Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë kësaj interviste Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit, hapat e Shqipërisë për integrimin e saj në BE dhe marrëdhënjen e vendit me Rusinë.
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një intervistë për një media austriake, konkretisht për podcastin “East Side Stories”. Gjatë kësaj interviste Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit, hapat e Shqipërisë për integrimin e saj në BE dhe marrëdhënjen e vendit me Rusinë. Rama foli edhe për SPAK, për të cilën tha se duhet bërë gjithçka që pavarësia e saj mos të preket.
“Kam thënë se duhet të ndërtojmë mekanizma të drejtësisë që duhet të jenë në gjendje të provojnë pavarësinë e tyre, duke hetuar, duke investiguar dhe duke dënuar, pa marrë parasysh nga cila anë vjen çështja. Nuk është aq këndshme sa të shkosh në operë. Është e dhimbshme. Është e hidhur. Por është mënyra e vetme. A është perfekte? Jo. A bëjnë gjithashtu gabime? Sigurisht që bëjnë. Por në fund të ditës, duhet të bëjmë gjithçka që të mos prekim pavarësinë që u kemi dhënë atyre”, tha Rama.
Lideri i qeverisë është ndalur edhe tek anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian. Ai tha se anëtarësimi lidhet me disa parime dhe kritere shumë të qarta dhe specifike, të cilat duhet të përmbushen në tërësi. Rama tha nuk shikon asnjë rrezik për probleme serioze në këtë fazë. Ai tha se nuk i bën këto "detyra" për të kënaqur BE-në, por për të ndryshuar Shqipërinë dhe për ta bërë më evropiane dhe më demokratike.
“A do të jemi si Austria brenda dy vitesh? Po ju them jo. Aspak. Por anëtarësimi lidhet me disa parime dhe kritere shumë të qarta dhe specifike që duhet të përmbushësh në tërësi. Por siç janë gjërat tani, nuk shoh asnjë rrezik për probleme serioze në këtë fazë. Nuk e bëjmë këtë “detyrë shtëpie” për t’i kënaqur ata. E bëjmë këtë detyrë për të ndryshuar Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë më evropiane, më demokratike”, tha Rama.
Në fund, kryeministri Rama foli edhe për projektin e Jared Kushner në Shqipëri, për të cilin tha se mendon se është një investim dhe një miqësi që zgjat shumë kohë, prandaj do të mbijetojë. Në lidhje me Kushner dhe Soros, Rama tha se ata mund të mos e pëlqejnë njëri-tjetrin, por kjo nuk ishte puna e tij t'i gjykojnë.
“Nuk është se e di saktësisht si ndodhi, por ndodhi. Ata erdhën, vizituan, e duan këtë vend, u kthyen dhe pastaj filluan të mendojnë se si të bëjnë diçka. Mendoj se ky është një investim dhe kjo është një miqësi që zgjat shumë kohë, prandaj do të mbijetojë edhe pas Trump-it, kështu që nuk është aspak një miqësi politike. Kjo ishte ajo që thashë atëherë, dhe kjo është ajo që po them tani. Po, më pyetët për Kushner dhe Soros.
Po, të dy janë miq. Mund të mos e pëlqejnë njëri-tjetrin, megjithëse nuk jam i sigurt. Megjithatë, bëhet fjalë për ta. Nuk bëhet fjalë për mua. Nuk është puna ime të gjykoj, nuk është puna ime të jem pjesë e kësaj. Kjo është Shqipëria dhe kjo është shtëpia për të gjithë miqtë që kemi. Pra, të dy janë në shtëpi këtu”, shprehet Rama.
Ndërsa, përsa i përket marrëdhënjes me shtetin rus, lideri i qeverisë tha se mardhënjet me të janë ndarë që në vitin 1960./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar takimin e zhvilluar dje nga Ervin Salianji, Ilir Alimehm...
Flamuri shqiptar TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka uruar vendin për festat e pavarësisë. Me an&eum...
Hashim Thaçi HAGA- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së...
Postimi Postimi i Plotë: I bëni 'Like' për t'u bashkuar me ne në festimin e aleatit tonë Shqipërisë në Ditën ...
Momenti TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një paraqitje jo të zakonishme sot në festën e Flamurit në Vlorë...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i PD, Sali Berisha ka përshëndetur dhe uruar në kuadër të 113-vjetorit të Pavarësisë...
VLORA- Në kuadër të festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, politika shqiptare dhe ajo e Koso...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët me rastin e Pavarësisë së Shqipëris&e...
Albin Kurti, foto ilustruese KOSOVA- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar shqiptarët me rastin e 113-vjetorit t...
Memoriali “Nënë Shqipëri” TIRANA- Shqiptarët anembanë botës festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes s&eum...