LIVE UPDATES
Politike

"Refuzon të kërkojë ndjesë"/ Rama i kthehet sërish debatit me gazetarin: Hap penxheren e darkës dhe shpif

Rama theksoi gjithashtu se nuk është e lehtë të informosh kur në debatet politike ti shkon dhe ke përballë njerëz që nuk kanë ardhur të bëjnë debat me ty.

16 Janar 2026, 18:29 Nga E.d

"Refuzon të kërkojë ndjesë"/ Rama i kthehet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është kthyer sërish debatit me gazetarin Blendi Fevziu. Gjatë fjalës përmbyllëse në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS, Rama tha se 'moderatoti më i famshëm i Shqipërisë', shpif haptas. Sipas tij ai ishte i acaruar nga fakti që ministrat përkatës ishin gjithandej në terren.

Rama theksoi gjithashtu se nuk është e lehtë të informosh kur në debatet politike ti shkon dhe ke përballë njerëz që nuk kanë ardhur të bëjnë debat me ty. Kryeministri tha se duhet një riangazhim i plotë për të shfrytëzuar hapësirën e parlamentit dhe për të treguar çfarë po bën qeveria për Shqipërinë tjetër. 

"Na duhet të ndiejmë dhe kuptojmë nevojën e madhe për informim të njerëzve. Nuk është e lehtë sepse mjedisi i informimit është i kontaminuar, kur në ditët e përmbytjes, ditë dramatike, të gjithë ata që shikojnë prej shumë vitesh ëndrrën në beze, thonë tironsit, të rrëzimit tonë, e shikonin shiun dhe borën si anëtarët e mirëseardhur të koalicionit. Moderatori më i famshëm i Shqipërisë, i cili ka vizituar 148 vende të botës, e hap penxheren e tij të darkës dhe a thua se i kishin hyrë në shtëpi forca të errëta dhe shpif haptas.

Nuk e di me vetëdije a pa vetëdije, por shpif haptas. Mendoj që ishte i acaruar nga fakti që ministrat përkatës ishin gjithandej në terren, flisnin me mediat, ndërkohë që sigurisht ai dhe gjithkush atje brenda që ftohet atje apo në penxheret e tjera, ministrat i konsiderojnë ministra vetëm kur bëjnë parakalimin te Stacioni i Trenit, përndryshe nuk ekizstojnë ose janë duke mashtruar. Ndërkohë edhe kur kapet, s’po them me presh në duar se s’do të ishte e përshtatshme, refuzon të pranojë, të kërkojë ndjesë, t’i referohet faktit dhe flet menjëherë, merret me gjëra të tjera që mund të jenë të drejta, të vërteta, por nuk kanë lidhje me çështjen.

Nuk është e lehtë të informosh kur në debatet politike ti shkon dhe ke përballë njerëz që nuk kanë ardhur të bëjnë debat me ty, kanë ardhur të të sulmojnë, të të godasin, të të baltosin. Nuk janë aty për të të pyetur, janë aty për të bërë atë që të thashë. Moderatori me shkop atje turret të ndezë prapë sherrin dhe ky është një model, nuk është thjesht një. Si bëhet për të informuar publikun në kushtet që ka 700 tenxhere të tilla që ziejnë e dezinformojnë përditë? Duhet të këmbëngulim, duhet të përdorim çdo hapësirë.

Nuk ka interes për t’i thënë publikut se çfarë po bëjmë ne. Ato që bëjmë ne nëpër rrjete sociale janë nga halli i madh se në qoftë se ne nuk i bëjmë në rrjete sociale, njerëzit tanë do të mendojnë se është ajo që tregojnë ata atje. Duhet një riangazhim i plotë për të shfrytëzuar hapësirën e parlamentit dhe për të treguar çfarë po bëjmë ne për Shqipërinë tjetër. Arsyeja pse ata nuk i voton askush dhe anketimet tona të brendshme, ata janë daha e daha më keq se ç’ishin pas zgjedhjeve ku sigurisht ata fituan, por sigurisht ata humbën", tha Rama./Dosja.al

edi rama ps mbledhje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj