LIVE UPDATES
Politike

Rama ndryshon mendje: 3% e strehimit social mund të jepet në Lekë

Gjashtë vite më parë socialistët miratuan në Kuvend ligjin për ‘Strehimin Social’. Për çdo ndërtim me qëllim banimi mbi 2000 m2, 3% e sipërfaqes duhet të jepet për banesa sociale – përcakton ligji, i kundërshtuar që në krye të herës nga ndërtuesit. Këta të fundit kanë dy mundësi: 3% të sipërfaqes së kërkuar për banesa sociale ta japin në vendin ku po ndërtojnë, ose në rast pamundësie, ta japin diku tjetër.

13 Qershor 2024, 17:23 Nga r.ll
Rama ndryshon mendje: 3% e strehimit social mund të jepet në Lekë
tirane

TIRANË- Prej vitit 2018, kush ndërton më shumë se 2000 m² është i detyruar të dhurojë 3% të sipërfaqes për banesa sociale. Ligji i jep mundësi ndërtuesve që 3% e strehimit social ta japin në vendin ku ndërtojnë ose diku tjetër. Por kryeministri Edi Rama e cilësonte të padrejtë mundësinë e dyte. Vitin e kaluar, Rama deklaroi se 3% i strehimit social do të jepej vetëm aty ku ndërtohej. Verifikimet tregojnë se angazhimi i Ramës nuk u përmbush, ndonëse ligji u ndryshua.

Gjashtë vite më parë socialistët miratuan në Kuvend ligjin për ‘Strehimin Social’. Për çdo ndërtim me qëllim banimi mbi 2000 m2, 3% e sipërfaqes duhet të jepet për banesa sociale – përcakton ligji, i kundërshtuar që në krye të herës nga ndërtuesit.

Këta të fundit kanë dy mundësi: 3% të sipërfaqes së kërkuar për banesa sociale ta japin në vendin ku po ndërtojnë, ose në rast pamundësie, ta japin diku tjetër.

Neni 19 i ligjit për ‘Strehimin Social’ i pandryshuar
Neni 19 i ligjit për ‘Strehimin Social’ i pandryshuar

Por kryeministri Edi Rama e vlerësonte si të padrejtë alternativën e dytë. Sipas tij, 3% për strehim social duhej dhënë në objektin ku po ndërtohej.

“Ju duhet t’i jepni ato 3% aty ku ndërtoni, jo ndërto ti këtu dhe ma jep 3% në fund të botës se disa njerëz do jetojnë në qendër dhe janë ca të tjerë që do rrinë në fund të botës që të kenë afër delet.”, deklaronte Rama vjet, duke premtuar rishikimin e ligjit në këtë pikë.  

“Ne do ta shikojmë këtë që 3% të jepet aty ku ju ndërtoni, aq sa i takon njerëzve në Tiranë të cilët duhet të përfitojnë nga ato programe.”, theksonte kryeminsitri tetorin e shkuar.

Vitin e kaluar ligji për ‘Strehimin Social’ pësoi disa ndryshime, një prej të cilave prekte nenin 19 – që përcakton konributin e sektorit privat në krijimin e fondit publik për banesat sociale.

Neni 19 i ligjit për ‘Strehimin Social’ i ndryshuar
Neni 19 i ligjit për ‘Strehimin Social’ i ndryshuar

Ndryshimet vendosën se rregullat e zbatimit të këtij kontributi do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

VKM-ja, e miratuar shtatë muaj pasi kryeministri deklaroi se 3% duhej dhënë në vendin ku ndërtohej, e la të pandryshuar mundësinë e shlyerjes së 3% të sipërfaqes fizike edhe diku tjetër- jo domosdoshmërisht aty ku ndërtohet.

‘…në rast pamundësie për ta dhënë në sipërfaqen ndërtimore të banimit që ndërtohet, subjekti privat e jep atë menjëherë në një sipërfaqe tjetër ndërtimore banimi,’- shkruhet ndër të tjera në VKM.

Por nuk mbaron me kaq. Vendimi krijoi një mundësi tjetër për ndërtuesit duke lejuar kalimin e sipërfaqes 3% në vlerë leku dhe jo ndërtim, praktikë kjo e ndjekur nga Bashkia e Tiranës prej pesë vitesh.

Në vitin 2019, përmes një vendimi të Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës modifikoi mënyrën e vjeljes së taksës, duke i dhënë mundësi ndërtuesve ta konvertonin 3% e sipërfaqes fizike të objektit në vlerë monetare.

‘Në rast se sipërfaqja takuese në favor të Bashkisë Tiranë sipas parashikimeve të këtij vendimi, ofrohet nga zhvilluesi privat që të paguhet në vlerë leku, konvertimi i sipërfaqes përllogaritet duke shumëzuar sipërfaqen takuese me vlerën e referencës të banesave në zonën për të cilën ka aplikuar për leje ndërtimi, sipas përcaktimit të bërë me udhëzim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.’

Ndryshe nga sa deklaroi Rama, ndërtuesit sërish kanë mundësinë e shlyerjes së 3% për strehimin social në vendin ku ndërtojnë ose diku tjetër. Madje, qeveria tashmë legjitimon edhe konvertimin e sipërfaqes së kërkuar në lekë- praktikë e ndjekur prej pesë vitesh nga Bashkia e Tiranës. Ndaj, nisur nga verifikimi i kryer dhe të dhënat e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se 3% për strehimin social të jepet aty ku ndërtohet do ta kategorizojmë të pavërtetë.

Marrë nga Faktoje.al 

edi rama strehimi social


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj