Dita e 13 e protestës/ Mijëra qytetarët “pushtojnë” Tiranën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeminist...
Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeminist...
Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje 12 Qershor, 13:06 ...
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
Masivizohet revolta! Protesta zhvendoset edhe në Gjenevë, qindra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama...
Në lidhje me shëndetësinë, Kryeministri pohoi se ka ende punë për të bërë, ndërsa theksoi se Shqipëria do të jetë më e mirë se kjo që është sot.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i pyetur për thirrjet e protestuesve "Rama në burg, Berisha në burg" tha se nuk dëshiron t'i komentojë fare, ndërkohë shtoi se koha e linçimeve me turma ka vdekur njëherë e mirë. I ftuar në një intervistë në “Shqipëria Live”, Rama tha se ujë e drita 24 orë ka dhe po punohet për zonat që nuk kanë. Në lidhje me shëndetësinë, Kryeministri pohoi se ka ende punë për të bërë, ndërsa theksoi se Shqipëria do të jetë më e mirë se kjo që është sot.
Pjesë nga intervista:
Rama: Nuk dua të bëj komente, por dua të them që koha kur njerëzit linçoheshin me turma ka vdekur njëherë e mirë.
Pyetje: A ka ndonjë kërkesë që ju pajtoheni? A kanë të drejtë kur thonë që shëndetësia nuk është falas, hetimet duhet të shkojnë deri në fund, që s’kanë ujë dhe drita? A kanë të drejtë që janë rritur shifrat e largimeve?
Rama: Kjo e fundit është e pavërtetë, shifrat tregojnë të kundërtën: jo rritje, por zbutje të tendencës mes ikjeve dhe kthimeve. Të tjerat tregojnë që shëndetësia ka ende punë për të bërë. Ujë e drita 24 orë ka, siç nuk ka pasur asnjëherë në këtë vend, por ka ende zona që kanë nevojë për t’i pasur 24 orë, dhe ndaj ne vazhdojmë punën për t’i realizuar ato.
Pyetje: Sa kohë ju duhet?
Rama: Mesa di unë mandati mbaron në 2029, do bëhet bilanci dhe do të jetë populli që do japë votën e vetë.
Pyetje: Çfarë do mendonit të shihnit kryeministrin e vendit pas 13 vitesh të thotë që shëndetësia nuk është aty ku duhet?
Rama: Çfarë do mendoja unë? S’ka nevojë të imagjinoj, kthej kokën pas, shikoj nga jemi nisur dhe mendoj që është Shqipëria më e mirë që kemi pasur ndonjëherë. E kam thënë dhe e përsëris që Shqipëria do jetë më e mirë se kjo që kemi sot./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për protestat e vazhdueshme në Tiranë u shprehur se ato nuk janë nj&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të ...
Sali Beirsha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Beirsha deklaroi se heqja e përcaktimit të moshyrjes ndaj tij është n&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas interesit të gazetarëve për vendimin e SH...
"Dënoj gjithashtu provokacionet e ulëta të Edi Ramës ndaj protestuesve, epitetet, fiksimet, halucinacionet e tij. Njëherë i para...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të heqë dorë menjëher...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë d...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shprehu ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar heqjen e “non gratës” nga SHBA, duke e cil...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka uruar anëtarët e Partisë Socialiste me rastin e 35-vjetorit të themelimit të ...