, qofshin shqiptarë të Shqipërisë apo të Kosovës, etiketohen sistematikisht si njerëz inferiorë. Me një besnikëri të mbi zhvilluar ndaj fisit dhe me një respekt të pamjaftueshëm ndaj shoqërisë civile dhe institucioneve politike. Nuk është për të qeshur që vetë raporti pranon se në momente thelbësore hetuesit nuk kishin kontakt të drejtpërdrejtë me burimet e veta. Çfarë kanë bërë?! Kanë bërë thashetheme apo çfarë?! Nuk është për të qeshur që ai pranon në shënime të fund faqeve, ka shënime në fund faqe shumë interesante që do të kishin bërë xheloz Franc Kafkën e Dostojevskin e këdo që ka patur një imagjinatë të gjallë për të hyrë në terret e thellësitë e natyrës njerëzore.

Aty thuhet që disa prej akuzave nuk mund të mbështeteshin, por këto pretendime mbeten aty. Shikoni në Google, kontrollojeni, do ta shihni. Nuk është për të qeshur që thekson se hetuesit punonin me kufizime financiare. Kësisoj ju mungonin burime për të kryer një hetim ligjor si duhet. Pra për çfarë po flasim?! Nuk është për të qeshur që për gjatë gjithë procesit, specialistë e diplomatë aktivë në rajon, bënë thirrje për kujdes e vetëpërmbajtje. Ishin njësoj si ju. Njësoj si paraardhësit tuaj të ulur këtu. Përfaqësues dinjitozë e të nderuar të bashkësisë ndërkombëtare, por dinin më shumë. Edhe nuk është për të qeshur që Bernard Kouchner, i cili është dhe mjek, atëherë përfaqësues i dërguar i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, theksonte në mënyrë të përsëritur: Ju lutem, ju lutem, ju lutem mjaft me këtë! Ndaluni! Këto pretendime janë tejet të dyshimta.

E megjithatë “Shtëpia e verdhë” fantazmë e gjeti rrugën deri këtu, jo vetëm për të ngërthyer imagjinatën, por gjithashtu edhe rregullat e procedurës e madje edhe seancën e votimit në këtë sallë, që është një sallë reale, nuk është fantazmë. Është shtëpi e Kombeve Europiane. Është shtëpi e të gjithë europianëve. Nga ata që janë BE, duke shkuar te ata që kanë vetëm E, dhe jo B.

Por, ndërkohë që “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i novelës së Kadaresë është krijim i fantazisë, trashëgimia e të cilit është të argëtojë e tu mësojë lexuesve lidhur me tmerret e të shkuarës, arritja e fundme e vetë gjeneralit tuaj në kërkim të një ushtrie organesh që nuk ekzistonte ishte ta kthente në tallje fjalën e vetë të drejtave të njeriut. Në bazë të kësaj dhe pavarësisht mungesës mbresëlënëse të të dhënave lidhur me trafikun e organeve u krijuan dhomat e specializuara të Kosovës që çuan në arrestimin e 4 individëve, përfshi presidentin e Kosovës në atë kohë, Hashim Thaçi. Vetëm për një moment vini në lëvizje imagjinatën dhe imagjinoni presidentin, kryeministrin apo udhëheqësin që merret nga zyra e tij dhe merret nën mbikëqyrje, vihet nën arrest pa asnjë aktakuzë zyrtare.

Dikush përmendi Joe Biden. Joe Biden kishte zakonin ta quante George Ëashingtoni i Kosovës, por në këtë pikë, do të ishte më e përshtatshme ta quanim Josef K., ashtu si personazhi i Kafkës te “Procesi” u arrestua nga një autoritet i largët, i panjohur pa kuptuar se për çfarë ishte akuzuar. Presidenti Thaçi dha dorëheqje në mënyrë të hijshme. U largua me dinjitet nga zyra. E vendosi veten në dispozicion të drejtësisë. Në mënyrë të përsëritur deklaroi se i besonte drejtësisë ndërkombëtare se në fund të fundit për drejtësinë e kishte vënë jetën në rrezik. Është ende atje. Në Hagë. Një Josef K. i gjallë. Ende në burgim. Krijuar nga një lajm i rremë që u përhap si murtajë dhe ndikoi politikën e institucione ndërkombëtare. Megjithatë mos më merrni për keq. Nuk jam këtu të vë në diskutim as Dhomat e Specializuara të Kosovës e asgjë që lidhet me procesin e rregullt gjyqësor.

Jam këtu për të vënë në diskutim burimin, vetë burimin e infektuar, të neveritshëm që krijoi gjithë këtë valë dhe jam këtu të diskutoj faktin që në akt-akuzën zyrtare që u paraqit një vit pasi ky njeri, jo një njeri i thjeshtë por një president në detyrë, u mbajt në burgim. Nuk ka as edhe një fjalë të vetme, as edhe një që përmend në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar çështjen e trafikimit të organeve njerëzore, është një çështje që nuk ekziston. Kjo është arsyeja pse jam këtu sot, kjo është arsyeja pse nuk isha një vit më parë, vitin para tij apo para atij, sepse kemi pritur me durim të shohim nëse do dilte diçka edhe pse e dinim që asgjë nuk mund të dilte. Është një fantazi e pastër, e mirë fabrikuar në Kremlin dhe në mënyrë shumë inteligjente e trafikuar e kontrabanduar në kanalet e politikës ndërkombëtare dhe e sjellë këtu në tempullin e të drejtave të njeriut.

Të nderuar parlamentarë, e kuptoj çështjen e simetrisë, e kuptoj rëndësinë e paanshmërisë, e kuptoj nevojën për të hetuar. Është në natyrën e institucioneve si ky, gjithashtu, se gjërat kërkojnë kohë dhe duhen bërë kërkime të thella përpara se të merret vendim për çdo rast, por vjen një pikë ku vonesat, ngurrimet, manovrat e humbasin karakterin e nevojshëm administrativ dhe përftojnë një kuptim të dytë, një kuptim që çon saktësisht në poshtërimin e atyre që Komuniteti ndërkombëtar presupozohet tu shërbejë. Kjo dëmton vetë bashkësinë ndërkombëtare, jo sepse nuk mund të vazhdojë të bëjë më atë që ka bërë përherë por sepse besimi në sistemin ndërkombëtar është thyer.

Kur bota kthehet përmbys dhe viktima bëhet kriminel, gjithçka është e mundur; zhduket dallimi midis të drejtës dhe të gabuarës, të vërtetës dhe gënjeshtrave dhe në momentin që ky dallim shuhet, jemi sërish të kthyer në hapësirën e pushtetit arbitrar dhe viktima e parë e këtij shtrembërimi jeni ju. Po, të gjithë ju, është vetë bashkësia ndërkombëtare. Një lajm i rremë mizor arriti të shndërrojë në një raport që u transformua në një rezolutë, në një përpjekje të admirueshme, në fakt, për t’i shërbyer të vërtetës dhe drejtësisë me kaq shumë njerëz të cilët u keq orientuan dhe që, më në fund, i minuan të dyja, të vërtetën dhe drejtësinë. Veprimet tuaja një dekadë më parë kanë shkaktuar në mirëbesim një prej dështimeve më monumentale të politikës ndërkombëtare, një shtrembërim i shëmtuar të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor, pikërisht duke vepruar për t’i mbështetur ato të dyja. Nuk jam këtu për të fajësuar paraardhësit tuaj, aspak. Jam këtu për ju,, gra dhe burra të cilët mund t’i shoh në sy, të cilët i lidh me ndërgjegjen europiane të drejtësisë, Këshillin e Europës, ekselencën botërore të mbrojtjes së të drejtave të njeriut; jam këtu t’iu them që si rrjedhojë e vendimit të shkuar të këtij Këshilli, të kësaj Asambleje, bota e drejtësisë u kthye përmbys, viktimat e krimeve të tmerrshme të luftës u kthyen në kriminelë.

Kërkimi për të vërtetën u kthen në një përsëritje të pafundme gënjeshtrash, të rinj, një njeri luftëtar u kthye në një kre të një bande mafioze, një udhëheqës i zgjedhur që ndërtonte paqen u shndërrua në një kriminel lufte, lufta heroike e njerëzve të zakonshëm që u mblodhën rreth flamurit e ushtrisë së tyre çlirimtare u kthye në një histori të tmerrshme të trafikimit të organeve, kërkimi i një vendi për dinjitet u nëpërkëmb nga akuza të turpshme të mizorive masive. Ata që u shpëtuan nga ndërhyrjet humanitare u akuzuan për krimet më jo humane. Kështu, drejtësia ndërkombëtare u mënjanua edhe njëherë nga hipokrizia ndërkombëtare. Mos u gaboni, nuk jam këtu që të lutem për Kosovën. E vërteta e Kosovës njihet për të gjithë, është e njohur për të gjithë ata që kanë sy për të parë, për të gjithë ata që kanë veshë për të dëgjuar, për të gjithë ata të cilët e kanë zemrën në vendin e duhur. Pa këtë të vërtetë, bashkësia ndërkombëtare do të vazhdonte të rrinte mënjanë, siç kishte bërë për dekada ndërkohë që populli i Kosovës kalonte përmes një aparteidi brutal dhe në fund ndërhynë sepse e vërteta ishte në anë të Kosovës.

Kosova ka paraqitur kërkesën për t’u bashkuar me Këshillin e Europës, për t’u bërë anëtare e saj. Është afër mendsh që Shqipëria e mbështet këtë kërkesë pa rezerva. Ju bëjmë thirrje që dhe ju të bëni të njëjtën gjë. Është afër mendsh që Serbia duhet ta njohë Kosovën si një shtet fqinj, të lirë, demokratik e të pavarur, por nëse ky hap i madh për Serbinë mund të kërkojë kohë, pranimi i Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta të Këshillit të Europës nuk duhet të kërkojë më kohë. Thjesht bëjeni. Bëjeni tani dhe bëjeni për të gjithë ne, për Europën, jo për Kosovën, për Europën që përballet së bashku me një luftë të shëmuar dhe nëse doni një opinion të dytë, dëgjoni ukrainasit. Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, pyeteni se çfarë mendojnë tani. Duke menduar për atë çka ju thashë më parë, përpiquni të përfytyroni presidentin Zelensky 10 vjet më pas, që bëhet pjesë e diçkaje kaq surreale saç është presidenti Thaçi sot sepse Kremlini dhe Moska tanimë ka nisur të thotë se ka trafikim, veprimtari të trafikimit të organeve njerëzore nga neo-nazistët në Donbas. Kështu që, jini të përgatitur për këtë.

Me pranimin e Kosovës në këtë familje të madhe tonën do të kontribuojmë për paqen dhe pajtimin në rajon, do të konsolidojmë të drejtat e njeriut dhe pakicave në Kosovë, do të mbështesim Reformën në Drejtësi dhe ndërtimin e institucioneve në demokracinë më të re të Europës, do të ndihmojmë shoqërinë kosovare të mbajë qeverinë nën kontroll. Nuk kam aspak dyshim që Kosova do të vazhdojë të shënojë përparime në të gjitha këto fronte. Ajo që më solli sot këtu është shqetësimi për demokracinë e Kosovës që pavarësisht moshës së saj të re, pavarësisht krizës aktuale, do t’ia dalë, do të ecë mirë. Është besimi i fortë i shqiptarëve në institucioneve si ky që është tronditur me vendimin tuaj, me atë vendim. Kur e vërteta e një kombi të tërë shtrembërohet në mënyrë kaq të frikshme, lutja e vetme që na vjen është “Për hir të Zotit, mos i lini gabimet e mëparshme tragjike të shndërrohen në mëkatin tuaj të pafalshëm”.

Jam këtu për ju, jam këtu për të gjithë ne. Jam këtu si evropian, në tempullin europian të besimit, në të drejtat ndërkombëtare të njeriut e ashtu si Shën Andoi përfundoi duke u predikuar peshqve sepse njerëzit kishin humbur besimin, shpresoi që gabime tragjike si ky që ka bërë kjo Asamble me çlirimtarët, nuk do ta kthejnë të gjithëve ne në heretikë. Jam këtu  për t’iu përgjëruar që t’i shpëtoni fytyrën të drejtave të njeriut në Europë, të mbroni integritetin tuaj, t’u dëshmoni të gjithë njerëzve të shtypur në botë e të gjithë viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut, që ata mund të rezistojnë pa frikën se qëndresa e tyre e ligjshme një ditë do të bëhet krim, që viktimat nuk do të akuzohen si kriminelë, që bashkësia ndërkombëtare nuk do t’u vijë në ndihmë vetëm për t’u kthyer sërish kurrizin më pas, që nuk do të degradojë e të poshtërojë me akuza kaq të tmerrshme ata njerëz, dinjitetin e të cilëve presupozohej të vinte në vend.

Ju bëj thirrje që të rrëzoni akuzat kundër Kosovës. Ju bëj thirrje që të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute që kërkon një raport vijues lidhur me akuzat e paprovuara, të turpshme të trafikimit të organeve nga anëtarët e Ushtrisë heroike Çlirimtare të Kosovës, një krim që kurrë nuk është kryer dhe kurrë nuk duhet të ishte atribuuar. Më lini ta përmbyll duke përsëritur këtë. Kjo nuk është as për hir të Kosovës e as për hir të Shqipërisë që ju duhet ta miratoni këtë rezolutë, është për nderin tuaj dhe besueshmërinë tuaj. Bota është mjaftueshëm keq në gjendjen që është. Të drejtat e njeriut janë në rrezik gjithkund. Duhen luftëtarë që të luftojnë për to, por nuk mund të ketë luftëtarë nëse nuk ka besim dhe gjithçka ka të bëjë me besimin. Zoti ju bekoftë juve! Zoti e bekoftë Këshillin e Evropës! Faleminderit shumë!

3 VITE ME PARE

Balla, Spiropali e Endri Fuga, por jo vetëm ata! Kush e shoqëronte Edi Ramën sot në Strasburg

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama dhe Bekim Çollaku

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama nuk ishte i vetëm në Këshillin e Europës ku edhe mbajti një fjalim kundër raportit të Dick Marty-t. Përveç Elisa Spiropalit, Taulant Ballës dhe Endri Fugës, Rama kishte me vete dhe një personazh të veçantë.

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama dhe Bekim Çollaku

Me Ramën sot, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, është duke marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Evropës ku edhe po diskutohet për pretendimet për trafik organesh të nxitura nga Rusia dhe të miratuara edhe në Këshill.

Çollaku po qëndronte prapa Edi Ramës, e gjatë gjithë kohës tunde kohën në shenjë dakordësie me të.

3 VITE ME PARE

'Është gatuar një çorbë e shpifur'/ Rama: Do ketë debat në Serbi! U ndjenë të fyer por gjërat duhen thënë

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama foli për gazetarët shqiptarë pas fjalës dhe debatit në Këshillin e Europës ku kërkoi që të rrëzohen akuzat ndaj Kosovës dhe të pranohet kërkesa e Shqipërisë. Rama u pyet nëse ky qëndrim mund të cenojë raportet me Serbisë. Por kryeministri tha se beson që gjërat duhen thënë. 

'Unë ju thashë nëse nuk do kishte reagime do të ishte shqetësuese, nuk është problem. Presidenca ishte e madhe, është normale se është si një bombë në mes të asaj që është gatuar gjithë ajo corbë. Them se ëshë gatuar një corbë e shpifur në përpjekje për të bërë një të mrekullueshme. 

Unë nuk nisem nga këto për të thënë të vërtetën. Që do ketë debat në Serbi do ketë, pa problem, u bë një debat për mua si shërbëtor i Serbisë në Kosovë. Nuk kam asnjë shqetësim, gjërat duhen thënë. 

E vërteta është e zbardhur, nuk ka asnjë provë dhe fakt, përveç se një fantazi. Nuk ka lidhje me procesin,por historia e organeve shkon përtej Thaçit. Kjo është përsëritur, shpërndarë, saqë ndikon dhe në psiqikën e atyre që na shohin. Madje këta të marrin dhe veshkën dhe ikin me vrap. 

Nuk i njoh se kush janë po mesa pashë i kuptoj se është politikë. Është PS, PD e partiët e tjera. Nuk është nderi ynë në pyetje këtu, i Kosovës jo e jo. Këta duhet të vënë në vend nderin e tyre.'- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Përjashtimi i Rusisë, Rama-përfaqësuesit të Ukrainës: Jam 1.98 m i gjatë, e di që drejtoj një vend të vogël

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalimin për Shqipërinë dhe Kosovën në Këshillin e Evropës në Strasburg. Rama i ktheu përgjigje edhe përfaqësuesit të Ukrainës në KiE lidhur me pyetjen nëse Rusia do të përjashtohet nga OKB-ja. Kryeministri i kujtoi përfaqësuesit të Ukrainës se ai vërtet mund të jetë një burrë i gjatë, por është i vetëdijshëm se drejton një vend të vogël si Shqipëria.

Aleksi Goncherenko: Shoh shumë emocione dhe mendoj që duhet të jemi të bashkuar. Dua të falenderoj Shqipërinë edhe për mbështetjen e Ukrainës. A duhet të përjashtohet Rusia nga OKB?

Rama: Embëlsira për në fund. Unë jam kryeministri i Shqipërisë, jam 1 metër e 98 cm por jam i qartë për madhësinë e vendit tonë. Nuk mendoj se Shqipëria mund të ketë kapacitetin ti thotë vendit se çfarë duhet të bëjë. Gjëja e mirë kur drejton një vend të vogël është që ti nuk merr dot vendime për botën por thjesht i ndjek. Jemi vendi më pro-europian në Europë. Jemi më proamerikane se 'Texanët'. Jemi në rregull se me çfarë bëjnë të mëdhenjtë. Nuk i takon Shqipërisë që të flasë për përjashtimin e Rusisë. Po doni ta përjashtojmë, Rusinë, e përjashtojmë. Po të doni ta mbajmë, e mbajmë. Nuk na takon ne. Nuk e sundojmë ne botën. Ne duam që shqiptarët të respektohen plotësisht. Duke u siguruar që mosmarrëveshjet tona të mos jenë arsye që të hapen konflikte të reja, por në të njëjtën kohë duke i lënë të gjithë të kuptojnë se cilësia e demokracisë nuk ka të bëjë sa dakord bie dakord me tjetrin. Por sesa në mënyrë të hirshme nuk bie dakord. Duhet ta dini të gjithë besoj se shumica prej jush janë të martuar.

3 VITE ME PARE

'Ka njerëz që e admirojnë'/ Rama: Duhet të jemi të kujdesshëm, mos ta hedhim Serbinë në krahët e Putin

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga të pranishmit në Këshillin e Europës që të mos i ushtrojnë presion Serbisë. Kreu i Qeverisë deklaroi se nuk duhet ushtruar presion ndaj Serbisë pasi kjo e fundit mund të shkojë në anën e Rusisë, duke qënë se ka njerëz që e admirojnë Putin. 

Damien Cottier: Të gjithë duam bashkëpunim më të mirë. Po mendoj për Komitetin e Çështjeve Ligjore. Më vjen keq qe vini në dyshim Dick Martyn. Mendoni se kjo është mënyra më e mirë për të punuar për këtë institucion? Folët edhe për Dhomat Speciale, pse doni që të ndërhyjmë tek procedurat ligjore?

Edi Rama: Do ju them se me shumë mirësjelle presidenti me kërkoi që të mos iu referohesha Dick Marty me emër. Mu kërkua dhe nuk e përmenda, nëse me thoni se ajo që thashë ishte një kërkesë që ua paraqes ju nuk mund të më thoni se po ndërhyj në një proces gjyqësor. Ose nuk e keni kuptuar ose po e bëni qëllimisht. Isha i qartë, thashe se ka një problem serioz për trafikimin e organeve njerëzore. Në akt akuzë nuk ka asnjë fjalë aspak të trafikimit të organeve, dhomat që ju referuat po trajtojnë cështje të ndryshme. Akuza për trafikim është një akuzë që i ka bërë të gjithë këtu bashkë. Eshtë e kuptueshme se kur dëgjon një krim natyrisht që heton. Por dhomat nuk po merren me cështjen e trafikimit të organeve pasi nuk ekziston. Unë nuk thashë asgjë për këto dhoma që të shpërbëhen. Nuk po ndërhyj. Dua të jem i qartë kristal për këtë. Nëse e shihni objektivisht këtë do ta kuptoni pse jam këtu, unë kuptoj se njërzit ndjejnë solidaritet,por më lini të jem i qartë, as nuk e kam menduar se ka një lloj konspiracioni, ishte një gabim.

Kjo është situata, ne e dimë që ka mosdakordësi të thella me Serbinë, dhe pse e them se presidenti është miku im, nuk duhet të ushtrojmë trysni të skajshme mbi Serbinë kur flitet për sanksionet, ata nuk i përballojnë dot. Duhet të tregohemi të kujdesshëm, që të mos e hedhim Serbinë në krahët e Vladimir Putin se ka njerëz atje që e admirojnë. 

3 VITE ME PARE

Rama flet për Open Ballkan: Mendoj njësoj si Vuçiç, 'ndahem' me Albin Kurtin. Kë model ndjek? Mendjet e ndritura të Rilindjes

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama ka folur për nismën e Ballkanit të Hapur duke u shprehur se në këtë pikë pajtohet plotësisht me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, por ishte kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në fjalën e tij, në Këshillin e Europës, Rama tha se Ballkani i Hapur nuk e zëvendësonte Procesin e Berlinit, ndërkohë që shtoi se për model/ idhuj kishte vetëm 'rilindasit' shqiptarë e asnjë tjetër.  

"Ballkani i Hapur, pse na duhet? Nuk e përjashton Procesin e Berlinit. Ballkani i Hapur nuk do të ekzistonte pa procesin e Berlinit. Sa për ta ditur në këtë pikë kam të njëjtin mendim si presidenti serb Vuçiç dhe jo të njëjtin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nuk ka të bëjë me ngjyrat apo skuadrat. Sa për të qenit model, nuk e kuptova. Modeli i Shqipërisë janë mendjet e ndritura të Rilindjes, i të gjithë shqiptarëve në Shqipëri dhe në mbarë botën. Nuk e meritojnë stigmën dhe stereotipin. Nuk duam të jemi dikush tjetër. Jemi shumë krenar që jemi shqiptarë. Sa i takon pyetjes për sulmin kibernetik. Po ishte sulm i organizuar dhe sponsorizuar nga Irani. I mbështetur në ekspertizë dhe hetim i Microsoft dhe agjensi të tjera. Konkluszioni ëhstë mbështetur në fakte. Kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk do të guxoja që të flisja me hamendësime dhe fantazi. Iu fola bazuar në fakte. Do të doja që ta ndreqnit. Gabimi i bërë me mirëbesim të mos shndërrohet në një mëkat të pafalëshëm të KE,"-tha Rama.

3 VITE ME PARE

Rama zihet me eurodeputeten greke: Çfarë është kjo? Unë mendova se vetëm në parlamentin shqiptar ka kështu...

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Mina Kasimati dhe Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama ka debatuar me anëtaren e Greqisë në KiE, Mina Kasimati lidhur me marrëdhënien e Shqipërisë me Turqinë. Teksa priste pyetje për fjalimin e tij lidhur me raportin e Dick Marty-t, Kasimati u ndal tek marrëdhënia e Ramës me presidentin turk Recep Tajip Erdogan, duke shkaktuar konflikt. Disa herë ajo i ndërhyri nga vendi, duke bërë që Rama t'i kthehej ashpër. Madje krahasoi KiE me parlamentin shqiptar. 

PJESË NGA BISEDA:

Mina Kasimati (Greqi): Edhe pse në këtë mënyrë të patakt, jeni i vetëdijshëm se ne jemi tejet të vendosur që të ndihmojmë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për të përmbushur procesin për anëtarësimin e Shqipërisë. A mendoni se aderimi i Shqipërisë me vlerat evorpaine do ishte e papajtueshme me politikën e sinergjisë dhe aktorë si Turqia që minon të drejtat e njeriut dhe që ndikon në bashkëpunim

Edi Rama: Do i përgjigjem zonjës, a ishte nga Greqia. Tashmë kuptohet pse ishte e shqetësuar për marrëdhënien me Turqinë. Turqia, si Greqia, ashtu si Italia, të treja janë njësoj dhe në politikën e jashtme përcaktohen si partnerë strategjikë. Nuk e kuptova pyetjen tuaj kur vjen puna për Shqipërinë. Ju keni problemet tuaja me Greqinë, shpresoj t'i zgjidhni. Por kur bëhet fjalë për ne nuk krahasojmë dhe nuk zgjedhim mes partnerëve dhe miqve. Kemi mësuar nga e shkuara se fqinjët ajnë aty për të qëndruar përgjithmonë. Gjyshja ime që ishte shumë e mënçur thoshtë, fqinj i lumtur, është shtëpi e lumtur. Dhe e kundërta është e qartë. Kështu që ne nuk kemi frikë për asgjë të keqe që vjen nga Turqia. Por është e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e Europës. Pa të, kriza e emigrantëve do të ishte kthyer në një krizë apokaliptike. Ishte Turqia që qëndroi në portat e Europës dhe bëri atë që bëri. I njoh të dy si Erdogan dhe Mistotakis. Janë njerëzit e duhur për ta zgjidhur. As Turqia dhe as Greqia nuk do ikë.

*ndërhyn nga vendi pa mikrofon Mina Casimati

Edi Rama: Çfarë është kjo? Unë mendova se vetëm në parlamentin shqiptar ka kështu. Unë e përfundova punën time. Kur më pyetën duhet të përgjigjem.

3 VITE ME PARE

Rama zihet në Strasburg: E kuptoj pse i vjen keq koleges serbe. Është e tronditur... (Ndërhyn kryetari i Asamblesë)

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

STRASBURG- Disa prej parlamentarëve të pranishëm në Këshillin e Evropës, kritikuan fjalën e kryeministrit Edi Rama si të tepruar. Një prej kritikëve më të fortë ishte një deputete nga Serbia, Elvira Kovasc, e cila tha se raporti është i Këshillit të Evropës dhe jo serb apo rus. Rama u përgjigj që anjë fjalë nuk do të hiqte nga ato që tha dhe se është gati për debat, madje nuk u qetësua as kur ndërhyri kryetari i Asamblesë që kërkoi qetësim nga të dy palët. 

PJESË NGA DEBATI: 

Elvira Kovasc: I nderuar kryeminister, jam e tronditur në emër të PPE-së, ishte mungesë respekti ndaj kësaj organizate. Raporti ishte jo nga delgacioni serb apo rus, ju treguat një mungesë respekti. Ramë dakord që t'ju pyesja për Balkanin e Hapur por nuk munda pas fjalës suaj prej 1 ore, duke mos folur për Shqipërinë por për dicka tjetër. Kam 15 vjet këtu dhe nuk kam përjetuar diçka të tillë

Edi Rama: Zoti president, të ndëruar anëtarë, nuk jam i sigurtë për ata që shprehën parehatinë e tyre për fjalën time nëse e kuptuan atë për të cilën po flisja. Iu sugjeroj që ta lexojnë sërish e sërish dhe do të gjejnë se përse jam këtu dhe sa shumë e respektoj këtë institucion. Kur sheh nga vetja dhe për të pasur pjesën e duhur të autokritikës. Nuk i akuzova për asgjë paraardhësit tuaj, po të isha si ata dhe të më thoshin që ekziston dyshimi për trafik organesh do të votoja. Jemi 11 vjet më pas, ku janë organet? Nuk është e patakt zonjë që të thërrasësh këtu dhe të kërkosh institucionet e politikën që të vërë në vend besimin e njerëzve tek ta. Mund ta kuptoj, por i vetmi që do të kuptoja është kolegia serbe. Është e tronditur. Do të duhet më shumë kohë se për çdo njeri tjetër që të jetpojë më shumë dhe të bëjë njohjen e Kosovës. Jam krenar që i shërbej Kosovës, kur e vërteta ime është e mirë për Serbinë në rregull. Një ambasador ishte i shqetësuar se një person nga vendi i tij i zhdukur në malet e Shqipërisë dhe i ishin marrë organet. Kështu krijohen stereotipet. Nuk tërheq asnjë fjalë për ato që thashë. Më duhet t'u përgjigjem pyetjeve tani. Kishte disa njerëz që nuk duhet t'u vijë keq për mua... Jo më duhet t'u përgjigjem pyetjeve. Se pastaj e bëjmë si në parlamentin shqiptar. Kur japim opinionet, duhet që të jap edhe unë opinionet e mia.

Nuk erdha këtu për t’i munguar respekt Serbisë, ka shumë njerëz në Shqipëri e Kosovë që mendojnë se unë jam agjent serb por jam krenar që i shërbej të vërtetës. Unë pretendoj se jap të vërtetën e kombit tim, që e përfaqësoj me krenari. Vëreni veten mbi çdo shqiptar që përballen me këtë paragjykim, që shqiptarët edhe kur luftojnë me armiqtë merren me trafikun e organeve njerëzore. Nuk tërheq asnjë fjalë nga ajo që thashë. Nëse doni ndonjë debat jam i lumtur të rikthehem.

3 VITE ME PARE

Eurodeputeti rumun-Ramës: U shfaqe si vizionar, i frikësohesh fantazmave të së shkuarës

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Iulian Bulai

STRASBURG- Shumë komente mori fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës për krimet e luftës në Kosovë. Zëdhënësi i Rumanisë në Asamble, Iulian Bulai tha se ky organ i Këshillit të Europës nuk është Prokurori, ndaj ai shtoi se duhen pritur përgjigjet nga Prokuroria e Hagës fillimisht.

Vizita juaj është historike, pjesa e parë e fjalës suaj shfaqi një udhëheqës vizionar në çështje ndërkombëtare. Por pati një asimetri midis gjithë ambicieve të mëdha dhe shfaqjes së një politikani që i frikësohet fantazmave të së shkuarës. Kjo është për të ardhur keq. Duhet thënë që kjo asamble nuk është prokuroria. Le të presim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë për t’iu përgjigjur. Pse të synohet për një minishengen si Ballkani i Hapur, kur ne mund t’ju ndihmojmë të synoni poër një shembull më të madh. Cili është roli që mund të luajë Shqipëria si model në integrimin e Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, zoti kryeministër, mbështesni nismën e Ballkanit të Hapur që kundërshtohet nga Kosova dhe që e izolon atë. Dua një përgjigje e sinqertë.” - tha Bulai.

3 VITE ME PARE

Fjalimi i Ramës në KiE, anëtarja serbe: Jam e tronditur, treguat mungesë respekti

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Eurodeputetja

STRASBURG- Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës u shoqërua me shumë debate. Elvira Kovasc nga Serbia, që foli në emër të Partive Popullore të Evropës, tha se ishte e tronditur nga ato që i tha Rama. Sipas saj, ai i ofendoi të gjithë pjesëmarrësit.

'I nderuar kryeminister, jam e tronditur në emër të PPE-së, ishte mungesë respekti ndaj kësaj organizate. Raporti ishte jo nga delgacioni serb apo rus, ju treguat një mungesë respekti. Ramë dakord që t'ju pyesja për Balkanin e Hapur por nuk munda pas fjalës suaj prej 1 ore, duke mos folur për Shqipërinë por për dicka tjetër. Kam 15 vjet këtu dhe nuk kam përjetuar dicka të tillë.'- tha ajo.

3 VITE ME PARE

Eurodeputeti gjermani "ngul" Ramën: Erdhe fole shumë gjatë, unë kam mbetur pa fjalë. Hajde flasim sërish

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Frank Schwabe

STRASBURG- Frank Schwabe, politikani gjerman i Partisë Social Demokrate është shqetësuar nga fjala e gjatë e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës. Pasi Rama mbaroi fjalimin e tij, gjermani tha se nuk e kishte më idenë se çfarë do pyeste, pasi kryeministri shqiptar e kishte konfuzuar me fjalën e tij të gjatë. 

"Kam mbetur pa fjalë sepse nuk është e mundur që të flisni për kaq shumë kohë dhe të mos na lini të bëjmë debat. është problematike. Mendoj të ftojmë për të ardhur sërish. Nuk e di çfarë të pyes dhe ç'të dikskutuoj. Duhet të pyes për gjyqësorin në Shqipëri, nuk e di nëse do të vini në Rijkiavik. Por nuk e di nëse është forumi për ta bërë një gjë të tillë. Kthehuni sa më parë dhe të diskutojmë,"- tha Frank Schwabe.

3 VITE ME PARE

Thirrja e fundit! Rama në Kie: Rrëzoni akuzat kundër Kosovës, pranoni kërkesën e Shqipërisë

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama mbylli fjalimin e tij në Këshillin e Europës, duke përsëritur që të rrëzohen të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj Kosovës për krime lufte. 

'Ju bëj thirrje që të rrëzoni akuzat kundër Kosovës. Ju bëj thirrje që të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute që kërkon një raport vijues lidhur me akuzat e paprovuara, të turpshme të trafikimit të organeve nga anëtarët e Ushtrisë heroike Çlirimtare të Kosovës, një krim që kurrë nuk është kryer dhe kurrë nuk duhet të ishte atribuuar. Më lini ta përmbyll duke përsëritur këtë. Kjo nuk është as për hir të Kosovës e as për hir të Shqipërisë që ju duhet ta miratoni këtë rezolutë, është për nderin tuaj dhe besueshmërinë tuaj. Bota është mjaftueshëm keq në gjendjen që është. Të drejtat e njeriut janë në rrezik gjithkund. Duhen luftëtarë që të luftojnë për to, por nuk mund të ketë luftëtarë nëse nuk ka besim dhe gjithçka ka të bëjë me besimin. Zoti ju bekoftë juve! Zoti e bekoftë Këshillin e Evropës! Faleminderit shumë!'- tha Rama.

3 VITE ME PARE

'Nuk po ju lutem për Kosovën'/ Rama: Serbia duhet ta njohë si shtet, s'ka më kohë! Bëjeni tani

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë fjalimit të tij në këshillin e Europës se nuk ndodhet aty për t'u lutur për Kosovën. Kreu i Qeverisë deklaroi se të vërtetën e shohin të gjithë me sy e se nuk ka më kohë për shtetet që të presin për ta njohur Kosovën si shtet, përfshirë këtu edhe Kosovën.

'Nuk jam këtu që të lutem për Kosovën, se të vërtetën e dinë të gjithë ata që kanë sy për të parë. Kosova ka paraqitur kërkesën për t’u bashkuar me Këshillin e Europës, për t’u bërë anëtare e saj. Është afër mendsh që Shqipëria e mbështet këtë kërkesë pa rezerva. Ju bëjmë thirrje që dhe ju të bëni të njëjtën gjë. Është afër mendsh që Serbia duhet ta njohë Kosovën si një shtet fqinj, të lirë, demokratik e të pavarur, por nëse ky hap i madh për Serbinë mund të kërkojë kohë, pranimi i Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta të Këshillit të Europës nuk duhet të kërkojë më kohë. Thjesht bëjeni. Bëjeni tani dhe bëjeni për të gjithë ne, për Europën, jo për Kosovën, për Europën që përballet së bashku me një luftë të shëmuar dhe nëse doni një opinion të dytë, dëgjoni ukrainasit. Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, pyeteni se çfarë mendojnë tani. Duke menduar për atë çka ju thashë më parë, përpiquni të përfytyroni presidentin Zelensky 10 vjet më pas, që bëhet pjesë e diçkaje kaq surreale saç është presidenti Thaçi sot sepse Kremlini dhe Moska tanimë ka nisur të thotë se ka trafikim, veprimtari të trafikimit të organeve njerëzore nga neo-nazistët në Donbas. Kështu që, jini të përgatitur për këtë.'- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Mbytja e 29-vjeçares britanike në Sarandë, babai kërkon të vërtetën: Do vi në Shqipëri, ajo kishte botën para

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Rebecca Gannon

ANGLI- Babai i 29-vjeçares së mbytur në Sarandë, Rebecca Gannon, George do të vi në Shqipëri për të gjetur të vërtetën mbi mbytjen e vajzës së tij. ëalesonline shkruan se George tha se ai e kuptonte që ajo dhe i dashuri, Robert Per Kerans, u zhytën brenda, por brenda pesë minutash ai u kthye në sipërfaqe duke kërkuar ndihmë. Një ekspert thuhet se kishte hyrë brenda për të shpëtuar Beccie, por nuk kishte arritur që ta mbante.

Trupi i saj u dërgua nga Shqipëria në Stone më 27 shtator. Familja e saj po përballet me kosto të shumta financiare dhe po mbledh fonde që George pas funeralit të vajzës të enjten të vi në Shqipëri.

 “Do ta lë vajzën time të pushojë dhe më pas do të shkoj direkt në Shqipëri dhe do të qëndroj atje derisa të zbuloj se si u vra. Isha fare zemërthyer dhe nuk kam qenë kurrë në tërë jetën time, tani jam inatosur. Ne nuk kemi asnjë drejtësi dhe nuk do të kthehem derisa të jem në gjendje t'i them gruas dhe fëmijëve të mi se kam gjetur drejtësi. Nuk do të largohem derisa të marr përgjigjet. Do ta marr në një mënyrë ose në një tjetër. Unë duhet të qetësoj djalin tim, vajzën, gruan dhe çdo person të vetëm në familjen time dhe miqtë e Beccie-t. Po flasim për një 29-vjeçare që kishte gjithë botën përpara. Nga marrëzia ose mungesa e përvojës së dikujt, ajo tani ka vdekur. Si familje, ne nuk mund t'ia dalim mbanë. Sapo të kthehem, do të duhet të fillojmë përsëri nga e para. Sapo të jem atje, duhet të marr një avokat dhe përkthyes. Aty do të qëndroj sa më gjatë që të zbuloj të vërtetën. Sapo Beccie u lirua, ne nuk kemi pasur asnjë informacion nga Shqipëria. Gill nuk del nga shtëpia dhe ajo është shkatërruar absolutisht. E vetmja mënyrë që unë do të jem në gjendje ta kthej atë në normalitet është nëpërmjet gjetjes së drejtësisë. Mbështetja nga të gjithë ka qenë fantastike,” tha George.

Ndërsa Xhoi vëllai i Rebeccës, tha se ata nuk do të flenë të qetë deri sa të marrin një përgjigje për vdekjen e saj.

"Do të thoshte që bota të merrte përgjigje. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, kështu që duhet të ketë pasur një arsye pse ajo shkoi deri në mbytjen e saj. Nëse diçka nuk shkonte, duhet të ishte marrë. Nuk do të flemë kurrë qetë derisa të zbulojmë të vërtetën. Ne kurrë si familje nuk do të jemi në gjendje të pranojmë atë që i ka ndodhur Beccie. Zbulimi i arsyeve pse ndodhi kjo dhe pse u lejua të ndodhte janë parësore,” tha Xhoi.

Si ndodhi ngjarja?

Rreth një muaj më parë, 8 të huaj bashkë me 3 shqiptarë ishin në anije. 29-vjeçarja, Rebecca Ganon kishte kryer zhytje për herë të fundit në janar të këtij viti, kurse shtetasit e tjerë të huaj kanë kryer edhe më parë zhytje. E reja ka arritur që të dalë në sipërfaqe të detit dhe ka bërë thirrje për ndihmë. Grupi me të cilin ishte i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit. Por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot.

I dashuri i 29 vjeçares ka sqaruar se doli në ajër, por varka ka qenë 30 metra larg. Ai ka ecur në ujë gjatë zhytjes kur ka dalë dhe ka kërkuar ndihmë. Ekuipazhi i anijes ka qenë i specializuar dhe përpara se të bëjnë zhytje të gjithë kanë plotësuar një formular që dinë që të kryejnë zhytje. Jashtë e kanë nxjerrë 3 pronarët e anijes specialistë në zhytje.

3 VITE ME PARE

Raporti i Dick Marty-t/ FJALIMI I RAMËS: Hashim Thaçi si Jozef K i Kafkës, rri e pret gjyqin, tek akuza asnjë fjalë se përmend trafikun e organeve

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama ka folur për Hashim Thaçin. Në një fjalim që zgjati rreth 1 orë në Asamblenë në Këshillit të Europës, Rama e krahasoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin me "Jozef K". Ky i fundit personazh në romanin "Gjyqi" të Franz Kafkës, i cili pret dënimin e tij.

"Gjenerali i ushtrisë së vdekur të Kadaresë është krijim i fantazisë dhe ka për qëllim të argëtojë, arritja e vetëgjeneralit tuaj në kërkim të një ushtrie organesh që nuk ekzistonte. Pas akuzave u krijuan dhomat e specializuara të Kosovës. Arrestuan edhe Hashim Thaçin. imagjinoni presidentin apo kryeministrin e vendit tuaj dhe vihet nën arrest pa asnjë akuzë zyrtare. Joe Biden do ta quante Uashingtonin e Kosovës, por do të ishte më e udhës të quhet Jozef K, personazhin kryesor të Kafkës tek "Gjyqi". Ai u dorëzua, është ende atje, një Jozef K i gjallë. I krijuar nga një fake-neës që u përhap si mortajë dhe ndikoi politikën e institucioneve ndërkombëtare. Mos ma merrni për keq nuk jam këtu për të diskutuar dhomat speciale, por jam për të diskutuar burimin. Në akuzën zyrtare, që u paraqit pas një viti, nuk ka as edhe një fjalë që e përmend qartë apo të nënkuptuar çështjen e trafikimit. është një çështje që nuk ekziston. Prandaj jam këtu këtë vit, pritëm mos dilte ndonjë gjë. është fantazi e ideuar në Kremlin dhe e sjellë këtu në tempullin e të drejtave të njeriut. Kuptoj rëndësinë e paanëshmërisë. është në natyrën e institucioneve se gjërat duan kohë,"-tha Rama.

3 VITE ME PARE

‘Shtëpinë e Verdhë’ në Kukës, Rama: Atje s'kishte drita, ujë dhe rrugë, si mund të hiqeshin organet?

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje historinë e ”Shtëpisë së verdhë”, ku në raport pretendohej se kryehej trafikimi i organeve. Nga Këshilli i Europës, Rama tha se këto janë të pabaza, duke thënë se ajo ishte shtëpia e një familjeje të varfër shqiptare, që nuk kishte drita, ujë e as rrugë, duke shtuar se vendi nuk kishte as mjetet e duhura për të kryer heqjen e organeve.

FJALA E RAMËS:

Një prej romaneve më të njohura të letërsisë shqiptare, por edhe europiane, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” nga Ismail Kadare, rrëfen një histori të një përfaqësuesi i shtetit italian që vizitonte një fshat në Shqipërinë e pasluftës në kërkim të trupave të ushtarëve italianë që pretendohej se ishin vrarë gjatë luftës së dytë botërore. Në rastin tone, realiteti tejkalon fantazinë.

Një përfaqësi e një prej institucioneve më të respektuara europiane, Këshillit të Europës, viziton vende të caktuara në fshatrat e thella shqiptare në kërkim të klinikave të specializuara ku presupozohet se ka ndodhur heqja e organeve njerëzore. Raporti përqendrohet, i vendos një theks të veçantë, e dëgjoni këtë, te një vend specifik mjekësor, një “Shtëpi e verdhë” në Shqipërinë e Veriut ku ishin përqendruar, sipas pretendimeve, operacionet. Kjo shtëpi, që nuk është aspak e verdhë, megjithatë këto janë të gjitha sajesa të kësaj fantazie, në fakt nuk është klinikë. Është një ndërtesë guri e zhveshur e një familjeje të varfër shqiptare. Çdokush prej jush mund të shkojë ta vizitojë. Në çdo kohë. Është një prej të shumtave në këto zona të thella që janë pak a shumë të njëjta. Vetë fshati që ndodhet në një zonë shumë të largët në veri të Shqipërisë që aso kohe, dëgjojeni, ishte i izoluar nga furnizimi me energji elektrike dhe me ujë të pijshëm, si edhe nga rrugët e asfaltuara nuk është saktësisht vendi ideal për ndërhyrje të këtij lloj kompleksiteti e sofistikimi si heqja e organeve. Imagjinojeni. Ju kërkoj ndjesë që po ju ftoj në këtë përfytyrim të tmerrshëm. Po imagjinojeni të heqësh organe pa energji elektrike, pa ujë e pa rrugë transporti e lërë më pas, pajisjet e specializuara e kështu me radhë.

Në fakt, fshatarët u pyetën dhe u përgjigjën se kurrë, asnjëherë jo vetëm që s’kishin parë, po as nuk kishin dëgjuar të tilla gjëra. Por edhe për heshtjen e tyre, fantazitë që u paraqitën këtu përpara të gjithë Asamblesë Parlamentare morën një përgjigje. Shkruhet dhe mund ta kontrolloni se i referohen kërcënimeve, pra fshatarët ishin kërcënuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si dhe ishin gënjyer me gjëra të tilla si dhe citoj: me qasje falas në alkool, drogë e prostituta. Prostitutat silleshin nga nuk e di se ku, në atë fshat të largët për t’i heshtur këta fshatarë se për alkoolin dhe drogën është e lehtë duke qenë se ka një supozim në të gjithë botën se të gjithë shqiptarët i përdorin.

3 VITE ME PARE

Raporti i Dick Marty, Rama: ‘Fake news’ më i tmerrshëm i shpërndarë ndonjëherë

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama e quan raportin e Dick Marty 'fake neës'. Kështu deklaroi Rama teksa ishte duke mbajtur fjalimin e tij në Këshillin e Europës. Ai kërkoi nga të pranishmit që të kuptojnë seriozitetin e asaj që po ndodh, duke shtuar se krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht.

FJALA E RAMËS:

Mocioni i tij u mor nga ky organizëm i nderuar, i cili bekoi një ekip për të përgatitur një raport që pretendoi se kreu kërkime të pavarura në rajon midis 2008-ës dhe 2010-ës në emër të këtij organizimi vet të Asamblesë Parlamentare te Këshillit të Europës. Diplomatët serb më vonë u mburrën se si ky raport mbështetej gjerësisht te dosjet që ishin paraqitur nga prokurorët serb për krime lufte, por nuk dua të spekuloj më tej lidhur me këtë. Ajo çfarë ka rëndësi këtu është që raporti përmendte me emër drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i akuzonte për kryerjen e krimeve të tmerrshme përfshi trafikimin e organeve gjatë dhe pas luftës në 1998-ën, 1999-ën.

Ndërkohë që raporti nuk prodhoi as atëherë e as në kohët më pas, meqë ra fjala që ta dini, delegacioni shqiptar atëherë këtu i pranishëm, nuk e pengoi këtë dhe megjithëse nuk pati asnjë provë, nga ato që autorët pretenduan se kishin përftuar gjatë hetimit u miratuan në tërësinë vet dhe fjalë për fjalë në një rezolutë të kësaj asambleje në janar të 2011-ës. Jam këtu sot në 2022, dhe ka një arsye për këtë,  jo sepse unë dhe ne në Shqipëri e zbuluam sot që ky ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë i shpërndarë përmes vet duarve të nderuara të Këshillit të Europës, por sepse pritëm me durim derisa pamë akuzën zyrtare, së cilës do t’i kthehem më vonë. Kështu që shpresoj të kuptoni seriozitetin e të gjithë kësaj.

Më lini ta përsëris, pretendime tërësisht të pavërtetuara të një ish prokuroreje të përgjithshme në kërkim të shitjeve të mëdha të librit të saj, e dimë se çfarë ndodh me njerëzit që largohen nga detyra dhe që hartojnë kujtimet e tyre, çoi në një mocion i paraqitur nga një parlamentar i partisë Rusia e Bashkuar që u shndërrua në një raport të Këshillit të Europës, mbështetur në burime tejet të dyshimta që më pas u shndërrua në një rezolutë të kësaj asambleje parlamentare dhe që çoi më pas në krijimin e dhomave të specializuara të Kosovës, për të gjykuar personat e dyshuar për trafikim të organeve njerëzore ndërkohë që luftonin luftën e tyre për liri.

3 VITE ME PARE

Raporti i Dick Marty/ Rama në KiE: Kush e ndaloi një Prokurorore të hetonte më tej?

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

STRASBURG- Në fjalën e tij në Këshillin Europian, kryeministri Edi Rama u ka drejtuar të gjithë të pranishmëve një pyetje “kush i pengoi akuzuesit e  UÇK-së të kryenin hetime të thella”? Ai pyeti se përse prokurorja Carla del Ponte nuk i vijoi hetimet për çështjen.

'Lufta është punë e shëmtuar, është në natyrën e saj që dikush të presupozojë se ka simetri luftëtarësh e të presupozojë se të dyja palët kanë shkaktuar dëme, por lufta në Kosovë nuk ishte një luftë e zakonshme, ishte një shfaqej e përgjakshme e një diktature ultra nacionaliste në kërthizë të Europës. Ishte një tubim i ndërgjegjes së perëndimit demokratik, ishte një thirrje e dëshpëruar nga zemra e Europës për të shpaguar integritetin e bashkësisë ndërkombëtare pas dekadash shpërfillje të vuajtjes së miliona civilëve në mbarë botën. Perëndimi u ngrit në lartësinë e sfidës. Bashkësia ndërkombëtare e gjeti ndërgjegjen e vet, Europa gjeti busullën e saj morale e megjithatë jo shumë më pas, kjo busull humbi. Humbi pikërisht në këtë ndërtesë. Të njëjtat institucione ndërkombëtarë që sollën fundin e luftës në Jugosllavi dhe i dhanë Kosovës të drejtën e lirisë, të paqes, të dinjitetit minuan vetë veprimet e tyre, vetë parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vëne në pikëpyetje motivet dhe integritetin e luftës për liri të Kosovës, por gjithashtu përmes veprimeve të tyre, presupozuan e hamendësuar se kurrë nuk kishte pasur një të tillë. Si ndodhi një gjë e tillë?

Do t’iu kursej spekulimet pa interes. Këtu janë faktet. Më pak se një dekadë pas ndërhyrjes së NATOS- në vitin 2008, Carla del Ponte, ish- kryeprokurore e Gjykatës Ndërkombëtarë Penale për Ish Jugosllavinë, botoi një libër kujtimesh titulluar “Zonja Prokurore”. Në këtë libër zonja del Ponte pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë mbi të gjitha, trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditjeje në mbarë botën dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Europa në Australi. Pavarësisht faktit, akuzat u mohuan kategorikisht në Kosovë. Pyetja më misterioze e të gjithave ishte: çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme që punonte me një mandat shumë të fortë i cili ishte dhënë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të hetuar më tej. Hetimet e saj për çështjen, përfshi dhe në Shqipëri në vitin 2004 kishin dalë me rezultate jo bindëse për të thënë më të paktën, por si vazhduan të mbeteshin këto akuza? Edhe një herë, nuk do të angazhohem në spekulime në përgjigje por pyetjet e ngritura në librin me kujtime të Del Pontes, pa gjejeni, ishin kaq interesante sa tërhoqën vëmendjen e njerëzve të Vladimir Vladimoviç Putinit këtu në këtë Këshill. Një njeri i tillë që quhej Konstantin Kosachev, kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në vitin 2008 paraqiti një mocion për të gjithë paraardhësit tuaj dhe dëgjoni titullin: “Trajtim çnjerëzor i njerëzve dhe trafikim i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovo”. Kështu e quajnë pushtuesit Kosovo. Kosachevi vetë, një parlamentar që përfaqësonte partinë Rusia e Bashkuar, partia e Putinit për ata që nuk e njohin, u përballë më vonë me sanksione nga SHBA dhe nga BE. Natyrisht jo për ndonjë vepër të mirë, por ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes Këshillit të Europës dhe jo vetëm vazhdoi, por u ngrit në një nivel më tej.'- tha Rama.

3 VITE ME PARE

'Jo Kosovo'/ Rama thirrje ndërkombëtarëve: Shkruajeni emrin ashtu siç është, Kosova!

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk mund të hiqet një paralele mes situatës së Kosovës dhe asaj të Krimesë, siç po kërkon ta bëjë presidenti rus Vladimir Putin. Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Europës paralele mund të ekzistojë mes Kosovës dhe Ukrainës, pasi situata që është Ukraina tani është e njëjtë me atë të bashkëkombasve tanë dikur, pra në 1999.

Rama kritikoi liderët europianë, duke i kërkuar atyre që Kosova në termat ndërkombëtarë të njihet ashtu siç quhet vërtet, pra Kosova dhe jo Kosovo.

Ata shpresojnë të rezistojnë për aq kohë sa munden e për aq kohë sa bota të gjejë ndërgjegje. Ky është rasti i Ukrainës tani dhe i Kosovës dikur. Putini mundohet të heqë paralele mes Kosovës e Krimesë. Një paralele e tillë ekziston mes Kosovës dhe Ukrainës. Ju duhet ta shkruani emrin e Kosovës ashtu siç është, pra Kosova dhe jo Kosovo. Ka dy tiranë të dëshpëruar, një i vdekur e tjetri që luan me vdekjen mes carit të Rusisë dhe Putinit të sotëm. Të gjithëve do t'ju kujtohet ndikimi dëshpërues i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dikur”, u shpreh Rama.

3 VITE ME PARE

Raporti i Dick Marty, Rama në KiE: Kjo çëshje lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama nisi fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit të Europës në Strasburg duke kërkuar të ndryshohet raporti i Dick Marty-t i miratuar nga ky organizmën 11 vite më parë dhe që njollos luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rama u shpreh se çështja e Kosovës lidhet me Shqipërinë si 'trupi me shpirtin'.

FJALA E RAMËS:

I nderuar Këshill i Europës, të shquar anëtarë të Asamblesë Parlamentare, jam shumë mirënjohës për mundësinë për t’iu drejtuar kësaj Asambleje sot për një çështje thelbësore të së vërtetës dhe drejtësisë që na kërkon të reflektojmë dhe të veprojmë së bashku. Unë përfaqësoj Shqipërinë, por nuk kam ardhur këtu të flas kryesisht për Shqipërinë, edhe pse tema e shqetësimit që dua të ndaj me ju lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin. Megjithatë, ia vlen të nisim me Shqipërinë duke qenë se ajo çka do të them ka lidhje me çështjen e marrëdhënies së një vendi me të shkuarën e vet dhe me ndikimin që kjo mund të ketë në zhvillimin e tij në të ardhmen. Po kështu, lidhet me raportet midis shteteve në Ballkan e përtej dhe mbi rolin që Europa dhe institucionet europiane luajnë për mënyrën se si i zhvillojnë këto marrëdhënie. Ta kthesh një histori konflikti në një histori bashkëpunimi kërkon jo vetëm guxim prej udhëheqësve, vullnet të mirë mes qytetarëve dhe besim midis shteteve, por po kështu një besim të bashkë-ndarë te institucioneve ndërkombëtare.

Në fakt, marrëdhëniet tona me njëri-tjetrin ndërmjetësohen nga marrëdhënia jonë me institucionet europiane e nëse institucione të tilla dështojnë të sigurojnë drejtësi, humbja për të gjithë ne është po aq e madhe sa dëmi që i shkaktohet çdo viktime të vetme të gabimeve të tyre. Dëmi shkon shumë larg, përtej shumatores së tragjedive individuale. Është dëm për gjithë bashkësinë tonë të popujve dhe kombeve, një goditje ndaj të gjitha përpjekjeve tona për të kthyer një faqe të errët të historisë sonë në mënyrë që të shkruajmë një më të ndritshme. Në qoftë se institucionet dështojnë, kjo goditje mund të jetë fatale!

Për ju, lufta është një kujtim i largët. Për ne, një plagë që ende dhemb teksa rrekemi ta shërojmë. Sërish, pavarësisht përvojave tona të ndryshme me luftën, nën ombrellën e madhe të këtij institucioni, i cili e përcakton veten si organizata udhëheqëse në kontinent për të drejtat e njeriut, kujtesa historike nuk mund të merret lehtë. Faktet kurrë nuk duhet të cenohen nga lojërat e pushtetit dhe zgjidhjet duhet kahera t’i qëndrojnë testit të së ardhmes. Në dekadat e fundit, siç e dini, institucionet ndërkombëtare kanë qenë një faktor thelbësor në ndërmjetësimin e konflikteve në Ballkan. Ashtu si të gjitha shtetet e tjera në rajon, Shqipëria vijon të ndërtojë të ardhmen, ndërsa lufton me trashëgiminë e së shkuarës, të zhvillojë institucione demokratike ndërkohë që përndiqet ende nga fantazmat e autoritarizmit, vijon të ndërtojë marrëdhënie solide me fqinjët e saj, përfshirë Serbinë e cila jo shumë kohë më parë konsiderohej armik për vdekje, por tashmë është një partner i rëndësishëm me nismën tonë strategjike të Ballkanit të Hapur.

3 VITE ME PARE

FOTO- Pritet të mbajë fjalim në Këshillin e Evropës, Rama merr leksione, shihet me fletë në dorë

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

STRASBURG-Kryeministri Edi Rama është duke kryer përgatitjet e fundit para se t'i drejtohet Këshillit të Evropës në lidhje me raportin e Dick Martyt. Ai shihet në foto me drejtorin e Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga dhe një këshilltar tjetër. Rama mban në dorë një letër në dorë, e cila mund të jetë dhe ajo që ka shkruar fjalimin. 

'Përgatitjet e fundit për fjalën para Asamblesë së Përgjithshme'- shkruan Rama. 

Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e Rezolutës numër 1782 dhe të shpallë të pabazuara të gjitha akuzat e ngritura ndaj Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rezoluta do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, me 125 vota pro, duke bashkuar maxhorancën dhe opozitën për të mbajtur të njëjtin qëndrim, pavarësisht përplasjeve të forta politike që kanë pasur. 

Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim ç'njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

3 VITE ME PARE

FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Europës

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Kryeministri, Edi Rama dhje Marija Pejčinović Burić

BRUKSEL- Kryeministri Edi Ram aka ndarë fotot nga takimi me Me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Europës, Marija Pejčinović Burić.

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Foto nga takimi

Me anë të një postimi në Facebook Rama ka ndarë fotot e takimit me të.

Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e Rezolutës numër 1782 dhe të shpallë të pabazuara të gjitha akuzat e ngritura ndaj Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rezoluta do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, me 125 vota pro, duke bashkuar maxhorancën dhe opozitën për të mbajtur të njëjtin qëndrim, pavarësisht përplasjeve të forta politike që kanë pasur.  Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim ç'njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK. 

 
3 VITE ME PARE

VIDEO/ Rama mbërrin në Strasburg, publikon momentin kur zbret nga avoni

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Strasburg, aty ku do t'i drejtohet Këshillit të Evropës në lidhje me raportin e Dick Martyt. Në video, shihet që Rama zbret nga avioni "Air Albania". 

Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e Rezolutës numër 1782 dhe të shpallë të pabazuara të gjitha akuzat e ngritura ndaj Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rezoluta do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, me 125 vota pro, duke bashkuar maxhorancën dhe opozitën për të mbajtur të njëjtin qëndrim, pavarësisht përplasjeve të forta politike që kanë pasur. 

Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim ç'njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK. 

3 VITE ME PARE

Rama publikon foton: Rrugës drejt Strasburgut, për t'iu drejtuar Asamblesë së Këshillit të Europës

PËRPLASJE me Serbinë dhe Greqinë/ Rama në KiE: Raporti i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Strasburgut nga ku do t'i drejtohet Asamblesë së Këshillit të Evropës në orën 15:30. Në një postim në profilin e tij në Facebook, kryeministri Rama ka publikuar dhe një foto nga Këshilli i Evropës. 

"MIRËMËNGJES dhe rrugës drejt Strasburgut, për t'iu drejtuar Asamblesë së Këshillit të Europës sot në 15:30, ju uroj një ditë të mbarë,"- shkruan Rama. 

Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e Rezolutës numër 1782 dhe të shpallë të pabazuara të gjitha akuzat e ngritura ndaj Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rezoluta do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, me 125 vota pro, duke bashkuar maxhorancën dhe opozitën për të mbajtur të njëjtin qëndrim, pavarësisht përplasjeve të forta politike që kanë pasur. 

Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim ç'njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK. 

edi rama edi rama ne kie raporti i dick marty-t

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim