LIVE UPDATES
Politike

“Reagim i ekzagjeruar qëllimisht”, Rama për incidentin me gazetaren Meta: Nuk e imagjinova që kjo gjë do të merrte proporcione të tilla

Kryeministri tha se ka nxjerrë mësimin nga ajo situatë por që nuk ka ndërmend të kërkojë ndjesë.

21 Mars 2024, 21:53 Nga I.A
“Reagim i ekzagjeruar qëllimisht”, Rama për incidentin me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka folur lidhur me reagimin e tij ndaj gazetares Ambrozia Meta pak ditë më parë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama u shpreh se i gjithë reagimi ka qenë totalisht miqësor dhe nuk e ka imagjinuar se kjo gjë do të merrte përmasa të tilla. Po ashtu Rama tha se ka nxjerrë mësimin nga ajo situatë por që nuk ka ndërmend të kërkojë ndjesë.  

Pjesë nga Intervista:

Kryeministri Edi Rama: Po pa e parë unë thash që më parë dhe ka vite, ku thashë që unë prej kohësh kam hequr dorë edhe nga ky konfrontimi me fjalë me gazetarët dhe cilësimi i mediave si kazanë dhe humbja e durimit sepse kam mësuar se në fund të ditës nuk ndryshoj dot gjë. Ashtu sikundër kam hequr dorë edhe me debatet me vetë ushqyesit e kësaj kulture, por unë nuk heq dorë nga fakti që kjo është një kulturë shumë e ulët dhe kështu nuk bëhet gazetari dhe jepet shembulli më i keq se si dy njerëz që janë përpara publikut komunikojnë.

Blendi Fevziu: Pse nuk e merrni në telefon ta sqaroni sepse etika kështu e do?

Kryeministri Edi Rama: Sepse gjithë stërzmadhimi i atij gjesti miqësor tregon se nuk bëhet fjalë për një njeri që është i paqartë për atë që ka ndodhur, por bëhet fjalë për një individ, gazetare që ka ekzagjeruar në mënyrë të qëllimshme reagimin e vet për të prodhuar gjithë këtë që prodhoj. Unë mund të telefonoj këdoqoft që keqkupton një gjest timin të bërë në mënyrë të sinqertë, por unë nuk mund të telefonoj aktorë. Unë kam shumë të drejtë, jo të gjykoj pyetje se nuk ka asnjë rast që unë kam gjykuar pyetje prej kohësh tashmë.

Blendi Fevziu: Sa herë jeni përplasur me gazetaren në fjalë?

Kryeministri Edi Rama: Ato që nxore i përkasin një kohe të mëparshme ku unë duke qenë vetë një njeri që vij nga shtypi i lirë, nga lufta për lirinë e fjalës ku mund të kisha humbur jetën për fjalën e lirë, nuk ndaja dot këtë pjesë të vetes me atë të kryeministrit. Tani e kam ndarë ka kohë.

Blendi Fevziu: Pra ju nuk shihni asnjë shqetësim në klëtë gjë?

Kryeministri Edi Rama: Unë shoh një shqetësim. Shoh manipulimin e publikut përmes një aktrimi ekzagjërues në maksimum të diçkaje që ishte komplet miqësore që nuk u realizua sepse tërheqja dhe klithma ishte sikur aty ndodhi ndonjë goditje.

Blendi Fevziu: Po përse nuk ndalove në atë moment dhe ta sqaroje me zonjën në vend.

Kryeministri Edi Rama: Unë nuk ndjeva se aty kishte diçka për tu diskutuar dhe nuk e imagjinova që kjo gjë do të merrte proporcione të tilla nga nxitësit e asaj kulture që prodhon këtë lloj gazetarie.

Gjithashtu Rama shtoi se me ngjarjen që ka ndodhur ka nxjerrë mësimet e veta, por nuk kërkon ndjesë ndaj gazetares pasi e gjithë ngjarja është manipuluar pasi reagimi ka qenë totalisht miqësor.

Kryeministri Edi Rama: Po të them që në oborrin e selisë të PS pjesën më të madhe të kohës kur nuk ka zgjedhje gazetarët vijnë pa u lajmëruar dhe unë ndalem dhe ju them në respektin tuaj unë po ndalem dhe t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja. Me këtë që ndodhi edhe unë kam nxjerrë mësimin tim, por ndjesën duhet ta harrosh ti dhe mbi të gjitha ajo gazetare sepse ka manipuluar publikun duke aktruar sikur ishte në një agresion ndërkohë që reagimi ishte totalisht miqësor. Nëse strategjia ime kur vij në një bisedë me ty është të të ndërpres ajo për mua nuk është strategji, por transmetimi i një kulture të dobët. Unë kam detyrim t’i përgjigjem çdo pyetje, por kur jap përgjigje të lihem të jap përgjigje. Nuk është ndonjëherë, është çdoherë dhe është e përsëritur nga i njëjti individ misionar i telekomaduar nga një burim informacioni që prodhon lajme të reme në mënyrë të vazhdueshme.

edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj