Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, i cili renditi korrupsionin si një ndër problematikat kryesore që ndikon në klimën e investimeve në vendin tonë.
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, i cili renditi korrupsionin si një ndër problematikat kryesore që ndikon në klimën e investimeve në vendin tonë. Teksa analizon situatën në vendin tonë, Tabaku thotë që në krye të herës se është fakt që sipërmarrjet në vend hasin në një sistem të korruptuar që promovon monopole dhe oligarki, duke bërë këtë vend pak tërheqës për investitorët e huaj.
Ajo thotë se ligji i investimeve strategjike favorizon vetëm një grup të vogël biznesesh lokale dhe jo investitorët e huaj. Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, deputetja demokrate trumbeton me të madhe se Shqipëria ka nevojë për një qeveri që të sigurojë siguri dhe politika fiskale pro biznes për të tërhequr investitorët e huaj. Po sipas saj, sipërmarrësit strategjikë duhet të kenë mundësi të përfitojnë nga ekonomia e tregut dhe konkurrenca.
Postimi i plotë
Skaneri i investimeve dhe investitorëve sot bëhet nga raporti i DASH përtej çdo propagande qeveritare. Raporti është një realitet që e përjetojnë në terren bizneset e investitorët e huaj. Shqipëria ka përjetuar një rritje të numrit të investitorëve nga SHBA, por raporti i Departamentit të Shtetit vërteton se klima e biznesit dhe mikpritja e biznesit janë ende të vështira për shkak të problematikave të pazgjidhura për më shumë se një dekadë.
Fakt: Sipërmarrjet në vend hasin në një sistem të korruptuar që promovon monopole dhe oligarki, duke bërë këtë vend pak tërheqës për investitorët e huaj.
Fakt: Ligji Investimeve Strategjike favorizon vetëm një grup të vogël biznesesh lokale dhe jo investitorët e huaj.
Fakt: Skema e PPP-ve (Partneriteti Publiko-Privat) është ideuar për të shfrytëzuar buxhetin e shtetit për të përfituar të korruptuarit në qeveri dhe ortakët e tyre, dhe jo për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët.
Fakt: Politikat fiskale nuk ndihmojnë sipërmarrjen dhe bizneset, por përkundrazi lehtësojnë monopolet dhe oligarkët, duke ngarkuar me tatime dhe taska 95% të bizneseve dhe shqiptarëve.
Fakt: Korrupsioni është një problem shqetësues, veçanërisht në prokurimet publike, dhe kjo situatë është vërtetuar nga raporti i Departamentit të Shtetit. Skemat e amnistisë fiskale përshkruhen si përfitime të paligjshme për të korruptuarit, duke ndikuar negativisht në qytetarët dhe sipërmarrjet e ndershme.
Shqipëria ka nevojë për një qeveri që të sigurojë siguri dhe politika fiskale pro biznes për të tërhequr investitorët e huaj. Sipërmarrësit strategjikë duhet të kenë mundësi të përfitojnë nga ekonomia e tregut dhe konkurrenca. Kjo do të ndihmonte në zhvillimin e vendit dhe në shfrytëzimin e mundësive ekonomike për të gjithë qytetarët dhe sipërmarrjet.
Nuk mund të sjellë ndryshim një qeveri dhe mazhorancë që ka sjellë këtë shkatërrim të sistemit e këtë mungesë gare e meritokracie. Prej dhjetë vitesh vazhdojnë të trajtojnë korrupsionin si një sajesë e opozitës, kur faktet flasin qartë dhe pastër për aferat që kanë përfshirë qeverinë.
Nuk mund të sjellë ndryshim një qeveri që refuzon propozimin e dërguar në Parlament nga Grupi Parlamentar i PD për të shpallur Luftën Kundër Korrupsionit si prioritet kombëtar dhe që refuzon të miratojë ligjet e propozuara nga ky grup kundër korrupsionit.
Lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë prioritet kombëtar dhe rikthimi i besimit te institucionet duhet të udheheqë çdo reformë ekonomike. Klima e biznesit me reforma që përmirësojnë tregun dhe luftojnë pastrimin e parave si dhe krijojnë një hapësirë monetare dhe tregtare me stardarte të BE duhet të jenë emergjenca.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë lëvizjen e radhës pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ka dëshmitar në lidhje me hotelet e Da...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar edhe aksionin e fundit të SPAK ku është arrestuar biznesmeni Pëllumb ...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me përkeqësimin e klimës së inves...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha doli sot në një konferencë për mediat, ku foli në lidhje me ndryshimet më...
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli në një konferencë për media për shkarkimin e Da...
Isuf Çela me anëtarë të PD TIRANË- Isuf Çela, i cili është drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Kuk&...
Kuvendi TIRANË-Deputetët vendosën unanimisht të dyfishojnë rrogën e tyre mujore në kuadër të rritjeve që...
Lefter Maliqi TIRANË- Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi është ...
DASH TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit e ka cilësuar klimën e investimeve në Shqipëri problematike. Raporti i fundit i DASH ...