LIVE UPDATES
Politike

"Regjimin e largon mosbindja civile e shqiptarëve", Berisha: Avantazh i madh për ne është fitorja e Donald Trump në SHBA!

Berisha shtoi se janë arrestuar 38 mijë se nuk paguajnë dritat, në një kohë kur prej tyre të paktën 25 mijë nuk mund t’i paguajnë. Sipas tij Shqipëria sot është një diktaturë bande.

18 Dhjetor 2024, 12:17 Nga N.F
"Regjimin e largon mosbindja civile e shqiptarëve", Berisha:
Takimi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se institucione që ekzistojnë në Tiranë, shumica nuk funksionojnë dhe në rrethe janë formale. Ai shtoi se shpopullimi në vend është në gjenocid i vërtetë.

Berisha shtoi se janë arrestuar 38 mijë se nuk paguajnë dritat, në një kohë kur prej tyre të paktën 25 mijë nuk mund t’i paguajnë. Sipas tij Shqipëria sot është një diktaturë bande. Ai shtoi se diktaturat në histori janë larguar me armë, por janë larguar edhe me mosbindje civile. Kreu i PD-së theksoi se regjimin e largon mosbindja civile e shqiptarëve. Berisha tha se kanë avantazh nga  fitorja e Donald Trump dhe goditja e Xhorxh Sorosit.

Fjala e Berishës:

Unë po ndalem vetëm në këto, por kur cenohet- se ka një hierarki në të drejta, më themelorja është e drejta e jetës, po kur tjetri vdes jo nga sëmundja, por se ti nuk i jep ilaçin për të mjekuar sëmundjen, ose kur ti vepron siç veprove me të ndjerën Ina Kasimati, që ia dhe ilaçin tjetër që nuk duhej të ishte, ti mohon edhe të drejtën e jetës. Këtu u mohohet e drejta e jetës. Të gjitha çështjet që ju keni shtruar, janë çështje jetike. Asgjë nuk ka më të rëndësishme për një komb, më të çmuar për shpirtin e tij se sa arti dhe kultura. Rrallë ndonjëherë në histori mund të kenë qenë në situatën e sotme.


Ato institucione që ekzistojnë në Tiranë, shumica nuk funksionojnë, në rrethe janë formale. Artistët e vërtetë luftohen. Simboli më i shëmtuar i kësaj ishte minimi i teatrit. Por po kaq i shëmtuar është fjalimi i Edi Ramës në qeveri në mbrojtje të Neronit që hodhi në erë teatrin. Ai bëri shumë mirë që e hoqi atë, thotë, me një urrejtje të paimagjinueshme. Është shumë e vërtetë që të përndjekurit politikë, është një proces që duhet ridimensionuar në ndërgjegjen kombëtare.


E kam thënë dhe e them prapë, nuk lejoi e majta evropiane të dënohej komunizmi. Dhe kur u rrëzuan, ata kushërinj me ta ishin sepse meritonte një gjyq ndërkombëtar. E meritonte një ‘never again’. Po të ishte për viktima, komunizmi ka pasur 100 deri në 200 milionë, Lufta e Dytë ka pasur gjer në 20-30 milionë. Viktima njerëzore këto janë të komunizmit. Megjithatë, ne u garantoj se nuk do rreshtim për të bërë çdo përpjekje për t’u dhënë përgjigje problemeve të pazgjidhura kësaj shtrese me kontribute të jashtëzakonshme.Po kështu fermerët, janë si të thuash, qytetarë të ndaluar në Shqipëri. Përfaqësojnë 40 përqind, absolutisht oferta e vetme për ta, largohuni sa më parënga vendi juaj.


Shpopullimi është në gjenocid i vërtetë. Nëse arreston 38 mijë se nuk paguajnë dritat, në një kohë kur prej tyre të paktën 25 mijë nuk mund t’i paguajnë, ti atyre u thua ikni. Nëse brenda një viti prish 9 mijë lokale e banesa dhe mburresh me ta, ti u thua ikni. Nëse ti drejtësinë, ua ke mohuar procesin, duhet të presin 14 vjet, atëherë ai ka dy alternativa, ose vetëgjyqësi, ose largim nga ky vend. Të rinjtë i largon vetë se ai që nuk kap mesataren, ikën nga ky vend.


Pra, Shqipëria sot është një diktaturë bande dhe diktaturat, e vërteta është, në histori janë larguar me armë, por janë larguar edhe me mosbindje civile. Se në vetvete janë kalbësira, po të marrësh strukturën e brendshme, ato janë kalbësira. Na përket ne që jemi të përkushtuar ndaj këtyre të drejtave, që besojmë tek këto drejta, të bëjmë gjithçka me mosbindje civile për të ecur drejt largimit të këtij regjimi. 3 rezoluta janë miratuar, nuk është e pakët ajo. Këto rezoluta ndërkombëtare janë tekstuale me ato që thashë unë këtu.


Por këto nuk e largojnë regjimin, regjimin e largon mosbindja civile e shqiptarëve.
Avantazh është pa diskutim goditja fatale që mori në SHBA nga fitorja e Donald Trump, Xhorxh Soros dhe perandoria e tij e të keqes. Miliarderi që përdorte çdo qindarkë për agjendë politike çnjerëzore. Në disa aspekte, Xhorxh Soros tejkaloi Marksin. Nuk kam lexuar që të thoshte Marksi se internacionale do jetë bota e re pa gjini. Kurse Soros vendosi në agjendë identitetin njerëzor. vendosi në agjendën e fuqisë më të madhe të botës. Dilte ajo e thoshte se të gjithë emigrantëve ilegalë do ua paguaj operacionin për ndryshimin e gjinisë. Këto shpresojmë të jenë arkivuar.


Por këto nuk duhet të na dekurajojnë ne, përkundrazi duhet të na bëjnë të luftojmë më shumë me vetëdijen se ky është mision dhe nuk ka asgjë më të madhe që mund të bëjë një njeri se sa të luftojë për një mision të drejtë, se sa të mbrojë ato të vërteta që beson. Prandaj ju ftoj që të bëjmë gjithçka për shpëtimin e Shqipërisë nga kjo narkodiktaturë dhe u garantoj se PD, së bashku me ju, do u japë përgjigjen më të merituar dhe në mënyrën më të vendosur, problematikave të mëdha, dhe në disa aspekte dhe të tmerrshme, se të përzësh nga vendi nga viti 2014 deri në vitin 2022, 1 milionë shqiptarë vetëm në hapësirën e Shengenit, kjo është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodhë një vendi.


Por kombet kanë një energji pozitive të brendshme, e cila në qoftë se arrihet të shfrytëzohet, shndërrohet në forcë jetike për ta. Ndaj dhe të bëjmë çdo gjë për t’i dhënë përgjigje këtij regjimi.
Kam bindjen më të madhe se këto probleme do madhin zgjidhjen e merituar në qeverisjen e ardhshme, në të cilën zërat tuaj do jenë zëra që do pasqyrohen dhe dëgjohen plotësisht.

berisha mbledhja e grupit parlamentar te pd-se

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj