LIVE UPDATES
Politike

"Rama nuk flet kurrë për familjen"! Berisha: Ne do bëjmë që familja shqiptare të jetë krenaria e kombit

Për Liderin e opozitës, familja shqiptare është garancia më e madhe se ky vend ka të ardhme dhe do të ketë të ardhme.

19 Shkurt 2025, 19:23 Nga E. D
"Rama nuk flet kurrë për familjen"! Berisha: Ne do
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së garantoi përpara shqiptarëve, se familja do të jetë krenaria e kombit. Berisha gjithashtu u shpreh se Rama nuk ka folur kurrë për familjen. Për Liderin e opozitës, familja shqiptare është garancia më e madhe se ky vend ka të ardhme dhe do të ketë të ardhme.

"Është quajtur historike fitorja e vitit 1992. Por iu garantoj se më historike, në raport me qenien tonë kombëtare, është fitorja e 11 majit. Ju jeni dëshmitarë, këto ditë se në ç’gjendje ndodhet vendi, çfarë makinerie gjigante mashtrimi dhe manipulimi ka krijuar narkoshteti dhe regjimi i tij. Një njeri, i cili i thotë qytetit se kam mbjellë 1 milion pemë dhe nuk ka mbjellë gjithsej 10 mijë të tillë, por ka marrë paratë e fidanëve. Një njeri, i cili i thotë qytetit ‘unë do të pastroj dhe do të bëj model se do i djeg plehrat në djegësin’ dhe shpenzon 130 milionë euro dhe djegësi nuk ekziston. Një njeri, i cili ka përdorur një model vjedhje që asnjë nga ne që jemi këtu, nuk e kishim dëgjuar kurrë më parë, formati 5D, që fitonin drejtorët tenderat e bashkisë.

Ky njeri, që ka 2 vjet që duhej të ishte i dënuar të paktën 60 vite për këto që ka bërë, dhe tani ngrihen të gjithë ata që ky i ka shpërblyer me paratë e qytetarëve të Tiranës, ngrihen të gjithë ata që kanë vjedhur me të, rrethojnë gjykatën, rrethojnë prokurorinë... Absolutisht u kërkoj të ndiqni, të ktheheni dhe të shihni filmin e viteve ’80, kur Eskobari rrethon gjykatën. E dyta herë në histori që shteti rrethon gjykatën. Dhe, shikoni çfarë, rroftë Skapi, poshtë Skapi. Dhe, Berisha tha do shkrijmë Skapin. Mor miq, po një prokurori politike është prokurori e diktaturave. Një prokurori politike është armike e egër e lirisë, pavarësisht, po qe prokurori politike, ajo është rrezik i madh për lirinë e të gjithë shqiptarëve.

PD ia doli, Skapin që Edi Rama e mban si dekoratë, e ka damkosur me tre rezoluta ndërkombëtarë si prokurori të mirëfilltë politike. JD Vance u shpreh haptas, arrestoni oponentët politikë dhe liderin e opozitës, arrestoni gazetarë. A nuk kanë ndodhur këto në Shqipëri të gjitha? Pra, u ndala në këtë moment për të theksuar se çfarë manipulimi. A i dëgjoni ndonjëherë mediat e qeverisë që të flasin për familjen? A e dëgjoni ndonjëherë Edi Ramën të flasë për familjen? A i dëgjoni ato ministre, që unë për definicion duhet t’i respektoj, të flasin për familjen shqiptare? Asnjëherë! E kanë hequr fjalën familje. Janë disa terma që janë zhdukur nga fjalori zyrtar. Ndaj dhe ne do ta rikthejmë me forcën më të madhe. Do bëjmë që familja shqiptare të jetë krenaria e kombit shqiptar. Do të bëjmë që fëmijët e një familje shqiptare, ëndrrën shqiptare ta bëjnë realitet në Shqipëri dhe kjo është garancia më e madhe se ky vend ka të ardhme dhe do ketë të ardhme," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve