LIVE UPDATES
Politike

‘SPAK ka fshehur dokumentat’/ Malltezi: Përballje me hallexhinjtë e nënshtruar

Malltezi ka theksuar se SPAK ka gënjyer dhe ka fshehur dokumenta që hedhin dritë duke rrëzuar të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij.

16 Janar 2024, 17:11 Nga I.A
‘SPAK ka fshehur dokumentat’/ Malltezi: Përballje me
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka rreshtuar të gjitha shkeljet që kanë bërë prokurorët e SPAK. Me një status në Facebook, Malltezi ka theksuar se SPAK ka gënjyer dhe ka fshehur dokumenta që hedhin dritë duke rrëzuar të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Postimi i Plotë:

PERBALLJE ME "HALLEXHINJTE" E NENSHTRUAR
Nuk di si e kane avokatet e mi axhenden per neser, por ja qendrimi im: Prokuroret e SPAK kane fshehur, genjejne ose nuk referojne dokumenta:
1. Kane fshehur konfirmimin e pronesise se tokes nga familjet pronare perfshi familjen Begeja (per llogari te mos procedimit per kallzim te rreme te Taulant Balles). Kane bere pjese te dosjes deshmi te rreme te taulant balles e ndonje tjetri, POR kane fshehur Fletoret Zyrtare qe tregojne se nuk ka pasur shpronesim por Rekuizim te perkohshem. Pronesia e tokes ishte shkaku i shpifjes se Balles dhe baza e kallzimit te tij penal!
2. Prokuroret e SPAK kane genjyer (dhe kjo genjeshter eshte bere pjese e vendimit te GJKKO) sikur familjet pronaret e kerkuan pronen pas 2005, kur ne fakt pronaret e kerkuan qysh ne 1995, dhe biles edhe ne dokumentet e dosjes hetimore jane perfshire jo vetem kerkesat por edhe vendimet e ish komisioneve te kthimit te pronave qe e kane njohur dhe pjeserisht kthyer pronen tek pronaret e ligjshem qysh ne 1995 e ne vijim.
3. Prokuroret e SPAK kane genjyer dhe kjo genjeshter eshte bere pjese e vendimit te GJKKO sikur familja pronare Begeja ka 4400 m2 jashte Klubit dhe duhet zbritur. Ne fakt familjet pronare kane pasur mbi 21,000 m2 me shume se siperfaqja e dy klubeve bashke. Familja Begeja jo vetem qe ka pasur 28.200 m2 brenda territorit qe u uzurpua nga ish Klubi, por ka pasur edhe 3847 m2 pertej ish Klubit nga e cila sot figuron qe kompania e Carlo Bolinos i ka grabitur rreth 1500 m2.
4. Kane fshehur shkresat nga Ministrat socialiste Angjeli dhe Klosi ne 2005 per fillimin e procedurave te privatizimit ndonese u jane bere te ditura qysh para 5 muajsh kur ju derguan bashkangjitur padise per kallzim te rreme nga Taulant Balla.
5. Anashkalojne nderrimin e destinacionit nga Edi Rama me vendim KRRT 132/j date 08.06.2006 duke keqparaqitur sikur eshte miratuar nga KRRTRSH qe drejtohej nga Sali Berisha ne fund te Nentorit 2006. Por KRRTRSH nuk ka kaluar kurre asnje miratim pa Vendimin e KRRT se Tiranes.
Edhe kur ne 2005 qeveria doli kundra bashkise ne rastin e Zogut te Zi, Edi Rama solli ne Tirane Presidentin e Komitetit te Autoriteteve Vendore te Keshillit te Evropes me 17 Janar 2006 dhe ka nje Komunikate Zyrtare nga ai institucion qe deklaroi se KRRTRSH nuk mund te nderhyje pasi planifikimi i territorit eshte funksion i pushtetit vendor dhe Shqiperia duhet te respektoje Karten e Autonomise Vendore te Keshillit te Evropes.
6. Kishin fshehur (dhe nuk referonin) kontraten e familjes Begeja me kompanine ndertuese ne 2007 ku parashikohej se mund te hynte ne bashkeinvestim deri ne 25% te pjeses se vet.
7. Kishin fshehur (nuk referuan) lejen e sheshit te ndertimit firmosur nga Edi Rama me 19.12.2007 e zbardhur 06.01.2008.
8. Kishin fshehur (nuk referuan) lejen e ndertimit me kusht qe ka miratuar KRRT e Edi Rames ne shkurt 2008.
9. Kane fshehur vendimin gjyqesor te formes se prere te falsifikimit te ish pishina. Kane shkruar se udhezimi per fshirje nga ZRPP (i paraqitur nga ish drejtori i ZRPP dhe ish Ministri per te trajtuar mijra fallsifikimet ne ZRPP) u shfuqizua pas disa vitesh nga Gjykata Kushtetuese por nuk tregon qe kjo ceshtje u gjykua per 7 vjet dhe ka vendim te formes se prere qe ishte falsifikim.
10. Kishin fshehur vendimet e gjykatave edhe te Shkalles se pare dhe te Apelit 2008-2010 qe u shprehen se leja quhet e dhene kur miratohet dhe jo kur zbardhet nga Edi Rama.
11. Kishin fshehur 3 shkresat e kundraligjshme te Kryeinspektorit te Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik te Edi Rames leshuar ne 2010 pasi kishte dale vendimi i Gjykates i formes se prere. Edhe keto 3 shkresa te kundraligjshme jane dorezuar SPAK para 5 muajsh bashkengjitur kallzimit per Taulant Ballen.
12. Kishin fshehur vendimet e gjykatave edhe te Shkalles se pare dhe te Apelit per shperblim demi qe gjeten Edi Ramen ne shperdorim detyre me dem rreth 330,000 euro! A eshte Edi Rama MBI LIGJIN? Se ne 200 faqe vendim ku permenden deri roje dhe femijet e mi nuk permendet emri i Edi Rames ndonese ka shkaktuar DEM financiar 330,000 euro!
13. Kane fshehur hartat e Zonimit Funksional te paraqitura nga Urbaplan ne Dhjetor 2008 qe jane te firmosura nga Edi Rama dhe 10 drejtore te Bashkise qe ndryshojne destinacionin e gjithe zones se madhe te ish Klubit nga zone sportive ne “Zone Banimi me parametra te mesem dhe te larte urban”. SPAK ka fshehur vendimin e KRRT te Edi Rames nr. 238 te dates 27.12.2008 dhe hartat shoqeruese.
14. Kane fshehur kontratat e blerjes se tokes nga Prof. Malltezi qofte brenda bashkepronareve te familjes Begeja, si edhe tek bashkepronaret e familjeve te tjera (Saliaga, Llagami e Alimehmeti). Te gjitha kontratat i kane sekuestruar nga te gjithe noteret perkates ne Tirane ndaj fshehja e dokuementeve eshte shperdorim detyre. Keto kontrata I kane fshehur qe ti qendrojne narratives se Taulant Balles se Malltezi hyri me 114 m2 (ndonese mund te benin nje pjesetim te konfirmonin se Prof. Malltezi kishte 410 m2 nga trashegimia), Prof. Malltezi bleu edhe mbi 2,100 m2 te tjera nga bashkepronaret.
15. Kane fshehur 350 kontrata te shitjes se apartamenteve dhe dyqaneve fill me marrjen e lejes se ndertimit dhe kur nuk kishin filluar ende ndertimi fizik (2010-2011). Shitja ne grope me kontrata me
cmim 20% me te ulet se tregu u perdor per te siguruar financimin e projektit, te tjerat ishin hua.
16. Prokuroret e SPAK kane bere disa faqe insinuata ne vendimin e mases se ish Klubi ishte ne Planin e Perhapjes se Forcave te Armatosura apo jo. Ka 3 vite hetim dhe mbi 30 shkresa me Ministrine e Mbrojtjes, Shtabin e Ushtrise dhe Presidencen se kur ishte dhe kur eshte nxjerre jashte Planit te Perhapjes. Cfare del? NUK ka qene pjese e Planit te Perhapjes as ne 2004! Prokuroret e SPAK kane disa konfirmime, perfshi edhe 9 dite para se te burgosnin Prof. Malltezin se ish Klubi nuk ka qene ne Planin e Perhapjes as ne vitin 2004 dhe megjithate kane lene ne vendimin e mases disa faqe insinuate kinse te pasqaruara! Plus kane tentuar qe te zhbejne nje dokument zyrtar me deshmi te rreme.
17. Prokuroret e SPAK kane genjyer dhe kjo genjeshter eshte bere pjese e vendimit te GJKKO sikur Klubet sportive funksiononin normalisht nderkohe qe ka (i) formulare me firmen e Edi Rames asokohe se te gjithe objektet ishin zene forcerisht (ii) shkrese nga Zv.Ministri i Sporteve e 2006 qe shkruan se Ministria e Sporteve as nuk e kish marre ne inventar Klubin Shumesportesh pasi eshte e uzurpuar me familje informale, dhe (iii) Ministria e Mbrojtjes as nuk e posedonte dhe as administronte ish Klubin.
18. Prokuroret e SPAK pervec qe kane fshehur vendimin e KRRT te Edi Rames nr. 238 te dates 27.12.2008 dhe hartat shoqeruese, kane fshehur/keqparaqitur edhe Planin e Pergjithshem Rregullues te 2012 i cili ka inkorporuar ne te harten e zonimit funksional te miratuar ne ate vendim. Ai zonim funksional i Dhjetorit 2008 paraqet gjithe zonen ne fjale si “Zone Banimi me parametra te larte urban”.
19. Kishin fshehur (nuk referuan) Vendimin e
Keshillit Bashkiak nr. 57, date 24.12.2012 qe miratoi Planin e Pergjithshem Rregullues se Tiranes qe kish parashikuar edhe shkollen tek toka qe pronaret e
lane “VAKEF” por qe Edi Rama firmosi 4 VKM per tia falur Carlo Bolinos.
20. Kishin fshehur udhrat publike te Edi Rames ndaj SPAK qofte ne Kongresin e PS me 09 Maj 2022, e qofte ne Asamblene e PS me 07 Prill 2022 per te proceduar penalisht Sali Berishen. “SPAKu e ka detyrim… NA ESHTE SOSUR DURIMI… SPAK po deligjitimon SPAK-un dhe Gjithe reformen ne drejtesi!” Prokuroret politike iu nenshtruan urdhrit te Edi Rames.
Per te gjitha keto ndiqni dokumentarin “Piramida e Mashtrimit" te enjten, 18 Janar ne Syri TV.

jamarbër malltezi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë