LIVE UPDATES
Politike

Reforma zgjedhore/ Oerd Bylykbashi: Përfaqësuesit e SHBA, BE dhe Anglisë nuk mbështesin deklaratën e Ramës

Po ashtu ai ka theksuar se po këta përfaqësues kanë nxjerr bllof deklaratën e Lulzim Bashës, që ndërkombëtarët i kanë mbështetur për reformën.

16 Janar 2024, 17:58 Nga I.A
Reforma zgjedhore/ Oerd Bylykbashi: Përfaqësuesit e SHBA, BE dhe
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashit ka reaguar sërish sot në lidhje me Komisionin e Reformës Zgjedhore. Me anë të një deklarate për mediat, Bylykbashi u shpreh se komisioni aktual i kësaj reforme me Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn nuk përfaqëson gjithëpërfshirje dhe konsensus. Po ashtu ai ka theksuar se përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së siu dhe Mbretërisë së Bashkuar, nuk mbështesin deklaratën e Ramës për reformën. Po ashtu ai ka theksuar se po këta përfaqësues kanë nxjerr bllof deklaratën e Lulzim Bashës, që ndërkombëtarët i kanë mbështetur për reformën.

Postimi i Plotë:

Partia Demokratike thekson sërish se dhunimi i zgjedhjeve të 14 majit 2023 është në themel të krizës politike që po kalon Shqipëria. Shkalla e dhunimit dhe injorimit jo vetëm të Kodit Zgjedhor dhe parimeve kushtetuese, por edhe e standarteve zgjedhore ndërkombëtare në këto zgjedhje dhe zgjedhjet pararendëse barazohen vetëm me zgjedhjet e vitit 2001, që u dënuan nga raporti i OSBE/ODIHR-it dhe Parlamenti Europian.

Në vitin 2001, rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe rezoluta e Parlamentit Europian i kërkuan mazhorancës socialiste në parlament të ngrinte një komision reforme zgjedhore bipartizan, mazhorancë-opozitë, ku dy forcat reale më të mëdha të kishin bashkëdrejtimin e komiaionit dhe veton që pengonte vendime të njëanshme dhe garantonte konsensus, sidhe përfshirjen e të gjitha forcave politike. Ky qëndrim ishte një distancim i qartë nga reforma e njëanëshme me shumicë numerike e vitit 2000, kur PD, forca reale drejtuese e opozitës, u shmang nga reforma.

Reagimet e sotme të njëpasnjëshme e pa vonesë të përfaqësuesve të BE, Shteteve të Bashkuar dhe Mbretërisë së Bashkuar, jo vetëm nxorën në pah pavërtetësinë e deklaratave abuzive të djeshme të Lulzim Bashës sikur partnerët ndërkombëtarë paskan mbështetur me ndërmjetësim një grupim minoritar deputetësh, por kërkuan qartazi që reforma të trajtojë me konstruktivitet dhe gjithëpërfshirje problemet zgjedhore. Në mënyrë shumë të qartë, në deklaratat e OSBE, BE, SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk ka asnjë mbështetje për deklaratën e Kryeministrit Rama që deklaroi se për reformën zgjedhore do të kërkojë thjesht shumicën numerike të 84 votave me ata që ai bën pazar, siç bëri për vetingun.

Komisioni i reformës zgjedhore është bipartizan dhe konsensual vetëm nëse reflekton raportet reale të forcave politike në mazhorancë dhe opozitë, vetëm nëse Partia Demokratike, përfaqësuesja reale e shumicës dërrmuese të votuesve opozitarë, zotëron bashkëdrejtimin e komisionit dhe veton që garanton konsensusin real politik mazhorancë-opozitë.

Komisioni aktual nuk përfaqëson asnjë nga kriteret që sigurojnë gjithëpërfshirje dhe konsensus konstruktiv. Kundërshtimi nga opozita i përbërjes, drejtimit dhe mekanizmit aktual vendimmarrës në komisionin e reformës zgjedhore sidhe rrëzimi nga mazhoranca i kërkesës së grupit parlamentar të PD-së për t’i ndryshuar këto, është një nga dy arsyet themelore politike të mosfunksionimit normal të parlamentit, krahas mosngritjes së komisioneve hetimore parlamentare.

Është praktikë e mirëpërcaktuar në 20 vitet e fundit nga OSBE/ODIHR që asistenca teknike dhe ekspertiza e tyre t’i ofrohet vetëm një komisioni vërtet konsensual bipartizan. Një ekspertizë e tillë ka ndihmuar shpeshherë në gjetjen e konsensusit mes dy forcave kryesore politike dhe mes mazhorancës dhe opozitës në përgjithësi. Kërkesa drejtuar OSBE/ODIHR-it, e nënshkruar dje nga bashkëkryetarët aktualë, synon të thyejë këtë traditë pozitive. Ajo nuk përfaqëson Partinë Demokratike dhe opozitën reale dhe synon legjitimim të një reforme bazuar thjesht në numra dhe pazare të Ramës dhe Bashës.

Korniza aktuale e komisionit është e barazvlefshme vetëm me një shumicë numerike, siç synon Kryeministri Rama. Sa kohë mazhoranca ruan këtë status quo, ky komision nuk është as gjithëpërfshirës dhe as konsensual dhe përbën një farsë të papranueshme për Partinë Demokratike. Çdo produkt i tij nuk mund të jetë konsensual dhe nuk garanton zgjedhje me standarte.

oerd bylykbashi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj