LIVE UPDATES
Politike

Raporti i ISP/ Tabaku e Braçe deputetët më efektivë, kush janë deputetët më pak aktivë në Kuvend

ISP-ja ka analizuar edhe faktin se deputetët i janë referuar rendit të ditës për të folur apo e kanë pasur për konsum politik. Sipas këtij raporti, dy deputetët më efektivë në jetën parlamentare janë Jorida Tabaku nga Partia Demokratike dhe Erion Braçe nga mazhoranca.

1 Shtator 2022, 14:19 Nga DOSJA
Raporti i ISP/ Tabaku e Braçe deputetët më efektivë, kush
Deputete

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar të kësaj legjislature, Instituti i Studimeve Politike ka publikuar raportin për sesionin që lamë pas.

Në këtë raport në vlerësimin që është bërë për deputetët, ISP-ja ka analizuar edhe faktin se deputetët i janë referuar rendit të ditës për të folur apo e kanë pasur për konsum politik. Sipas këtij raporti, dy deputetët më efektivë në jetën parlamentare janë Jorida Tabaku nga Partia Demokratike dhe Erion Braçe nga mazhoranca.

Tabaku vlerësohet me 75.9 pikë nga 100 të mundshme, ndërsa Erion Braçe me 75.7 pikë. “Njësoj si në sesionin e kaluar parlamentar dy deputetët me nivelin më të lartë të angazhimit dhe efektivitetit parlamentar u rikonfirmuan Jorida Tabaku (PD) dhe Erion Braçe (PS).

Tabaku ka më shumë angazhime në debatet parlamentare dhe drejtoi komisionin kryesor hetimor, Braçe ka nivel të lartë angazhimi në aktivitetet parlamentare në tërësi. Po ashtu, nga deputetët e tjerë më cilësorë ruhet gati i njëjti vlerësim me dallime të vogla në renditje. Bujar Leskaj (PD), Ina Zhupa (PD), Petrit Vasili (LSI), dy drejtuesit e grupeve parlamentare Balla e Alibeaj, etj., janë ndër deputetët me nivelin më të lartë të angazhimit parlamentar”, thuhet në raportin e ISP-së, ndërsa lista vijon me deputetët më efektivë me Bujar Leskajn, Ina Zhupën, Dashnor Sulën, Taulant Ballën Klotilda Bushkën etj.

Ndërkohë në listën e deputetëve më pak efektivë renditen deputeti i Partisë së Lirisë Agron Çela, deputeti demokrat Alfred Rushaj etj. Në analizën e bërë nga ISP-ja thuhet se janë të njëjtët deputet që kanë qenë në këto kuota edhe më parë. “Ka edhe politikanë të njohur, kryesisht nga opozita, të cilët kanë pasur nivel minimal angazhimi parlamentar, ndoshta nga synimi i tyre për të qëndruar të tërhequr nga zhvillimet politike, për shkak të klimës së tensionuar brenda saj ose dhe vështirësive për të përballuar presionin ose pendimin për hyrjen në politikë”, thuhet në raportin e ISP-së.

Raporti i ISP/ Tabaku e Braçe deputetët më efektivë, kush

Në vijim të raportit, ISPja rendit si sukses zhvillimin e komisionit hetimor për inceneratorët. “Arritja më e rëndësishme e këtij sesioni në aspektin e komisioneve hetimore ishte komisioni për inceneratorët. Komisioni ka zhvilluar 19 seanca dëgjimore dhe mori në pyetje një numër të madh zyrtarësh të lartë, përfshirë Kryeministrin dhe disa kryetarë bashkish. Punimet e komisionit u pasqyruan gjerësisht nga media, publiku tregoi interes të madh, dëshmitë sollën të dhëna me interes hetimor nga SPAK-u dhe pavarësisht se nuk pati dakordësi në raportin e Komisionit, praktika e tij mbetet një arritje domethënëse dhe një ilustrim se si ushtrohet hetimi dhe kontrolli parlamentar nga pakica politike”, thuhet në raport. Por, vlerësohet si negativ fenomeni i mospjesëmarrjes së deputetëve në debate parlamentare. Raporti evidenton se në debate të rëndësishme kanë qenë jo më shumë se 8 apo 12 deputetë në sallë.

“Sesioni i fundit parlamentar shënoi rekordin e rënies drastike të pjesëmarrjes së deputetëve në debatet parlamentare. Të dhëna të vazhdueshme të ISP-së dhe të medias dëshmuan raste të shumta kur edhe në debate të rëndësishme politike në Parlament nuk ndodheshin më shumë se 8-12 deputetë, shifra më e ulët historike në parlamentarizmin shqiptar. Në tërësi folësit nuk munguan dhe nuk hoqën dorë nga diskutimet, por auditori përpara tyre ishte kryesisht pa kolegë që dëgjonin.

Rënia e interesit për prezencë në debate lidhet sa me rënien e rëndësisë së debatit parlamentar dhe çështjeve që diskutohen, mungesën e rregullave detyruese nga grupet dhe parlamenti, ashtu edhe me faktin se transmetimi televiziv dhe online nuk i jep vëmendje deputetëve të pranishëm, pra e bën të parëndësishme prezencën e tyre. Nga monitorimi i mbledhjeve të Byrosë dhe Konferencës së Kryetarëve nuk pati raste kur drejtuesit e Kuvendit dhe të grupeve ta kenë ngritur si shqetësim këtë fenomen, ndërkohë që në raportimet e medias pati rritje të zërave kritikë dhe apeleve për një sjellje të re më të përgjegjshme të parlamentit në raport me aktivitetin parlamentar”, thuhet në raportin e ISP-së./Panorama.al

jorida tabaku erion brace raporti i isp

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet