LIVE UPDATES
Politike

"Rama ka kapur çdo pushtet"/ Berisha: Gjykatës Kushtetuese ia ka imponuar vendimin për...

Berisha deklaroi se mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, është thirrur për të diskutuar lidhur me zhvillimet në vend, aksionin opozitar dhe betejën për përmbushjen e misionit të PD-së, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.

10 Janar 2026, 13:30 Nga E. D
"Rama ka kapur çdo pushtet"/ Berisha: Gjykatës Kushtetuese
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, është thirrur për të diskutuar lidhur me zhvillimet në vend, aksionin opozitar dhe betejën për përmbushjen e misionit të PD-së, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës theksoi se kjo mbledhje vjen sot në kushtet e një emergjence të vërtetë politike, emergjence të vërtetë natyrore, të gjithanshme.

Kryedemokrati tha gjithashtu se shqiptarët tashmë e kanë shumë të qartë se kush është autori i vërtetë i tunelit të Llogarasë. Ndër të tjera, Berisha nënvizoi se kryeministri Edi Rama ka kapur çdo pushtet dhe sipas tij, gjykatës Kushtetuese ia ka imponuar vendimin për Belinda Ballukun. 

"Siç jeni njoftuar kjo mbledhje thirret për të diskutuar lidhur me zhvillimet në vend, aksionin opozitar dhe betejën tonë për përmbushjen e misionit të PD-së, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Ne mblidhemi sot në kushtet e një emergjence të vërtetë politike, emergjence të vërtetë natyrore, të gjithanshme. Siç del, Edi Rama ka hequr çdo maskë para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Ai de facto ka kryer një grusht shteti, duke marrë pushtetin e parlamentit, bllokuar funksionimin e parlamentit, detyrimin kushtetues të këtij institucioni për të shqyrtuar kërkesat e organeve të drejtësisë për heqjen e imunitetit dhe masa të tjera ndaj personave me imunitet.

Edi Rama ka dëshmuar tashmë para të gjithë shqiptarëve se Belinda Balluku është ai, dhe se Belinda apo Lubia është thjesht një shërbëtore e verbër e tij. Shqiptarët tashmë e kanë shumë të qartë nga dokumente të pakundërshtueshme që ai përpiqet t’i injorojë se autori i vërtetë i tunelit të Llogarasë, me një kosto de facto 93 milionë euro se sa ç’ishte ofruar, apo me dokumente 50 milionë euro më të madhe se sa ishte oferta e dytë e kompanisë që ndërtoi tunelin.

Shqiptarët e mësuan dhe e morën vesh se ndarja e 13 kilometrave në 14 lote të Unazës së Madhe të Tiranës, në të cilën ka lot në rikonstruktim që ka shkuar deri në 32 milionë euro, është totalisht urdhër dhe diktim i Edi Ramës. U duk që në fillim, nuk kishte më asnjë diskutim, se Rama do përdorte në mënyrë antikushtetuese të gjitha mjetet për të mbrojtur veten e tij. Por, siç i thonë asaj fjale që jo çdo e keqe vjen vetëm për të keqe, ky rast shërbeu për të marrë fajësinë publikisht ai me vendimet e tij para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Vetëm një autokrat, një diktator autokrat mund të imagjinojë, mund t’i lejojë vetes veprimet që i lejoi Edi Rama në rastin Balluku, që është faktikisht rasti Rama. Në historinë e këtij shteti, 35 vitet e fundit, nuk ekziston asnjë rast i vetëm që të jenë refuzuar kërkesat e prokurorisë për heqjen e imunitetit. Janë arrestuar kryeministra, janë arrestuar zëvendëskryeministra, janë vënë në ndjekje penale ministra dhe zëvendësministra, por nuk është menduar ndonjëherë që ekzekutivi duhet të bllokojë sistemin e drejtësisë. Me veprimet e tij, faktikisht ai po asgjëson totalisht këtë sistem në raport me shtetin dhe administratën.

Gjykatën Kushtetuese, siç e patë, e kapi në mënyrë barbare. I imponoi gjykatës të marrë kompetencat kushtetuese të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë. Në asnjë germë, në asnjë nen të legjislacionit shqiptar nuk po parashikohet që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë masa sigurie para shqyrtimit të tyre nga sistemi i drejtësisë në tre shkallë. Në asnjë nen. Ky i imponoi gjykatës të marrë pushtetin e gjykatave të tjera në mënyrën më antikushtetuese. Gjykata Kushtetuese firmosi licencën për vjedhje, manipulime, falsifikime të tjera të Edi Ramës dhue Lubi Ballukut, ndërkohë që po shqyrton çështjen.

Çfarë çështje do shqyrtojë? Do shqyrtojë çështjen që pezulloi. Ata e pezulluan masën e sigurimit. Çfarë fytyre kanë ata të marrin vendim tjetër përveç atij që kanë marrë? Pra, de facto, duke bllokuar parlamentin dhe duke u imponuar gjykatës një vendim që do nxijë në analet e drejtësisë shqiptare në të gjithë kohërat, Edi Rama ka marrë çdo pushtet dhe nuk pranon zbatimin e drejtësisë. Tregon se për atë nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë, nuk ka organe drejtësie," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha mbledhja e kryesise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj