LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama takon Scholz: Më 16 tetor mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, Reforma në Drejtësi, shembull për rajonin. Kancelari: Vendi juaj, partner i besueshëm

• Kryeministri Edi Rama takoi sot në Berlin kancelarin gjerman Olaf Scholz me të cilin diskutoi disa çështje me rëndësi. • Takimi zgjati një orë dhe u pasua nga një konferencë mes dy krerëve të qeverive. • Rama e Scholz njoftuan datën e Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë më 16 tetor 2023. • Në takim u diskutua edhe gjetja e një qasjeje bashkëpunuese për kontributin që Shqipëria jep në sistemin shëndetësor gjerman. • Edi Rama u pyet edhe për marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Kinën dhe tha se bashkëpunimi është fare normal. • Ndërsa kancelari foli për çështjen e mjekëve si një "efekt" që pason lëvizjen e lirë të njerëze. • Scholz tha se Shqipëria ka bërë përpara në fushën e integrimit, por sfidat për sundimin e ligjit, median e lirë dhe të pavarur dhe sigurinë janë ende në rrugë për më shumë përparime. • Kancelari ishte optimist edhe për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi për planin franko-gjerman. 

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Scholz ia thotë Ramës në sy: Media e lirë dhe e pavarur, thelbi i demokracisë evropiane

Rama takon Scholz: Më 16 tetor mbahet Samiti i Procesit të Berlinit,
Edi Rama dhe Olaf Scholz

BERLIN- Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh në fjalën e tij gjatë konferencës me kryeministrin shqiptar Edi Rama se në thelb të demokracisë evropiane qëndron media e lirë dhe e pavarur. Scholz tha se kjo garanton një mjedis ekonomik transparent. 

“Mediat e lira dhe të pavarura janë pjesë përbërëse dhe thelbësore e demokracive tona europiane. Ndaj kemi nevojë për një mjedis ekonomik me siguri juridike dhe transparent.  Integrimi i shpejtë i të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike”, tha ndër të tjera ai. 

Deklarata u bë në nisje të takimit 1 orë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku u caktua edhe data e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Shqipëri./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rama flet para kancelarit për sukseset e Reformës: Rajoni të marrë shembull nga ne, drejtësia s'do t'ja dijë për pushtetin, njerëz të lidhur me qeverinë janë para ligjit

Rama takon Scholz: Më 16 tetor mbahet Samiti i Procesit të Berlinit,
Edi Rama, Olaf Scholz

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se vendet e rajonit duhet të marrin shembull nga Shqipëria për realizimin dhe efektet e Reformës në Drejtësi. Përpara kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Rama tha se Shqipëria e ka ngritur stekën e njerëzve që heton për korrupsion dhe shtoi se në Shqipëri, tashmë drejtësia ka vepruar edhe për njerëz shumë pranë qeverisë. 

Përsa i përket samitit është kënaqësi, nder dhe shprehje besimi e qeverisë dhe kancelarit që samiti vjen në rajon dhe vjen në Tiranë. Nuk diskutohet që samiti i dhjetorit ka lënë një gjurmë të thellë te ne dhe kjo është barrë për të fituar respektin dhe për të thelluar rrugën tonë për të qenë një vend gjithnjë e më evropian. Një vend shembull në luftën kundër korrupsionit, jemi vend i vetëm në rajon që falë Reformës në Drejtësi e kemi ngritur stekën atje ku nuk ka qenë. Rajoni duhet të marrë shembull nga ne. Drejtësia nuk do të dijë për pushtetin. Ka ende shumë për të bërë por ka ardhur dita që atë që nuk e besonte askush është bërë fakt. është fakt që njerëz të lidhur me qeverinë shkojnë para drejtësisë. Këto janë shenja domethënëse të një rruge që vazhdon. Procesi i Berlinit është krijuar për ta shtyrë më tej këtë rrugë. Kombinimi i Procesit të Berlinit dhe kombinimi Francë-Gjermani për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e plotësojnë këtë kaudër. Optimistë për të nesërmen e rajonit. 

Edi Rama, kryeministër

Deklarata u bë në përfundim të takimit 1 orë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku u caktua edhe data e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Shqipëri./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“Nisma 17+1” e Kinës, Rama: S'kemi përfituar asnjë investim

Rama takon Scholz: Më 16 tetor mbahet Samiti i Procesit të Berlinit,
Edi Rama dhe Olaf Scholz

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk do të largohet nga nisma "17+1" e inicuar nga Kina. kryeministri tha es ky është një forum nga i cili Shqipëria nuk do të largohet. Sipas tij, Shqipëria nuk ka përfituar asnjë investim kinez ndërsa shtoi se ndërprerja e komunikimit ndodhte vetëm në diktaturë.

Pyetje:  Qeveria gjermane po ashpërson kursin e sistemit kinez në sistemin 5G, a duhet t'i largojmë? Shqipëria është pjesë e 17+1, a do jeni aktiv në këtë iniciativë?

Scholz: Bëhet fjalë për zbatimin e ligjeve dhe kompetencat janë në dispozicion për të gjithë. Më shumë nuk kam çfarë të them.

Edi Rama: Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të qartë publik madje duke bërë edhe thirrje më të gjitha vendet  e Rajonit për të zgjedhur një alternativë për 5G dhe faktikisht e kemi bërë shumë kohë më parë. Në këtë aspekt nuk kemi asnjë problem. Ne jemi pjesë e formatit 17+1 dhe nuk kemi ndërmend që të largohemi edhe pse Shqipëria është vendi që nuk ka përfituar as edhe një investim dhe nuk e di se ku e bazoni këtë bashkëpunim të ngushtë me Kinën. Për arsye historike bashkëpunimi është fare normal. Ideja që ne të largohemi nga forumi për të mbajtur qëndrim për çfarëdo arsye më duket një ide e gabuar. Vendet demokratike që besojnë tek dialogu janë ato që duhet të japin shembullin, pasi ne e kemi kaluar një kohë me një regjim që gati si fliste askujt. Komunikimi duhen të jetë gjithmonë dhe me këdo./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Mjekët shqiptarë në Gjermani, si përgjigjen Rama dhe Scholz? Kryeministri: Financojmë direkt sistemin shëndetësor gjerman... Kancelari: Liri e tregut dhe lëvizjes

Rama takon Scholz: Më 16 tetor mbahet Samiti i Procesit të Berlinit,
Edi Rama dhe kancelari Olaf Shcolz

TIRANE- Kryeministri Edi Rama dhe kancelari Olaf Scholz kanë diskutuar në takimin mes tyre edhe për ccështjen e mjekëve shqiptarë që punësohen në Gjermani. Rama tha se janë diskutuar mundësi për të parë sesi "Shqipëria të mos jetë financuesja direkte e sistemit shëndetësor gjerman". Kancelari gjerman pranoi që kjo ccështje është diskutuar por këto janë "pasojat" që vijnë nga lëvizja e lirë. 

Pyetje: Ju keni thënë se mjekët shqiptarët në Gjermani ikin dhe duhet të kthehet ky borxh. Dhe ju zoti kancelar, jeni në dijeni dhe a jeni gati të paguani për mjekët që ne sjellim?

Edi Rama: Po, ne e kemi diskutuar këtë çështje, por nuk i kërkojmë dot asnjë vendi, as Britanisë së Madhe që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor. Apo të atyre që nga Shqipëria duan të sprovojnë veten në tregje, por nga ana tjetër diskutuam me kancelarin sesi të gjejmë mënyra dhe mekanizma që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdrejtë i sistemit shëndetësor gjerman, sepse i kam thënë 1/16 e kostos së arsimimit e paguan Shqipëria. Të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar dhe pakualifikuar mesa po shoh. Duhet të gjejmë një rrugë evropiane për të balancuar atë që Shqipëria dhe vendet e tjera humbasin për të rritur cilësinë e jetës në vendet tona.

Olaf Scholz: Ne folëm për këtë. është një sfidë e madhe, arritje shumë e madhe e BE. U ka dhënë shumë qytetarëve ndjesinë e lirisë direkte. Mund të ikësh në çdo kohë dhe të punosh atje ku do. Më kujtohet koha kur kjo ishte e vështirë të bëje. Me këtë liri sot janë lidhur shumë sfida. Por përpunojmë ligjin për emigrimin e fuqisë punëtore. Me këtë hapet tregu i Gjermanisë dhe Evropës. 

3 VITE ME PARE

Pas takimit me kancelarin Scholz, Rama: Mbështesim planin e paqes mes Kosovës dhe Serbisë

Rama takon Scholz: Më 16 tetor mbahet Samiti i Procesit të Berlinit,
Edi Rama dhe Olaf Scholz

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha në konferencë e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Sholz tha se mbajtja e samitit të procesit të Berlinit në Shqipëri në 16 tetor do të thellojë bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit. Gjatë konferencës për shtyp, në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se  Shqipëria mbështet plotësisht planin evropian të paqes mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhja e vetme.

"Dua ta falenderoj për mikpritjen dhe angazhimin e tij personal. Për ta mbështetur Shqipërinë dhe BE për këtë periudhë kaq të rëndësishme për ne dhe jo vetëm. Jemi të lumtur që Samiti të spostohet në BE për herë të parë. Tirana është zgjedhur si vendi i zhvillimit të këtij samiti. Do vazhdohet thellimi i procesit. Do trajtohet bilanci dhe objektivat për t'u arritur më tutje edhe më shumë. Shqipëria, qeveria jonë, unë personalisht e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, është një plan shumë përmbajtësor dhe realist. Po ashtu, sjell normalizimin e nevojshëm që të dyja palët duhet ta trajtojnë me seriozitet maksimal,"-tha Edi Rama. 

3 VITE ME PARE

Samiti i procesit të Berlinit do të zhvillohet më 16 tetor

Rama takon Scholz: Më 16 tetor mbahet Samiti i Procesit të Berlinit,
Edi Rama dhe Olaf Scholz

GJERMANI- Më 16 tetor të këtij viti, në Tiranë do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Lajmin e ka bërë me dije vetë kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një konferencë të përbashkët në shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Përgatitjet për këtë tani kanë përparuar. Më 16 tetor, samiti do të zhvillohet. Samiti i Procesit të Berlinit, për herë të parë në historinë thuajse 10-vjeçare të procesit, do të zhvillohet në një kryeqytet të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit, ka treguar që prej vitit 2014, se çfarë potenciali ndodhet në bashkëpunimin gjithëpërfshirës të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor,”-tha Scholz.

 

3 VITE ME PARE

Rama mbërrin në Berlin, e pret Scholz (VIDEO)

Rama takon Scholz: Më 16 tetor mbahet Samiti i Procesit të Berlinit,
Rama takon Scholz

TIRANE- Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Pamjet e hyrjes në ambientet e zyrës së kancelarit, janë shpërndarë vetë nga kryeministri Edi Rama që në këtë takim shoqërohet nga ministret Mirela Kumbaro dhe Frida Krifca. 

POSTIMI I RAMËS: 

Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin, ku për 1 orë do të takojë kancelarin gjerman ndërsa në orën 12:30 pritet një konferencë e përbashkët me të./Dosja.al

edi rama edi rama ne gjermani olaf scholz


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet