11 Qershor 2026, 10:33
Nga E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zupa gjatë fjalës së saj në Kuvend foli për protestat masive që po mbahen prej disa ditësh në Tiranë dhe kudo ku ka shqiptarë. Zupa iu bëri thirrje deputetëve të Kuvendit, që të dëgjojnë zërin e qytetarëve. Më tej demokratja iu drejtua deputetëve socialistë, duke iu thënë se nëse mendojnë se mandatet e tyre i kanë marrë me votat e qytetarëve dhe jo nga paratë e krimit, duhet t’i përgjigjen kërkesave të tyre që janë artikuluar në shesh.
“Ky Kuvend nuk mund të jetë në një botë paralele, nga bota e realitetit që po ndodh në Shqipëri. Se kush është prioritet i ditës. Çështja e parë që duhet adresuar është paketa e integrimit, e shfuqizimit të ligjit, që e kanë dhuruar Shqipërinë te oligarkët. E kanë trajtuar zhvillimin; kur do dhe si do Edi Rama. Kjo nuk është as Shqipëria europiane, dhe as ajo që duan shqiptarë. Në fakt është i vetmi pr/ligj në kalendar se kur do të shqyrtohet, për të mbrojtur trashëgiminë kulturore.
Edhe ça bëni ju? E lini pa data. Realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, një qeveri tranzitore, një parlament që miraton shfuqizimin e ligjeve, një parlament që nuk i anatemon protestuesit. Që s’i numëron ata me syzet e miopit, por me të realitetit. Nëse mendoni se mandatet tuaja vijnë nga qytetarët, përgjigjuni atyre, nëse mendoni se vini nga Rama, mos iu përgjigjeni. Por do të merrni nga ata përgjigjen, siç e shikoni që do të jenë më shumë, më të qartë, për të kërkuar që kjo qeveri, dhe kjo makutëri, kjo sjellje harbute, duke shkelur interesin publik dhe të brezave të ardhshëm, të ndalojë," tha Zhupa./Dosja.al
ina zhupa
Politike
11 Qershor 2026, 10:19
E. D
TIRANË- Ka nisur seanca e radhës në Kuvend. Në rend dite në këtë seancë është parashikuar zhvillim...
Politike
11 Qershor 2026, 10:05
E. D
TIRANË- Deputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar në Kuvend me pankarta me vete. Siç shihet edhe në foto, demokrat...
Politike
11 Qershor 2026, 09:59
E. D
KOSOVË- Katër ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, procesi i numërimit të votave të kandidat&e...
Politike
11 Qershor 2026, 08:09
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës plenare. Në rend dite është para...
Politike
11 Qershor 2026, 07:40
E. D
TIRANË- Një mesazh i shpërndarë nga strukturat e Partisë Socialiste për organizimin e aktivitetit me rastin e 35-vjetorit t...
Politike
11 Qershor 2026, 07:33
E. D
TIRANË- Qeveria shqiptare është vënë nën alarm pasi dyshon se biznesmeni Behgjet Pacolli mund t'i ketë ngarkuar detyrime t&...
Politike
10 Qershor 2026, 22:21
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në lidhje me një video të postuar nga protesta sot në Tiranë, ku ...
Politike
10 Qershor 2026, 17:18
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet e tij sociale, në lidhje me protesat kundër Zvë...
Politike
10 Qershor 2026, 15:30
E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Radio France i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend, të cilat lidhen me protestat masive ...
Politike
10 Qershor 2026, 15:37
D.S
Kuvendi RMV
MAQEDONI- Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe një dokument i vitit 2010 për gjuhë...