21 Janar 2025, 14:29
Nga M.B
Foto nga takimi
DAVOS- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Gjatë qëndrimit të tij atje, Rama ka zhvilluar takim me kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë & Politikën Publike të TikTokut për Europën, Christine Grahn.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe foto nga takimi, ai shkrun se me Grahn diskutuan rihapjen e TikTok në Shqipëri në një kohë sa më të arsyeshme. Ndërkohë që diskutimet e kreut të qeverisë për rihapjen e platformës, bëhen në një kohë që mbyllja nuk është bërë akoma.
Rama vë theksin te rihapja duke shtuar se duhen të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave, sipas tij janë të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë.
Postimi:
Davos, Forumi Ekonomik Botëror - Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë
Vendimi për mbylljen e platformës së Tik Tok në Shqipëri, u lajmërua nga kryeministri Edi Rama disa ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij. Sipas kryeministrit mbyllja e Tik Tok isht një përgjigje e arsyeshme ndaj shqetësimeve të prindërve dhe komunitetit edukativ për ndikimin negativ të kësaj platforme mbi fëmijët dhe adoleshentët.
Rama ka theksuar vazhdimisht në deklaratat e tij mbi çështjen se Shqipëria, si një vend demokratik, ka marrë këtë vendim duke u bazuar në kërkesat e shumicës së prindërve, të cilët shprehin shqetësimin për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve të tyre në këtë platformë. Vendimi i Ramës është kundërshtuar nga opozita dhe partitë e reja, pasi sipas tyre kryeministri po e bën për arsye elektorale.
edi rama christine grahn tik tok
Politike
21 Janar 2025, 12:14
Dosja.al
Donald Trump dhe ambasadat
TIRANË- Ceremonia e betimit të presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Politike
21 Janar 2025, 14:20
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Vetëm brenda një dite, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dhënë gjoba në vlerë prej 4...
Politike
21 Janar 2025, 13:29
M.B
Eduart Kapri
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Edua...
Politike
21 Janar 2025, 13:24
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat të dhënë mesditën e sotme u pyet edhe ...
Politike
21 Janar 2025, 13:17
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat u pyet nga gazetarët n&eum...
Politike
21 Janar 2025, 13:06
M.B
Edmond Sula dhe Gazment Bardhi
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 30 janar seancën gjyqësore pë...
Politike
21 Janar 2025, 12:54
Klevis Balliu
TIRANË- Koordinatori i PD për rajonin e Tiranës Klevis Balliu, tha se 21 Janari për Edi Ramen është dit&eu...
Politike
21 Janar 2025, 12:56
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur ditën e sotme inaugurimin e Presidentit të...
Politike
21 Janar 2025, 12:46
M.B
Edi Rama
DAVOS- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale për komentet lidhur me "21 janarin". Rama shpreht se ka shumë ...
Politike
21 Janar 2025, 11:38
M.B
Erion Braçe
TIRANA- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka thirrur sot në seancë dëgjimore Autoritetin e Mbikëqyrjes F...