LIVE UPDATES
Politike

"Refuzoi fotografimin e votës"/ Berisha-diasporës: Votoni ndryshimin për tu ndarë nga e keqja që po zbraz Shqipërinë

Lideri i opozitës akuzoi drejtues të lartë të shtetit dhe rrethin e tyre familjar për korrupsion masiv, duke përmendur raste konkrete si tenderat e fituar në mënyrë të dyshimtë dhe mungesën e barnave cilësore në treg.

16 Prill 2025, 18:54 Nga E. D
"Refuzoi fotografimin e votës"/ Berisha-diasporës: Votoni
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Vaqarr, iu drejtua qytetarëve dhe sidomos diasporës shqiptare me një mesazh të fortë për ndryshim dhe kundër abuzimeve të qeverisë aktuale. Lideri i opozitës akuzoi drejtues të lartë të shtetit dhe rrethin e tyre familjar për korrupsion masiv, duke përmendur raste konkrete si tenderat e fituar në mënyrë të dyshimtë dhe mungesën e barnave cilësore në treg. Kryedemokrati gjithashtu u bëri thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit të marrin pjesë në votime më 11 maj dhe të refuzojnë çdo formë presioni, duke përfshirë fotografimin e votës, një veprim i cili, siç theksoi ai, dënohet me ligj në vendet ku ata jetojnë.

"Klani i tij, rrethi i tij familjar, është një rreth hajdutësh. Baxhanaku i tij ka fituar 80-100 tendera që ai që quhet AKSH-i. Është një agjenci që merret me digjitalizimin dhe ka zhdukur qindra milionë euro. Del tjetri duke folur, jo Linda po ndërhyn tek AKSH, për kunatin ajo. Prokurori e ka, guxon ai të thërrasë Lindën? Në asnjë mënyrë se janë paratë e familjes. Pra, nëse vidhet në këtë mënyrë nuk ngelet gjë për fshatin, për pensionistët, për të sëmurët. A e dini se në ç’gjendje e rëndë është problemi i ilaçeve sot. Sot farmacitë tona janë të mbushura me ilaçe të skaduara dhe të vjen keq se, shumica e atyre që kanë një mundësi, gjënë e parë që u kërkojnë njerëzve të tyre jashtë, janë ilaçet.

Kjo do marrë fund. Tom Doshit dhe Vilma Nushit, dy vampirëve të vërtetë të shëndetit të shqiptarëve do u vihet dylli dhe do bëhen përgjegjës për të gjithë atë që kanë krijuar në shëndetin e njerëzve. Ne e kuptojmë se ‘Shqipëria Madhështore’ nuk është vetëm dëshmia e dhembshurisë. Është Shqipëria që prodhon dhe ky prodhim, ju jeni njerëzit që prodhoni. Do bëjmë gjithçka që ju të prodhoni sa më shumë dhe sa më mirë. Do bëjmë të gjitha kushtet, ekstensionin do e keni falas. Do zgjidhim çdo problem që e keni me pronësinë. Të gjitha lejet e legalizimeve do shndërrohen në tapi legalizimi njëherë e përgjithmonë. Ju bëj thirrje në emër tuaj, të gjithë vëllezërve në diasporë, të cilët po nisin votimin, të votojnë për ndryshimin, të votojnë këtë vit, që është viti i tyre për tu ndarë me këtë të keqe të madhe, që po e zbraz dhe po e shkreton Shqipërinë.

Ju bëj thirrje, refuzoni dhe mos bëni asnjë fotografi të votës tuaja, sepse ju duhet të jeni qytetarë të mirë të vendeve ku jetoni. Dhe në vendet ku jetoni dënohet me ligj fotografimi i votës. Prandaj mos zbatoni kodin dhe kërkesën e këtyre mafiozëve të cilët duan të ju kontrollojnë vullnetin tuaj, qëndroni njerëz të lirë, shqiptarë dinjitozë dhe votoni për ndryshimin. Votoni me 11 maj për të përmbushur atë mision historik që u ka rënë gjeneratës tuaj, përmbysjen e një diktature të dytë. Miqtë e mi! Që të gjithë ne në këtë fushatë, mbi të gjitha jemi misionarë. Secili prej jush me votën tuaj, jeni misionarë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrënim, nga ky pakësim i frikshëm, nga ky shpopullim dhe varfërim

Sali Berisha është një misionar, është njëri prej jush. Kam marrë këtë mision me vendosmërinë më të madhe, jo për pushtet, absolutisht, as për para. Por kam marrë këtë mision së bashku me ju, për të patur një të ardhme tjetër të re, për ata djem e vajza që janë këtu, që ata të qëndrojnë këtu. Që këta të qëndrojnë këtu. Ëndërrën e tyre shqiptare ta ndërtojnë në Shqipëri dhe të mos e eksportojnë në dhena të tjera. Shqipëria është vendi më i bekuar, ka pasuritë më të mëdha, ka potencialet më të mëdha, ndaj le të firmosim me 11 maj ndryshimin në mënyrë që të hapim një kohë tjetër, kohë shprese, besimi, mirëqënie punësimi. Ju garantoj ju, se rritja e rrogave dhe pensioneve, dalja jonë në krye për rroga e pensione mes vendeve të rajonit, është qëllimi i parë dhe kryesor që do realizohet. Faleminderit shumë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet