LIVE UPDATES
Politike

Rama për emisionin amerikan: Shqipëria ka probleme me krimin e organizuar dhe korrupsionin, 'minojnë' ligjin

Rama u pyet nga gazetari në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe se pikërisht për këtë shkak vendi ynë nuk ka një reputacion të mirë. Rama u shpreh se kemi të bëjmë më një dezinformim të madh. Ai tha se vendi ynë ka bërë përparime sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar por siç tha ai nuk jemi perfektë. 

23 Shtator 2022, 20:53 Nga F.M e.k
Rama për emisionin amerikan: Shqipëria ka probleme me krimin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë një interviste të dhënë nga New Yorku u ndal dhe tek situata e krimit dhe korrupsionit në vend. 

Rama u pyet nga gazetari në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe se pikërisht për këtë shkak vendi ynë nuk ka një reputacion të mirë. Rama u shpreh se kemi të bëjmë më një dezinformim të madh. Ai tha se vendi ynë ka bërë përparime sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar por siç tha ai nuk jemi perfektë. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Gazeatri: Lexojmë në media online për Shqipërinë por edhe si ministër kam frikë kur kishim të bënim me Home Office dhe sistemin penitenciar, Shqipëria nuk ka pasur një reputacion shumë të fortë në këto çështje. Do të ishte me interes të dinim çfarë qëndron dhe çfarë nuk qëndron që do të na ndihmonte ta kuptonim më mirë situatën. 

Edi Rama: Para së gjithash, ju duhet ta kishit ditur tashmë se pasi fjalët kalojnë gojë më gojë ka edhe deformime. Nuk është se ju bëj me faj juve dhe nuk e mohoj kurrë që ne kemi probleme me korrupsionin, por edhe probleme me krimin sepse nuk kemi arritur ende në nivelin e një vendi modern që u ofron qytetarëve të vet të gjitha shërbimet dhe standartet që e bëjnë korrupsionin të panevojshëm, sepse kur bëhet fjalë për vendet në zhvillim korrupsioni në fund të fundit është një alternativë e shtetit, është një shërbim që ofrohet në një mënyrë jo të ligjshme sepse shteti është i vonuar, dembel ose i pamundur të ofrojë këtë shërbim.

Gazetari: A mund të ndërhyj një sekondë kryeministër. Kjo është një pyetje historike. A ekzistonin krimi i organizuar dhe korrupsioni gjatë regjimit komunist apo u shfaqën për shkak të rënies së komunizmit në ‘89?

Edi Rama: Jo, gjatë komunizmit, ne kurrë nuk e kemi dëgjuar fjalën korrupsion. Fjala korrupsion ka hyrë vonë, është në fjalori e ri. Me sa mbaj mend nuk më kujtohet ta kem dëgjuar fjalën korrupsion. Ndërsa krim, po, ka pasur disa krime të vogla, por jo krim të organizuar. Sipas përkufizimit krimi i organizuar është ndërkombëtar, pra ka lidhje me trafikimin, me kontrabandën dhe shumë aktivitete të tjera që nënkuptojnë kufijtë, ndërveprimet. Pra nuk i kemi pasur këto dikur, por nuk kemi pasur dhe shumë gjëra të tjera gjatë komunizmit, per shembull Shqipëria ishte vendi me numrin më të lulët të atakeve kardiake në botë sepse niveli i kolesterolit ishte zero, sepse nuk kishim shumë ushqim atëherë, kishim vetëm zarzavate por jo mish, nuk kishim pije alkolike, praktikisht asgjë, kështu që quheshim vend ku popullsia nuk vuante nga ataket kardiake.

Gazetari: Po më duket si Britania e Madhe e së ardhmes!

Edi Rama: Ataket kardiake dhe kolesteroli filluan gjatë demokracisë, dhe krimi i organizuar lindi gjatë demokracisë. Thënë kjo, është bërë një punë e jashtëzakonshme, janë arritur rezultate të jashtëzakonshme pikërisht në luftën kundër korrupsionit, sepse korrupsioni që përhapet dhe minon ligjin për siguruar një fitim të madh është i pranishëm kudo. Problemi me vendet në zhvillim, të cilin nuk e gjeni në vendet e zhvilluara është se korrupsioni ka efekt mbi këdo, të prek ty si qytetar kur dëshiron të marrësh një shërbim, të prek ty si baba apo si prind kur dëshiron që fëmija yt të shkojë në shkollën që meriton, të prek ty si i ri që kërkon punë pasi diplomohesh nga universiteti, pra korrupsioni ndërhyn kudo. Mendoj që ne e kemi mundur korrupsionin në shumë mënyra në atë nível. Sulmi kibernetik kishtë pasoja të rënda sepse ndërpreu shërbimet dixhitale. Sot 95 përqind të shërbimeve që deri dje merreshin në rradhë të gjata dhe nëkuptonin shumë rryshfet kanë kaluar online. Pra nuk ka më kontakt fizik, nëpërmjet aifonit aplikon për liçencë, për leje, për epikrizën, kërkon  mbi njëmijë gjëra dhe i merr online. Pra kjo të të thotë që e gjitha kjo pjesë e korrupsionit është eliminuar.

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet