LIVE UPDATES
Politike

"Rama nuk përballet me qytetarët", Berisha: Në vend të debatit paraqet Lamborghinin e Noizy-t që kushton sa 10 mijë pensione

Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se 11 maji do të jetë fundi i kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

3 Maj 2025, 20:39 Nga r.ll
"Rama nuk përballet me qytetarët", Berisha: Në vend
sali berisha

FIER- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot në takimin përmbyllës në Fier se kryeministri Edi Rama ka hequr dorë nga përballja me qytetarët. Berisha tha se Rama në vend të debatit paraqet Lamborghinin e Noizy-t, që sipas tij ka kushtuar sa mijëra pensione së bashku. 

Më tej kreu i Partisë Demokratike u shpreh se 11 maji do të jetë fundi i kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Në mbyllje të fjalës së tij, Berisha u shpreh se programi i koalicionit "PD-ASHM" është programi më i mirë që Shqipëria ka patur ndonjëherë.

"Por, miqtë e mi, nata 12 vjeçare vazhdon edhe këtë muaj në formën më të shëmtuar. A e shihni ju, një njeri që ka qeverisur 12 vjet, dhe nuk del dot para jush t’ju numërojë një sukses të vetin. Nuk del dot! Ka 3 muaj që ju flet për kënetë, për buf. Ka 3 muaj që, sillet si hokatar, si klloun nga skena në skenë dhe që refuzon, burreci 2 metra i gjatë nuk guxon të ballafaqohet para jush, në studiot televizive, apo në sheshet e qyteteve. Jo vetëm kaq, por urdhëron edhe Zegjinetë e tij, mos pranoni konfrontim, ballafaqim. Mos pranoni debatet me këto zonja dhe zotërinj, të cilat janë detyrim absolut qytetar, zyrtar, moral, ligjor. Ai që vjen me të kërkuar votën, duhet të ketë kurajon të dalë para teje. Duhet të ketë kurajon të paraqitet me të gjitha arritjet dhe dështimet e tij tek ju.

Por, ai në vend të debatit, në vend të transparencës paraqet vallet e Lubi Ballukut, piskamat e Zegjinesë, dhe së fundmi Lamborghinin e Noizit. O miq, po Lamborghini i tij kushton miliona. Ai ta gëzojë, se e ka nga fitimet e tij me këngën, por ai nuk është pension. Por, ai kushton sa 10 mijë pensione, sa 50 mijë pensione, siç kushton djegësi i Tiranës, i zhdukur, 130 milionë.
Ja, t’i them edhe njëherë, krushkut të nderuar të demkratit. Po si mund të jesh ti me atë, që ka zhdukur ka zhdukur 130 miionë euro. Taksat tuaja, pavarësisht çfarë je, demokrat, socialist, i pa parti, po ajo është puna dhe djersa jote. Ku janë 130 milionë euro? Ku është djegësi i Fierit që e shëtitën vërdallë, dhe sot është një llamarinë që nuk punon? Ku janë, 120 milionë euro të Beketit? Ku janë, 21 milionë euro udhëtime me avion taksi? Ku janë, 33 mijë euro shishja e Romanee Contit?

Prandaj dhe, urdhri, mos dilni para qytetarëve. Mos u ballafaqoni me qytetarët. Por, ai që fshihet është më i ligu, më i keq se ai që bën, është ai që fshihet.. se ai është pa kurajo fare. Ai, edhe ka bërë, edhe kurajo s’ka.11 maji po vjen. Edi Rama është fundi yt! Miq, e mbajta këtë fjalim, duke dialoguar me një të panjohur. E bëra edhe nga dëshira ime e zjarrtë që kam, të mos mbaj fjalime, por të takoj vetëm qytetarët, të diskutoj me ta, të arsyetoj me ta dhe kam bindje se, ky është programi më i mirë që Shqipëria ka patur ndonjëherë. Kam bindje se, ky program është i Fierit madhështor dhe Shqipërisë madhështore, në 8 ditë.
Fitorja është në duart tuaja. Fitorja pret që ju ta çoni në çdo zemër shqiptare. Rrofshi ju, rroftë Fieri, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!"", tha Berisha. 

sali berisha ne fier

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet