LIVE UPDATES
Politike

"Rama po vazhdon betejën kundër imperializmit amerikan si Enver Hoxha"/ Berisha: Vetëm Irani e kritikoi marrëveshjen e paqes që u tall nga Edi Rama

Sipas Berishës marrëveshja në Kaukaz ka qenë ndër më të rëndësishmet, pasi mes dy shteteve, Azerbajxhan dhe Armeni ka patur përplasja prej shumë vitesh.

4 Tetor 2025, 13:59 Nga E. D
"Rama po vazhdon betejën kundër imperializmit amerikan si Enver
Sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ironinë e kryeministrit Rama ndaj Donald Trump. Duke folur në Kryesinë e PD-së, Berishës tha marrëveshja në Kaukaz ka qenë ndër më të rëndësishmet, pasi mes dy shteteve, Azerbajxhan dhe Armeni ka patur përplasja prej shumë vitesh. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se kjo marrëveshje u kritikua vetëm nga Irani dhe u tall nga Edi Rama.

"Enver Hoxha vendosi propagandën më koprolalike të kohërave. Nuk i ndodhi gjë nga jashtë. Përkundrazi, vazhdonte si paranojak me fjalime, dhe pasardhësi i tij Edi Rama nuk ka një diktaturë totalitare, por autoritare, por vazhdon edhe ai betejën kundër imperializmit amerikan. Akti i tij në samit është akti më i shëmtuar që një përfaqësues mund të bëjë. Çfarë tregoi ai me të? Ai tregoi urrejtjen e fshehur që ka ndaj presidentit të SHBA.
E ka atë nga trashëgimia hoxhiste, e ke atë nga dosjet e hapura në SHBA, jo një por disa për krimet e tij, e ka atë të paguar nga Sorosi, ato nuk i dimë. Por faktikisht ai është i vetmi që e shfaq, që nuk ngurron ta shfaqë, pavarësisht se jashtë çdo konteksti, thjesht urrejtjes së tij.

Çfarë do të thotë ajo? Ia tha edhe Shtëpia e Bardhë, ajo paqe në Kaukaz ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme. Aty ka pasur një problem shumë thelbësor për të dy vendet dhe u gjet zgjidhja, u gjet një zgjidhje shumë e mirë, qoftë për Azerbajxhanin, qoftë për Armeninë. Korridori që ishte bllokuar, u shndërrua në korridor të lirë. Kush e kritikoi atë? Vetëm Irani e kritikoi haptas atë marrëveshje dhe e tall Edi Rama, i cili ka pafytyrësinë që në Bled të deklarojë se Europa nuk ka nevojë të presë për planin e paqes përtej oqeanit, se Europa vetë është paqja, është kultura e paqes, është paqja në kulturë.

Kurse parmbrëmë deklaronte në kthesë, se presidenti po kthen emrin paqe në fjalorin e harruar të Perëndimit.
Me individë si ky, me krerë të narkoshtetit, Shqipëria po shkon në greminë. Ndaj dhe ne duhet të ndërmarrim një përpjekje të madhe e të fuqishme në radhë të parë me strukturat, anëtarësinë dhe mbështetësit tanë, me qytetarët shqiptarë, për të shpëtuar vendin nga ky kryeministër që kryeson një organizatë kriminale të bazuar në krimin, drogën, njëlloj si Enver Hoxha, që e kishte organizatën kriminale të bazuar në ideologjinë dhe luftën e klasave," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje