Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Gjykata po ashtu ka hedhur poshtë kërkesën për masë të parakohshme lidhur me procedurën dhe afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e kryeparlamentares Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetëve të tjerë, të cilët pretenduan se me mospjesëmarrjen në seancën e 5 marsit për zgjedhjen e presidentit, deputetët e opozitës shkelën Kushtetutën.
Gjykata po ashtu ka hedhur poshtë kërkesën për masë të parakohshme lidhur me procedurën dhe afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.
Kushtetuesja tha se çështjen lidhur me procedurën e zgjedhjes së presidentit veçse e ka trajtuar në dy aktgjykime të mëparshme, më 2016 dhe 2011, dhe në rrethanat e rastit aktual “Gjykata konsideron se nuk paraqiten rrethana të reja që do të arsyetonin një rishqyrtim të mëtejshëm të kësaj çështjeje”.
“Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kjo çështje përbën çështje të gjykuar [res judicata] dhe, si e tillë, hyn në kategorinë e kërkesave që përfaqësojnë përsëritje të një kërkese të mëparshme të shqyrtuar dhe të vendosur nga Gjykata”, u tha në vendimin e Kushtetueses.
Në kërkesën e Haxhiut dhe nëntë deputetëve të tjerë, u kërkua vendosja e masës së përkohshme, duke argumentuar se kalimi i afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri “mund të çojë në shpërndarjen e Kuvendit” dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Kushtetuesja rikujtoi se për çështjen e shpërndarjes së Kuvendit veçse ka nxjerr një aktgjykim disa ditë më parë.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu iu drejtua Kushtetueses më 5 mars, disa minuta pasi ndërpreu seancën për zgjedhjen e presidentit, për shkak se nuk kishte kuroum.
Ndërkaq, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, po më 5 mars deklaroi se Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar që të vendosë masa kundër deputetëve të opozitës që nuk morën pjesë në seancë, duke pamundësuar votimin e presidentit.
Aktgjykimi i ri vjen pasi Kushtetuesja më 25 mars publikoi një aktgjykim për lëndën e dërguar nga Qeveria e Kosovës për çështjen e presidentit, duke thënë se deputetët kishin 34 ditë kohë, përkatësisht deri më 28 prill, që të zgjidhnin presidentin e ri, në të kundërtën vendi shkon automatikisht në zgjedhje.
Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.
Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, përfundon mandatin e saj pesëvjeçar në krye të shtetit më 5 prill. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo ajo nuk gëzoi mbështetjen e partive./REL
TIRANË- Emërimi i Skënder Hitës, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shkaktuar debat mes deputetëv...
Besford Lamallari TIRANË- Ministri i Brendshëm Besford Lamallari u është përgjigjur akuzave të opozitës pas ...
Klevis Balliu TIRANË- Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka akuzuar qeverinë se është armike e qytetarëve dhe besnike e mafies ...
Luçiano Boçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për diskriminim në arsimin...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në seancën plenare fol...
Eno Bozdo TIRANË- Deputeti demokrat, Eno Bozdo ka folur për problematikat që po has industia e fasonit në vend. Gjatë fjalës...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i PS-së, Erion Braçe është pyetur nga gazetarët pak para se të futej n&e...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin “EstOvest” në RAI, ku...
Ilir Beqaj TIRANË- Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë ditën e nesërme kërkesën e ish-minsitrit të Shënde...