LIVE UPDATES
Politike

"Ramën goditeni me domate dhe vezë"/ Berisha: Ftoj pensionistët të ngrihen kundër këtij mashtruesi

Gjatë fjalës së tij në Foltoren e vendosur para ambienteve të Kryeministrisë, Berisha u shpreh se askush nuk ka kontribuar në vendin e vet më shumë se pensionistët.

30 Mars 2026, 19:03 Nga E.d
"Ramën goditeni me domate dhe vezë"/ Berisha: Ftoj
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar pensionistët që të dalin kundër Ramës dhe qeverisjes së tij. Gjatë fjalës së tij në Foltoren e vendosur para ambienteve të Kryeministrisë, Berisha u shpreh se askush nuk ka kontribuar në vendin e vet më shumë se pensionistët.

Për këtë arsyeje sipas tij, ata nuk duhet ta pranojnë këtë poshtërim ndaj tyre. Berisha rekomandoi që qytetarët ta godasin Ramën me domate dhe vezë.

"Të dashur miq, i diskredituar në shkallën më ekstreme. U thashë edhe njëherë, në mënyrë absolute atë ditë që votoi në parlament për të bllokuar arrestimin e Ballukut, kreu të njëjtin akt sikur të dilte lakuriq në këtë ballkon para qytetarëve. Identik. Tregoi se çfarë malli është dhe kush është. Tani kërkon të shëtisë dhe të bëjë takime me qytetarët. Qytetarë dhe qytetare, mos e pranoni. Me një domate dhe vezë në xhep në çdo takim të tij të shkoni dhe gjuajeni. Gjuajeni se nuk ka burrë më frikacak mbi tokë. Dijeni mirë se ai është njeriu më frikacak që ka bërë nëna në këtë vend dhe se veprimet e tij janë veprimet e frikacakut.

Ndaj dhe mos ia kurseni. Edhe në takim shkoni, po nga një vezë apo domate të kalbur hidhjani. Jo vetëm atij, por edhe përfaqësuesve të tij hajdutë, të cilët në vend që të mbronin ligjin në parlament, në vend që të qëndronin në anën tuaj, votuan për mbrojtjen e vjedhjeve të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Atëherë miq, ata janë njëlloj me Ramën. As atyre mos ua kurseni askërkund vezën dhe domaten kudo që t’i shihni. Një thirrje të veçantë kam për pensionistët. Ngrihuni dhe mos pranoni këtë poshtërim që po bën ndaj jush.

Askush nuk ka kontribuar në vendin e vet më shumë se ju. Askush nuk ka sakrifikuar për familjen dhe shoqërinë shqiptare se sa ju. Dhe tani u trajton si qenie lëmoshe. Si lypsarë. Tani u trajton me çnjerëzinë më të madhe. 130 milionë euro vjedh tek djegësi i Tiranës. Ku është? Asnjë tullë. 130 milionë euro do paguhet Beketi se i mbylli televizionin sepse e kritikonte. 50 milionë euro vodhi tek tuneli i Llogarasë. Miliarda po vjedh në portin e Durrësit, kurse ju numëroni kafshatën. Kurse ju nuk merrni dot ilaçet. Ngrihuni për dinjitetin tuaj në radhë të parë.

Se ju meritoni para së gjithash dinjitet. Sepse vendi u ka borxh dinjitetin. Sepse shoqëria shqiptare u ka borxh dinjitetin. Po dinjiteti duke numëruar kafshatën nuk ka. Dhe ju bashkohuni, pavarësisht nga pikëpamjet tuaja. Hajduti nuk ka parti, nuk ka besim, nuk ka fe, nuk ka din, nuk ka iman, nuk ka moral. Të bashkohemi të gjithë kundër tij. Do t’ua bëj pensionet në krye të katër viteve. Lexoni mirë se ç’do bëjë mashtruesi. Do e rrisë dy herë nga 4 dhe 8 përqind. Kjo qenka rritja? Dhe përdor një gjuhë mashtruesi ndaj jush. Po ju e keni parë vetë, keni 13 vite. Ju keni eksperiencën e jetës, ju nuk mund të mashtroheni në këtë mënyrë nga një njeri që nuk ka nder as moral.

Ndaj dhe t’i japim duart sa më parë. Dhe fjala dhe zotimi ynë solemn është se përveç minimumit jetik, nis vrapi i rritjes së pensioneve dhe rrogave të ulëta gjersa ju të jeni pensionistët me pensionet më të larta në rajon. Gjersa ju të jeni rrogëtarët me rrogat më të larta në rajon. Dhe ky është zotimi ynë. Por duhet të largojmë. Ndaj dhe në ato takime që u mbledhin me detyrim përplasjani në fytyrë. Edhe njëherë, diskretitojeni dhe demaskojeni. Ai meriton, turpin, turpin dhe vetëm turpin," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha foltore edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj