LIVE UPDATES
Politike

“Kemi të dhëna të frikshme të përdorimit masiv të parave cash"/ Rama për hyrjen e Mastercard në Shqipëri: Koha që revolucioni ynë digjital të thellohet edhe në përmirësimin e pagesave

Gjatë fjalës së tij Rama tha se bizneset mirëpresin pagesat përmes Mastercard. Ndër të tjera, Rama u shpreh se turizmi arriti nivele rekord, duke shënuar 5 miliardë lekë të ardhura.

27 Mars 2025, 17:19 Nga DOSJA
“Kemi të dhëna të frikshme të përdorimit masiv
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në eventin për çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike në partneritet me Mastercard Europe, tha se është shumë e rëndësishme që Mastercard hyn në Shqipëri, duke theksuar se është koha që revolucioni ynë digjital të thellohet shumë me tepër edhe në drejtim të thjeshtimit dhe përmirësimit të pagesave në vend.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se bizneset mirëpresin pagesat përmes Mastercard. Ndër të tjera, Rama u shpreh se turizmi arriti nivele rekord, duke shënuar 5 miliardë lekë të ardhura. Gjithashtu Rama theksoi se Shqipëria në turizëm është sot në maj, si vendi me rritjen më të lartë në turizëm mes një grushti vendesh.

Rama: Për ne është shumë e rëndësishme që Mastercard hyn në Shqipëri, si rezultat i faktit që sot e gjen tregun shqiptar të gatshëm për të adaptuar veten me produktin e mastercard. Nga ana tjetër, është shumë e mirëprituar ardhja e mastercard, sepse është koha që revolucioni ynë digjital të thellohet shumë me tepër edhe në drejtim të thjeshtimit dhe përmirësimit të pagesave në vend.

Kemi të dhëna shumë të frikshme negativisht përsa i përket përdorimit masiv të cash, ndërkohë që e dhëna pozitive është se kur ne kemi marrë detyrën, kanë qenë rreth 30% e qytetarëve me llogari bankare, sot ka shkuar në 80%. Kemi një masë kritike që mund ta angazhojmë në këtë proces.

Mastercard na ka nxjerrë herë pas here me shkëlqim në klasifikimet e tij për vendet më të frekuentuara turistike. Shqipëria në turizëm është sot në maj, si vendi me rritjen më të lartë në turizëm mes një grushti vendesh. Nga ana tjetër konstatojmë se rritja e të ardhurave nga turizmi ka shkuar në 5 miliardë, mirëpo vetëm 4% e transaksioneve bëhen me kartë krediti, dhe kjo tregon sa i madh është boshllëku dhe sa shumë para të cilat nuk i takojnë atyre që i mbajnë, duhet tu shkojnë mbrapsht qytetarëve, gjë për të cilën ne besojmë se digjitalizimi i pagesave është instrument themelor.

Sot është një ditë shumë e mirë për ne, për tregun, për bankat. Bankat janë i vetmi biznes në planet, që nëse nuk i ecën mirë ndonjë gjë, ia rrasin klientëve. Qeveria nuk e bën kurrë këtë punë.

edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj