LIVE UPDATES
Politike

Rama: Vendimi për “çështjen e detit” pritet në 2026. DW: Athina e mohon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mendon se vendimi për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë në zonat detare do të merret brenda vitit 2026.

25 Prill 2026, 09:32 Nga I.A
Rama: Vendimi për “çështjen e detit” pritet në
Mitsotakis dhe Rama

GREQI- Marrëdhëniet shqiptaro-greke, çështja e detit dhe të drejtat e pronësisë ishin në qendër të diskutimit të kryeministrit Edi Rama gjatë një bisede me drejtorin e gazetës *Kathimerini*, Alexis Papachelas, në kuadër të Forumit XI Ekonomik i Delfit.

Duke iu referuar të ashtuquajturës "çështja e detit”, që lidhet me përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike (ZEE) mes Shqipërisë dhe Greqisë, Rama u shpreh optimist se një vendim do të merret brenda vitit 2026. Ai theksoi se palët kanë rënë dakord t'i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare për një vendim përfundimtar.

"Vendimi pritet brenda vitit dhe shpresojmë që deri në vjeshtën e ardhshme të kemi një marrëveshje të plotë për të gjitha çështjet,” deklaroi Rama, duke shtuar se është e domosdoshme që problemet e mbetura mes dy vendeve të zgjidhen njëherë e përgjithmonë.

Marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet e hapura

Kryeministri shqiptar pranoi se çështja e Fredi Belerit kishte krijuar tensione në marrëdhëniet dypalëshe, por nënvizoi se ekziston respekt i ndërsjellë mes tij dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Sipas Ramës kontaktet mes dy vendeve vijojnë, edhe në nivel ministrash të Jashtëm.

Megjithatë Rama theksoi se "nuk ka çështje dypalëshe” mes dy vendeve dhe shprehu vlerësim për Greqinë, duke e cilësuar marrëdhënien si pozitive dhe të rëndësishme. "Kam një admirim të madh për këtë vend. Kam kaluar shumë ditë këtu dhe çdo herë që vij ndiej sikur jam i dashuruar me Greqinë. Si mund të jem armiqësor?” - tha Rama.

Pronat dhe minoriteti grek

Sa u përket të drejtave të pronësisë, Rama e cilësoi këtë si një problem të përgjithshëm shqiptar dhe jo specifik për zonat e minoritetit grek. Ai theksoi se pas ndryshimit të sistemit, mbivendosja e pronave mbetet një sfidë, ndërsa procesi i digjitalizimit po vazhdon për të adresuar këtë çështje.

Në të njëjtën kohë, Rama e quajti minoritetin grek në Shqipëri një "thesar kulturor”, duke vlerësuar edhe angazhimin e kryeministrit grek Mitsotakis për këtë komunitet. "Dua të vlerësoj Kyriakos Mitsotakis, i cili është këmbëngulës për këtë çështje. Ai lufton për popullin e tij, dhe unë i them popullit tim se duhet të tregojmë sa shumë e vlerësojmë këtë marrëdhënie.” - tha Rama.

Ekonomia dhe politika rajonale

Duke folur për ecurinë e përgjithshme të Shqipërisë dhe për zhvillimin ekonomik Rama tha se Shqipëria synon të shndërrohet në një nyje energjetike rajonale, me mbështetjen e SHBA-së dhe në bashkëpunim me Greqinë.

Në aspektin gjeopolitik Rama rikujtoi rolin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe u shpreh optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se rajoni nuk është i harruar dhe se është më afër se kurrë integrimit në Bashkimin Evropian.

Migracioni

Rama foli edhe për fenomenin e emigrimit, duke vënë në dukje se "Shqiptarët vazhdojnë të largohen. Kjo është e natyrshme për një vend që ka kaluar 50 vite izolimi." Por sipas tij vërehet edhe se gjithnjë e më shumë shqiptarë po kthehen në vend, ndërsa ekonomia formale po zgjerohet.

Ai konfirmoi gjithashtu bashkëpunimin me Italinë për çështjet e migracionit, duke theksuar se Shqipëria u përgjigjet pozitivisht kërkesave në këtë drejtim.

Sa u përket komuniteteve të huaja, Rama nënvizoi traditën e mikpritjes së Shqipërisë, duke përmendur strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe të afganëve dhe iranianëve kohët e fundit./DW

edi rama kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës