LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbetjet/ Rama: Saranda 'kampione' për pastërtinë, Shkodra ku thërret qameti

•Kryeministri Edi Rama bëri një rezyme të gjendjes së mbetjeve në Bashkitë e Shqipërisë. •Gjatë Forumit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qarkulluese, kreu i Qeverisë theksoi se Bashkia Sarandë është kampione për pastrimin, ndërsa për Shkodrën u shpreh se është mos më keq. • Pogradeci, Gjirokastra, Kamza, Elbasani dhe Lezha u përmendën nga Rama si bashki që kanë bërë ndryshime në aspektin e mbetjeve dhe pastërtisë. • Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf u shpreh se legjislacioni për mbetjet në vendin tonë, nuk është në përputhje me direktivat e BE-së. •Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro deklaroi se duhet bashkëpunim, financim dhe përgjegjësi nga ana e Bashkive për të menaxhuar mbetjet.

6 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Rama-ambasadorit gjerman: Nëse ju s'keni sukses, i bie të mbyllim mbledhjen, s'ju mundim dot

Mbetjet/ Rama: Saranda 'kampione' për pastërtinë,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ambasadorit gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, i cili tha se edhe vendi të cilin ai përfaqëson nuk ka arritur sukses me riciklimin. Referuar kësaj deklarate, Rama, në një takim me kryebashkiakët për pastërtine dhe mbetjet, tha se nëse Gjermania nuk korr sukses, atëherë ai është i detyruar ta ndërpresë mbledhjen. Kreu i qeverisë shtoi se gjithsesi nuk pretendon të kalojë Gjermaninë, pasi shqiptarët do të bëheshin njerëz pa buzëqeshje. 

'Dua të nxjerr një fjali nga ajo që tha ambasadori, mos kujtoni që kemi arritur ne qëllimin falë riciklimit. Nëse Gjermania s'e ka arritur, atëherë të mbyllim mbledhjen. I bie se sa shumë kemi ne për të bërë. Jo për të mundur Gjermaninë, s'e pretendojmë. Se ka dhe siklete të tjera po të bëhesh si këta, të ikën buzëqeshja. Baza është pozitive, por duhet punë. Shumë faleminderit, të gjithëve,'- tha Rama ndër të tjera. 

1 MUAJ ME PARE

Spahia s'i shkon në takim me kryebashkiakët/ Rama: Pastërtia në Shkodër është ku thërret qameti

Mbetjet/ Rama: Saranda 'kampione' për pastërtinë,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Shkodrën në lidhje me pastërtinë e ambientit, e vetmja bashki që drejtohet nga Partia Demokratike. Në një takim me kryebashkiakët, nbë të cilin Bardh Spahia i Shkodrës mungoi, Rama tha se situata në këtë qytet është 'ku thërret qameti'. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se me rëndësi ka që të ketë përpjekje e qasje, sepse situata mund të ndryshojë. 

"Duke ju falenderuar të gjithë që keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe duke pasur bindjen që kjo do të shërbejë edhe si inkurajim sepse janë bërë ndryshime të mëdha, s'po përmend që kemi situata negative, s'po i përmend. Kryetari i Bashkisë Shkodër nuk është këtu, por me të ka një përpjekje dhe ka një qasje, pavarësisht se situata e pastërtisë në Shkodër është ku thërret qameti. E vërteta duhet thënë. Faleminderit të gjithë, Gjermania nuk është ndarë nga kjo fushë që në krye të herës, projektet kanë qenë të shumta. E rëndësishme është që vullneti dhe dëshira për ta vazhduar mbështetjen është e madhe.,"- tha Rama ndër të tjera. 

1 MUAJ ME PARE

Rama merr me radhë kryebashkiakët: Lezha kryeson për pastërti, Kamza ishte si mos më keq, Shkodra problematike

Mbetjet/ Rama: Saranda 'kampione' për pastërtinë,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë me radhë të gjitha bashkitë duke i renditur për nivelin e pastërtisë. Në një takim me kryebashkiakët, Rama tha se në listë e para vijon të qëndrojë Lezhë. Ai lavdëroi Kamzën për ndryhsimin e bërë, Elbasanin dhe Cërrikun gjithashtu. Ndërsa për Shkodrën tha se është shumë problematike situata në këtë qytet. 

"Gjatë këtij viti është bërë një punë falë angazhimit shumë serioz të kryetarëve të bashkive, dua të përmend Himarën. Ku është kryetari? Ja. Dua ta përmend si histori suksesi, nuk do të cuditesha fare që të mos ishte këtu sepse ka qenë gjithmonë prezent kur ka ngrënë dru. Është një shembull, shembull për tu marrë parasysh nga të gjithë. Tregon se sa e rëndësishme është që të ndërtohet një raport pozitiv me të gjithë komponentët në territor. Sot ne e shohim të mishëruar në disa shembuj. Pogradeci, ka qenë një zonë për të ardhur keq në aspektin vizual, mes natyrës dhe plehrave të mbetura rrugëve. Kamza, shëmbëlltyra më dramatike e pisllëkut, sot është një pasqyrë pastërtie. Gjirokastra dhe Elbasani, gjithashtu. Kamza ka qenë shëmbëllktura e papastërtisë. Ajo që ka bërë Cërriku ëhstë shumë domethënëse, tregon vizion dhe lidership. Aftësi ndërveprimi me faktorët e duhur në këtë rast. Tregon një kapacitet ndërkomunikues me të gjithë. U është dhënë mundësia që nga mbetjet të krijojnë ekonomi. Por, edhe për t'i informuar dhe për t'ua bërë të kuptueshme që ne jemi mbretëria e skepticizmit me çdo gjë të re. Diçka që nuk e përqeshim, por e vlerësojmë shumë tek të tjerët. Mjafton të shikosh se çfarë hareje ngjall tek këta shërbimi satelitor, për ta kuptuar. Kryetari i Cërrikut i është dashur të shkojë e t'ua shpejgojë fermerëve se me mbetjet e tyre mund të përfitojnë ekonomikisht. Nuk ka qenë e lehtë. Edhe Saranda ka qenë njësoj, një bashki që ka prodhuar dhjetëra artikujt të këqinj e negativë për Shqipërinë. Sot është ndryshe për shkak të ndërveprimit të duhur me të tjerët. Vijmë tek ndryshimi i madh. Janë mbyllur fushat ilegale të plehrave. ështu që, objektivi tani është kalimi në një fazë tjetër duke marrë shembull e më të mirëve. Tani jam bërë i bezdisur për të gjithë duke nxjerrë Lezhën të parën. Është koha që të mos qëndrojnë në pozicionin që vetëm pastrohet, por të futesh edhe në riciklim. E njëjta gjë edhe për të tjerët,"- tha Rama ndër të tjera. 

1 MUAJ ME PARE

Rama për kryebashkiakun e Himarës: Ku është? Ka ngrënë dru publikisht, por u zgjua nga gjumi

Mbetjet/ Rama: Saranda 'kampione' për pastërtinë,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama kalavdëruar kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, të cilin e kritikoi një vit më parë për mungësën e pastërtisë në qytetin bregdetaj. I pranishëm në një takim me kryebashkiakët, Rama tha se Goro është 'zgjuar' nga gjumi dhe situata në Himarë ka ndryshuar. 

"Besoj e kujtoni se çfarë ndodhte me malet e plehrave që sillnin në çdo dritare ajrin e ndotur e toksik. Pa diskutim banorët e Durrësit e kujtojnë dhe kjo gjë ka mbetur në mendjet e shumë njerëzve jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë. Bëhet fjalë për fushën e mbushur me vargmale pelhrash në natyrë, në Porto Romano, që sot është kthyer në një nga parqet më të bukura. Sot ne jemi në 90% të grumbullimit të tyre dhe kemi akoma një sasi relativisht të vogël dhe kemi ende për të grumbulluar. Gjithsesi, kjo gjë duhet trajtuar si një problem i madh. Gjatë këtij viti është bërë një punë falë angazhimit shumë serioz të kryetarëve të bashkive, dua të përmend Himarën. Ku është kryetari? Ja. Dua ta përmend si histori suksesi, nuk do të cuditesha fare që të mos ishte këtu sepse ka qenë gjithmonë prezent kur ka ngrënë dru. Është një shembull, shembull për tu marrë parasysh nga të gjithë. Tregon se sa e rëndësishme është që të ndërtohet një raport pozitiv me të gjithë komponentët në territor. Sot ne e shohim të mishëruar në disa shembuj. Pogradeci, ka qenë një zonë për të ardhur keq në aspektin vizual, mes natyrës dhe plehrave të mbetura rrugëve. Kamza, shëmbëlltyra më dramatike e pisllëkut, sot është një pasqyrë pastërtie. Gjirokastra dhe Elbasani, gjithashtu,"- tha Rama ndër të tjera. 

Një vit më parë, Rama tha se kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ishte shembulli për të fjetur gjumë. Madje i tha të zgjohej në katër të mëngjesit dhe t’i mblidhte mbetjet me një çantë dore.

1 MUAJ ME PARE

Forumi i mbetjeve, Zingraf me kritika: Legjislacioni aktual s'është në përputhje me direktivat e BE-së

Mbetjet/ Rama: Saranda 'kampione' për pastërtinë,
Peter Zingraf

TIRANË- Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf u shpreh ditën e sotme se legjislacioni për mbetjet në vendin tonë, nuk është në përputhje me direktivat e BE-së. Gjatë forumit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese, Zingraf po ashtu vuri theksin se organizimi i sistemit të mbetjeve. Ai shtoi se shërbimet për depozitimin e mbetjeve nuk janë ofruar të gjitha, pasi nuk është përcaktuar një target i caktuar. 

'Kënaqësi të jem këtu. Është një temë e rëndësishme për Shqipërinë. Është një nga fushat kryesore të mjedisit. Ekonomia qarkulluese është një nga shtyllat kryesore të rritjes së gjelbër në BE.

Shqipëria e ka vendosur veten në objektivat afatgjatë për të arritur në këtë sistemin modern në sistemin e mbetjeve, legjislacioni prezent aktual nuk është në përputhje tërësisht me direktivat e BE-së në sektorin përkatës. Këto janë modifikuar që në 2018, por ju e bëni për Shqipërinë këtë dhe jo për ndjekur rregulla të Brukselit. Mbetjet janë të kushtetueshme, nëse i reduktoni materialet, keni reduktuar kostot. 

Niveli i mbulimit është rritur në 87% ne 2022, eshte nje hap i mirë përpara, shumë shërbime që janë ofruar për depozitimin e mbetjeve por nuk është i mbuluar i gjithi. Targeti është i ulët, nuk është përcaktuar një target. Kjo detyrë është zbatuar në të gjitha nivelet. Me udhëzimet e prezantuara sot, Bashkitë do të marrin një mjet shumë të mirë, duhet ta përdorni sa më mirë, ju uroj shkëmbime të frytshme sot.'- u shpreh ai. 

1 MUAJ ME PARE

Forumi i menaxhimit të mbetjeve, Kumbaro: Jemi dobët me riciklimin, koha për një revolucion tjetër

Mbetjet/ Rama: Saranda 'kampione' për pastërtinë,
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi ditën e sotme në Forumin për menaxhimin e mbetjeve, se Shqipëria ka nevojë për një revolucion tjetër, për sa i përket riciklimit. Në fjalën e saj, ajo u shpreh se vendi është përmirësuar ndjeshëm në aspektin e mbetjeve e se Bashkitë kanë kryer punën e tyre. Mirëpo, ministrja theksoi se duhet më shumë bashkëpunim, financim dhe angazhim nga ana e tyre.

'Në pyllin e Sodës për 3 muaj rrjesht nuk mbaronin kamionët që mbusheshin me plehra që kalonin në pikat fundore. Në këtë vit, është për t'u vlerësuar se menaxhimi i mbetejve në shkallë vendi është sjellë si një kauzë sociale, si çështje që duhen vlerësuar. Të përmirësosh cilësinë e jetës nuk do të thotë të harrosh jetën por të përmirësosh jetesën. Kjo do të thotë se duhet nxitur ekonomia qarkulluese. Me mbështetjen e partnerëve kemi mbyllur në 1 vit rreth 15 venddepozitime të paligjshme, janë ende pak nga ato që duhet të mbyllim. Investimi po bëhet nga qeveria, përmes financimeve dhe nga qeveria e shtetit. Po përgatitemi për kantiere të reja. Do të financohen pika të vogla. Gjithmonë e më shumë janë dhe do të jenë bashkitë ato që do e kenë këtë detyrë, është çështje përgjegjisie. Nuk jam ndjerë mirë që në kontrollet në territor jemi detyruar që të vendosim gjoba. E pamë vitin 2022 që jo vetëm Lezha që kishte flamurin e pastëristë, por dhe Himara e Saranda e shumë bashki të tjera, Fieri, u bënë të pastra. Me partnerët tanë gjermanë po ndërtojmë modele.është për të ardhur keq kur shikon pirgje të mëdha, të cilat po t'i kthehemi traditës së vjetër riciklohen. Ne jemi një vend që me rritjen e ekonomisë konsumojmë rreth 800 mijë ton në vit, jemi ende dobët me riciklimin, është koha për një revolucion tjetër, atë në mentalitet. Do marrë shumë kohë dhe vite por ne mund ta fillojmë përpara. Të gjithë bashkë, të mëdhenj e të vegjël do ta konsiderojmë si kauzë totale. Kjo luftë kërkon bashkëpunim, financim dhe angazhim. '- u shpreh Kumbaro.

edi rama rama me kryebashkiaket 30 shtator 2022

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE