LIVE UPDATES
Bota

Raporti i prokurorit të posaçëm në SHBA: Pati prova të mjaftueshme për të siguruar dënimin e Presidentit të zgjedhur Trump

Prokurori i posaçëm Smith shprehet në raport se zoti Trump “u përfshi në një seri përpjekjesh të kundërligjshme për të siguruar pushtetin”, pasi u bë e qartë se kishte humbur dhe se rrugët e ligjshme për të sfiduar rezultatin nuk i kishin dhënë të drejtë.

14 Janar 2025, 17:18 Nga M.B
Raporti i prokurorit të posaçëm në SHBA: Pati prova
Një kombinim i fotografive të Presidentit të zgjedhur Donald Trump and prokurorit të posaçëm Jack Smith

SHBA- Në një raport për Kongresin, që u bë publik të hënën pas mesnate, prokurori i posaçëm Jack Smith thotë se zyra e tij pati prova të mjaftueshme për të “ngritur (padi) dhe për të siguruar” një dënim në gjyq të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, në lidhje me përpjekjet për të përmbysur humbjen përballë Presidentit Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020.

Prokurori i posaçëm Smith shprehet në raport se zoti Trump “u përfshi në një seri përpjekjesh të kundërligjshme për të siguruar pushtetin”, pasi u bë e qartë se kishte humbur dhe se rrugët e ligjshme për të sfiduar rezultatin nuk i kishin dhënë të drejtë.

“Ndër to përfshihen përpjekjet për t’i nxitur zyrtarët e shteteve që të mos merrnin parasysh tabulatet reale të numërimit të votave; që të hartonin lista elektorësh të pavërtetë, në shtatë shtetet ku ai pati humbur; të detyronin zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë dhe vetë Nënpresidentin e tij, Michael R. Pence, që të vepronin në kundërshtim me betimin e tyre dhe në favor të interesave personale të zotit Trump; si dhe në 6 janar 2021, duke orientuar një turmë të zemëruar drejt Kapitolit të Shteteve të Bashkuara për të penguar certifikimin në Kongres të zgjedhjeve presidenciale dhe në vazhdim duke mbështetur pjesëmarrësit në trazira”, thuhet në raport.

Prokurori i posaçëm thotë se zoti Trump veproi si në cilësinë e tij private si kandidat për president, ashtu edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të shumtë, dhe se ai u përpoq të përdorte "fuqinë dhe autoritetin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të mbështetur skemën e tij".

Raporti thotë më tej se pretendimet e tij të pavërtetuara, të tilla si votat e shumta të hedhura në emër të personave të vdekur, ose nga persona që nuk kishin të drejtën e votës, apo se makinat e votimit patën ndryshuar votat e hedhura për zotin Trump në vota për zotin Biden, ishin “në mënyrë të dukshme dhe, në shumë raste, qartazi false”. Presidenti i zgjedhur Trump ka mohuar vazhdimisht të ketë bërë ndonjë shkelje dhe e ka sulmuar si të motivuar politikisht punën e prokurorit të posaçëm.

Ai iu përgjigj publikimit të raportit herët të martën me një postim në platformën e tij të medias sociale “Truth Social”, duke e quajtur zotin Smith “një prokuror të çuditshëm”.

"Jack Smith i çmendur nuk ishte në gjendje të ndiqte penalisht me sukses kundërshtarin politik të 'shefit' të tij, të korruptuarit Joe Biden, kështu që ai përfundon duke shkruar një tjetër 'Raport' bazuar tek informacioni që Komisioni i Pazgjedhur i Veglave dhe Banditëve Politikë SHKATËRROI DHE FSHIU ilegalisht, pasi tregonte se sa plotësisht i pafajshëm isha unë dhe se sa plotësisht fajtore ishin Nancy Pelosi dhe të tjerët”, tha zoti Trump.

Presidenti i zgjedhur Trump do të inaugurohet për një mandat të ri javën e ardhshme, pasi fitoi përballë Nënpresidentes Kamala Harris në zgjedhjet e vitit 2024. Gjatë fushatës, zoti Trump mohoi se pati humbur zgjedhjet e vitit 2020, përfshirë gjatë një debati në shtator me zonjën Harris.

Publikimi i raportit të së martës erdhi një ditë pasi gjykatësja Aileen Cannon e lejoi Departamentin e Drejtësisë të bëjë publike pjesën e raportit të prokurorit Smith që trajtonte përpjekjet e ish-Presidentit Trump për të qëndruar në pushtet. Gjykatësja Cannon, e cila u emërua nga Presidenti i atëhershëm Trump, pati bllokuar më herët publikimin e raportit të plotë të prokurorit Smith, që përfshin gjithashtu një seksion të papublikuar ende në lidhje me akuzat se zoti Trump mbajti në mënyrë të paligjshme dokumente të klasifikuara pas lënies së detyrës.

Prokurori i posaçëm Smith u përpoq ta ndiqte penalisht zotin Trump për të dyja çështjet, ndërsa zoti Trump mohoi të ketë bërë ndonjë shkelje. Gjykatësja Cannon rrëzoi në korrik padinë për dokumentet e klasifikuara, nën argumentin se prokurori i posaçëm Smith ishte emëruar në mënyrë të paligjshme.

Gjykata e Lartë vendosi gjithashtu në korrik se presidentët kanë imunitet të gjerë nga ndjekja penale për akte zyrtare, të cilat zbutën përpjekjet e prokurorit Smith në çështjen për ndërhyrje në zgjedhje. Pasi zoti Trump fitoi përballë zonjës Harris, Departamenti i Drejtësisë hoqi dorë nga të dyja paditë ndaj zotit Trump, duke përmendur politikën e kahershme kundër ndjekjes penale të një presidenti në detyrë të Shteteve të Bashkuara./ VOA

shba

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen