Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një aktiviteti politik, Berisha akuzoi mazhorancën dhe përfaqësues të saj për sulme ndaj opozitës, duke përmendur raste të presionit politik dhe tensioneve në Kuvend, ndërsa shtoi se situata aktuale për gratë dhe vajzat në vend është e vështirë.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Shqipëria po qeveriset sipas tij në kushte të një “regjimi autokratik”, ku hapësirat e lirisë për qytetarët dhe opozitën janë të kufizuara ndjeshëm. Gjatë një aktiviteti politik, Berisha akuzoi mazhorancën dhe përfaqësues të saj për sulme ndaj opozitës, duke përmendur raste të presionit politik dhe tensioneve në Kuvend, ndërsa shtoi se situata aktuale për gratë dhe vajzat në vend është e vështirë.
Berisha pretendoi se ndaj opozitës po ushtrohet një fushatë e qëllimshme politike dhe institucionale për ta dobësuar atë. Ai theksoi se këto zhvillime përbëjnë një rrezik për funksionimin normal të demokracisë në vend.
"Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju të pranishëm këtu, një falenderim dhe mirënjohje të thellë për fondacionin Jarl Hjalmarson, presidenten e këtij fondacioni, Eva Gustavson, mike e kahershme, e çmuar e Partisë Demokratike dhe e Shqipërisë. Të falenderoj shumë për praninë tuj këtu, por dhe për të gjithë ndihmën e çmuar që në 25-30 vitet e fundit Partia Moderata dhe Fondacioni Jarl Hjalmarson, i kanë dhënë Partisë Demokratike. Falenderoj me këtë rast dhe kryeministrin tuaj të nderuar, edhe të shpreh kënaqësinë time për sukseset e mëdha të qeverisjes së tij, z. Ulf Kristerson, i cili në kohëra jo të të të lehta ka drejtuar me sukses të madh vendin tuaj të rëndësishëm. Dua të përshëndes praninë e zonjës Eva Doalova, si përfaqësuesja, presidente e rinisë të IDU-së. Është një nder dhe kënaqësi e veçantë prania juaj këtu dhe falenderoj ju, falenderoj presidentin Harper, sekretaren e përgjithshme Tina, për mbështetjen që na keni dhënë dhe na jepni në kohëra jo të lehta për ne, si dhe zotin Filip Uthamar të partisë si motër suedeze.
Falenderoj Albanën dhe të gjithë ju për temën që keni përzgjedhur. Një temë jashtëzakonisht e rëndësishme në çdo kohë, por në kohërat më të vështira kjo merr dhe rëndësi më të madhe. Ne jetojmë, të dashur miq, në një diktaturë autokratike. Një regjim në të cilin, hapësirat e lirisë janë të ngushtuara në tërësi për qytetarët, por janë dhe shumë më të ngushtuara për opozitën. Ne jetojmë në një regjim i cili nga mëngjesi gjer në darkë ka në axhendën e tij luftën aprincipiale, luftën e egër kundër opozitës dhe drejtuesve dhe eksponentëve të saj. Ju jeni dëshmitarë se si Albana Vokshi, pse ka mbrojtur parimet që ne besojmë, ka mbrojtur ju, vlerat, është agresuar në mënyrën më të egër, targetuar edhe familjarisht, nga banditët e kësaj qeverie, jo vetëm banditët në terren, por banditët në parlament, sepse kushtet tona këto janë. Ai që agresoi Albanën në parlament dhe që quhet Taulant Balla, ai është një porositës vrasjesh me dokumenta zyrtare.
Ai person që sot kryeson grupin e Partisë Socialiste dhe që qarkullon si përfaqësues i kësaj pseudo-mazhorance nëpër botë, ai është një person i cili në dosje gjyqësore figuron se ka porositur vrasje dhe se kjo dosje gjyqësore është eliminuar, është shkatërruar me vendim gjykate dhe prokurori për ta mbrojtur atë. Nuk është vetëm një rast, po aty brenda tij janë disa raste. Atëherë, a mund të më thoni mua ju, ka një dallim midis atij xhahilit që agresuan Albanën dhe vajzën e saj në tek qendra e votimit me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste që e agresoi në sallën e parlamentit? Pra, u ndala në këtë moment për të theksuar se cilat janë sot kushtet e vështira, shumë të vështira për motrat, nënat, vajzat dhe gratë shqiptare. Nuk ndalem pastaj dhe te fakti tjetër që Shqipëria ka kryeministrin më mizogjen në Europë. Një kryeministër brutal në qëndrimet e tij ndaj ministreve. Është, i cili ka të përsëritura sekuenca të Idi Aminit në mbledhjet e qeverisë. Mirëpo ai me atlete të bardha dhe me, me ca manierizma të tjera i shuan dhe përpiqet të tregojë në një kohë që në fakt është një mizogjen i pamëshirë, i padenjë jo për atë post, po për asnjë post tjetër në Shqipëri," tha Berisha./Dosja.al
Edi Rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi se problemet në zhvillimin rural nuk lidhen me mungesën e fondeve, por me projektet dhe aplik...
Edi Rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi se bujqësia shqiptare duhet të transformohet përmes bashkimit të fermer&...
Edi Rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi se fermerët shqiptarë duhet të bashkohen sipas modelit të Bashkimit Europian pë...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë...
Mitsotakis dhe Rama GREQI- Marrëdhëniet shqiptaro-greke, çështja e detit dhe të drejtat e pronësisë ishin në qend...
Albin Kurti KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje duket se ka vendosur të heq dorë nga posti i presidentit, duke ia lënë kët...
TIRANË- Ministri shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut nga radhët e partisë BESA, ka reaguar pas publikimit të m...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta është mjeti kryesor për të përballuar krizën dhe...
Gazmend Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar sërish pas mesazheve të publikuara...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria po përballet me një problem të madh strategji...