LIVE UPDATES
Politike

“Retorika politike ka qenë më e ashpër në të kaluarën"/ Celibashi: Sot, partitë politike kanë më shumë ndërgjegjësim...

Kreu i KQZ vlerësoi gjithashtu rritjen e transparencës, profesionalizmit të mediave dhe ndërgjegjësimin qytetar në lidhje me procesin zgjedhor, duke theksuar se edhe pse ekziston më shumë informacion dhe ndonjëherë spekulim, kjo është pjesë e zhvillimit të shoqërisë moderne dhe digjitale.

10 Maj 2025, 18:14 Nga E. D
“Retorika politike ka qenë më e ashpër në të
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vetëm një ditë para zgjedhjeve ka ndarë sfidat kryesore të procesit zgjedhor dhe bëri thirrje për një reformim të thellë të mënyrës së organizimit të zgjedhjeve në Shqipëri. I ftuar në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, Celibashi theksoi se, ndonëse shumë aspekte të administrimit zgjedhor kanë përparuar ndjeshëm në raport me të kaluarën, nevojat logjistike dhe financiare të KQZ mbeten një problem serioz. 

Kreu i KQZ vlerësoi gjithashtu rritjen e transparencës, profesionalizmit të mediave dhe ndërgjegjësimin qytetar në lidhje me procesin zgjedhor, duke theksuar se edhe pse ekziston më shumë informacion dhe ndonjëherë spekulim, kjo është pjesë e zhvillimit të shoqërisë moderne dhe digjitale. Duke reflektuar mbi zhvillimet ndër vite, Celibashi tha se pavarësisht tensioneve politike, situata ka ndryshuar ndjeshëm në raport me dy dekadat e mëparshme.

Celibashi: Fokusi është tek ajo që do ndodhë nesër e në vijim. Ne kemi mbajtur shënime për ato që nuk kanë shkuar mirë, si gjëra organizative, logjistike, financim, etj. Ne kemi nevojë për më shumë kohë më së paku. Dua të them se fondet buxhetore të KQZ, kemi nevojë që një pjesë e buxhetit KQZ-së t’i bëhet efektiv minimalisht një vit para zgjedhjeve. Kemi nevojë që njerëz që angazhohen me këtë të rekrutohen minimalisht 9 muaj para zgjedhjeve, një pjesë e infrastrukturës zgjedhore të jetë e disponueshme 8-9 muaj para zgjedhjeve.

Njerëzit që në terren, komisonerë të nivelit të dytë apo të parë të jenë në dispozicion të KQZ jo 10 apo 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, por minimalisht 2 muaj para autoritetit të KQZ, për të mos thënë që mënyra e organizimit të këtyre të ndryshojë në mënyrë radikale. Do të doja të thoja që retorika politike nuk ka ndryshuar, por ka ndryshuar. Edhe pse ka akoma goxha agresivitet dhe duket sikur ka konflikt të thellë politik është ndryshe krahasuar me dy dekada më parë.

Është e qartë që partitë politike kanë kuptuar se gjërat duhet të jenë ndryshe dhe të mos bëhet politikë si para 20 viteve. Zgjedhjet administrohen më mirë, goxha më mirë se 20 vitet e shkuara. Qytetarët janë më të informuar, ka më shumë transparencë dhe mundësi për akses. Media është më prezentë dhe profesionale. Informacioni përcillet më shpejt. Ndoshta ka dhe më shumë spekulim, por është pjesa e zhvillimit të shoqërisë globalisht.

Më duket se është e vështirë për humbësin e zgjedhjeve të pranojë humbjen. A lidhet me natyrën tonë, është çështje e pjekurisë politike apo që merret me vitet nuk di ta them, por e kemi këtë vështirësi. Dikush thotë që kontestohen sepse zgjedhjet vidhen, unë nuk e besoj këtë. Ai që ka qeverisur, veçanërisht në dy dekadat e fundit, ka patur legjitimitet të plotë në kuptim që ka qenë në qeveri sepse e kanë votuar shumica e shqiptarëve, tej problematikave të caktuara në zgjedhjeve, në finale ka pasur një rezultat që ka reflektuar vullnetin e shumicës. Ne kemi probleme dhe për shkak të tyre kemi kontestime.

Besoj se palët janë ndërgjegjësuar dhe  kanë kuptuar se kanë shumë përgjegjësi dhe nuk po e administrojnë atë në lidhje me administrimin e zgjedhjeve. Të gjithë e pranojnë që administrimi i zgjedhjeve duhet të ndryshojë në mënyrë radikale, pra partitë të mos jenë aq prezentë, jo të shmangen totalisht, por të jenë të pranishme pa vënë në dyshim rezultatin e zgjedhjeve në fund.

zgjedhjet e 11 majit ilirjan celibashi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj