4 Qershor 2022, 13:04
Nga k.m

TIRANË- Zgjidhet presidenti i ri, Bajram Begaj! Kandidati i maxhorancës ka marrë 78 nga 71 vota pro të nevojshme, ndërsa vetëm 4 kanë qenë kundër tij dhe 1 ka qenë abstenim. 83 ishte totali i votuesve në sallë. Por votimi ka qenë i fshehtë dhe nuk dihet se kush ka votuar, e se cili ka qenë vullneti i deputetëve që kanë menduar ndryshe. Po ashtu, vlen për t'u përmendur fakti që nuk kishte asnjë votë të pavlefshme.
Votimi për kreun e ri të vendit ka nisur sot që në orën 18:00, ndërsa opozita ka bojkotuar procesin duke dalë nga salla para nisjes së votimit. Ky ishte raundi i katërt për zgjedhjen e kreut të shtetit, që do pasojë në detyrë Ilir Metën. Këtij të fundit i mbaron mandati më 25 korrik.
Fillimisht dje, Begaj u zbulua se ishte marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dosja.al zbuloi se çështja për të cilën akuzohet Begaj lidhet me disa ndërtime në dy baza ushtarake, në Sarandë dhe në Shëngjin. Në interpelancën e fundit në Kuvend, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pohoi se ka patur një kontratë për dhënie të pronës tek një kompani private në bazën e Kuçovës por është anuluar.
Kur ka kaluar më shumë se 1 vit, dosja është në SPAK dhe hetimi nuk dihet se ku ka vijuar, ndërkohë që kryeministri do të duhet ta ketë në dijeni faktin se kandidati i nxjerrë prej tij për President është një njeri që është paditur penalisht dhe ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe lejimit të prekjes së bazave ushtarake shqiptare për tja falur privatit përmes trukeve shtetërore. Madje mund të shpallet dhe fajtor, e për një kohë të shkurtër, të na duhet të zgjedhim një president të ri.
Politike
4 Qershor 2022, 12:59
Bajram Begaj
TIRANË- Kandidati i propozuar nga maxhoranca për President të Republikës Bajram Begaj ka dhënë një mesazh ...
Politike
4 Qershor 2022, 12:35
d.a
TIRANË- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka ironizuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
...
Politike
4 Qershor 2022, 12:41
Bajram Begaj dhe Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ndodhet në Turqi por duket se ka vendosur që të mos ndërhyjë në...
Politike
4 Qershor 2022, 12:25
k.m
Edi Rama, Bajram Begaj dhe Ilir Meta
TIRANË- Bajram Begaj s’e ka nisur mirë rrugëtimin e tij drejt Presidencës! Sot, gjeneralmajo...
Politike
4 Qershor 2022, 12:23
Ilir Meta, Bajram Begaj dhe Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar ndihmën e presidentit Ilir Meta që të mos l...
Politike
4 Qershor 2022, 12:21
k.m
Kryesia e Kuvendit
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla si dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve...
Politike
4 Qershor 2022, 12:07
Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji
TIRANË- Zgjedhja e presidentit të ri ka shkaktuar përplasje tek Partia Demokratike. Deputeti i PD, Ervi...
Politike
4 Qershor 2022, 11:52
k.m
Edi Rama
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar zyrtarisht në Kuvend kandidaturën e Bajram Begajt për Presid...
Politike
4 Qershor 2022, 10:48
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në përfundim të mbledhjes së krupit parlamentar të ...
Politike
4 Qershor 2022, 10:29
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka zbardhur prapaskenat e ...