LIVE UPDATES
Politike

Rama takim me kompanitë e huaja: Holandezët janë të shtrenjtë, janë ustallarë. Kënaqen me fjalët e mira, por nuk ulin asnjë skonto

Edi Rama u shpreh se vetëm njëra prej tyre do e fitojë tenderin duke theksuar se ky projekt ka një rëndësi strategjike jo vetëm për Shqipërinë por të gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

1 Shkurt 2023, 16:30 Nga k.m.
Rama takim me kompanitë e huaja: Holandezët janë të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama bashkë me ministren Belinda Balluku kanë prezantuar sot projektin për ndërtimin e Portit Tregtar të Porto Romanos. Në konferencën për shtyp ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e 30 kompanive evropiane, Rama u shpreh se vetëm njëra prej tyre do e fitojë tenderin duke theksuar se ky projekt ka një rëndësi strategjike jo vetëm për Shqipërinë por të gjithë rajonin e Evropës Juglindore, por nuk i kurseu batutat edhe me përfaqësuesit e firmave që do të mbanin secili nga një fjalim para tij. 

"Kishim kohën e nevojshme për të shqyrtuar këtë projekt strategjik kaq të rëndësishëm për vendin dhe besoj edhe për rajonin e Evropës Juglindore dhe dua t’ju falënderoj sinqerisht për ardhjen deri këtu, për këtë ballafaqim çka në këndvështrimin tim tregon jo vetëm interes por edhe besim. Dua t’ju siguroj se jemi të vetdijshëm qoftë për paragjykimet me të cilat duhet të përballemi kur është fjala për të hapur ekonominë tonë, dyert e dritaret në mënyrë që të gjithë ata që duan të përfshihen në ekonomi t’i gëzojnë këto mundësi. Do e shihni pse unë ato i quaj paragjykime dhe jo perceptime në realitetin për të pasur procese transparente dhe me integritet. Për të pasur procese që në fund shpërblejnë ato shtylla që i kanë bërë kompanitë tuaja të jenë me kaq shumë zë.

Natyrisht për ne si vend i gjithë ky proces është i shtrirë në kohë, ne vijmë nga një e shkuar aspak bujare me ne dhe tre dekada të rrugëtimit tonë në përpjekje për të ndërtuar një Shqipëri moderne dhe një ekonomi të hapur e konkurruese mund të konsiderohen shumë por edhe pak si rezultat i matjes së nivelit të eksperiencës. Pikërisht për këtë arsye, duke qenë se eksperienca nuk është në anën tonë ne i jemi referuar ekselencave ndërkombëtare dhe padiskutim në nivel botëror është kompania “Royal HaskoningDHV” e cila po punon intensivisht me seriozitet dhe kapacitete teknik e talent për t'u admiruar. Jemi shumë mirënjohës, nuk po punojmë falas që të jemi të qartë.

Holandezët janë sa të zotë aq dhe të shtrenjtë. Në fund të ditës e meritojnë atë që marrin, kështuqë nuk kemi asnjë pishman që po i paguajmë jo dhe aq lirë.  Mund të konsiderohen shumë por edhe shumë pak si rezultat i matjes së nivelit të eksperiencës. E pikërisht për këtë arsye, duke qenë të vetëdijshëm që eksperienca nuk është në anën tonë, më shumë i jemi ofruar ndërkombëtarëve. Unë dua t'ju siguroj që ne jemi shumë të nderuar që iu kemi ju këtu. Unë e kam para listën e kompanive që kanë një shtrirje gjeografike goxha mbresëlënëse. 30 kompani të kësaj fushe, të gjitha të mbledhura këtu thjesht na mbushin me optimizëm dhe kënaqësi. Ne jemi të vetëdijshëm që kemi nevojë për partnerët e duhur, që kanë treguar se çfarë janë të zotë të bëjnë. Kështu që po e mbyll me kaq, ju siguroj që edhe pse keni parë plot prezantime, ustallarë, do të keni mundësinë të ndiqni një prezantim që të përjetoni një eksperiencë unikale. Unë kur e kam ndjekur për herë të parë më është impresioniuar se më dukej si një studio në Firence. Janë ustallarë të një niveli mahnitës. Me këto fjalë që nuk do të ulin çmimin e projektit, se këta kënaqen me fjalët e mira, nuk ulin asnjë qindarkë. nuk bëjnë asnjë skonto. Nuk dëgjoi asnjë fjalë nga fjalimi se e ka mendjen tek prezantimi, po s'ka faj se ky me rrogë është,"-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij. 

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet