Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lamallari tha se konkurimi për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ishte një konkurs i pastër dhe i monitoruar edhe nga ndërkombëtarët.

TIRANË- Emërimi i Skënder Hitës, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shkaktuar debat mes deputetëve të opozitës dhe Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, në seancën plenare. Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD-së Klevis Balliu tha se emërimi i Hitës në krye të policisë së Shtetit dihej prej ditësh, ndërkohë që e quajti zar të Belinda Ballukut.
Balliu: Zar i radhës i Ballukut. Që tre ditë më parë e dinim që Skënder Hita do të emërohej sot vetëm u zyrtarizua krim i radhës. Në dosjen e Ballukut thuhet se ka pasur kërcënime me jetë ndaj dëshmitarëve nga eksponentë të krimit. Në dosjen e kësaj zonje, që sot emëron drejtorin e Policisë, merr në dorë të gjithë Ministrinë e Brendshme. Se siç ka thënë Rama, ministrat e Brendshëm do të merren me adresat.
Ndërkohë, Lamallari ragoi menjëherë, duke e vlerësuar figurën e Hitës si një drejtues profesionist dhe oficer karriere. Ai tha se konkurimi për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ishte një konkurs i pastër dhe i monitoruar edhe nga ndërkombëtarët. Por, sipas Lamallarit, kushdo që do të zgjidhej, duhej të merrte parasysh baltën që do hidhte opozita.
Lamallari: Në fakt, Policia ose shtetit shqiptar i duhet dhënë mbështetje, besim dhe le ta provojë me punë dhe me përkushtim që i shërben shtetit shqiptar, qytetarëve dhe integrimit të vendit. Z. Hita është oficer karriere, unë kam pasur rastin të bashkëpunoj me të prej 9 vitesh tashmë, qëkur unë pata nderint’i bashkohem Ministrisë së Brendshme. Ka qenë drejtues në disa qarqe të vendit ku ka spikatur për profesionalizmin, integritetin, përkushtimin ndaj uniformës e organizatës dhe jam i lumtur që si një nga kandidatët më të vlerësuar të konkursit të mbikëqyrur edhe nga partnerët ndërkombëtarë, kryesisht ata të BE që kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë ditës, ka spikatur roli dhe kontributi i tij. Besoj që Hita, paraardhësit dhe ata që do të vijnë më pas janë mësuar që gjithçka bëhet politike, por për fat të keq, edhe Policia e Shtetit politizohet dhe çfarëdo që të bëjnë do të kenë mallkimin e pashmangshëm të një opozite që vetëm hedh baltë mbi çdokënd, institucionalizon dhunën duke e bërë instrument politik. I vetmi faj që ka çdo përfaqësues i Policisë së Shtetit, deputetit në fjalë qëkur iu thirr bukurosh i është bërë obsesion dhe tani nuk i ndahet këtij muhabeti, anatemon çdokënd dhe e përdor për politikë bajate e ordinere. Drejtorit të ri duhet t’i urojmë mbarësi e suksese në misionin e shenjtë për garantimin e rendit dhe sigurisë, edhe gjatë protestave që ju bëni dhe molotovëve që hidhni duke mbajtur në njërën dorë flamujt e vendeve të BE dhe hidhni përtokë e shkelni flamurin kombëtar. Turpi qoftë me ju!.
Ndërkohë, deputeti demokrat, Klevis Balliu iu drejtua duke i thënë Lamallarit se ai nuk është një ministër, por një mbajtës karrigesh që bën çfarë i thonë të tjerët.
Balliu: Në qoftë se nuk e kuptove, e thash që atë që ti mësove sot unë e mësova para 3 ditësh, sepse ti je mbajtës karrigesh jo ministër. Ti nuk di nga lidhet gomari. Ti nuk flet dot, se ti kërcen, fle, ha dhe ikën kur të thonë. Ti duhet të rrish të mbyllësh gojën dhe të dëgjosh./Dosja.al
Besford Lamallari TIRANË- Ministri i Brendshëm Besford Lamallari u është përgjigjur akuzave të opozitës pas ...
Klevis Balliu TIRANË- Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka akuzuar qeverinë se është armike e qytetarëve dhe besnike e mafies ...
Luçiano Boçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për diskriminim në arsimin...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në seancën plenare fol...
Eno Bozdo TIRANË- Deputeti demokrat, Eno Bozdo ka folur për problematikat që po has industia e fasonit në vend. Gjatë fjalës...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i PS-së, Erion Braçe është pyetur nga gazetarët pak para se të futej n&e...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin “EstOvest” në RAI, ku...
Ilir Beqaj TIRANË- Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë ditën e nesërme kërkesën e ish-minsitrit të Shënde...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës deklaroi se, Partia Demokratike ka sot drejtimin absolut më themelor drejt organizimit. Në nj&eum...