LIVE UPDATES
Politike

“PD ishte skeptike për votimin elektronik..."/ Celibashi: Partitë politike do kenë mundësi të bëjnë krahasimin mes votave digjitale dhe atyre të printuara

Ai theksoi se Partia Demokratike kishte shprehur skepticizëm për përhapjen më të gjerë të votimit elektronik, ndaj KQZ vendosi ta mbajë në fazë prove.

10 Maj 2025, 17:58 Nga E. D
“PD ishte skeptike për votimin elektronik..."/ Celibashi:
Ilirjan Celibashi,

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe veçanërisht për procesin e votimit dhe numërimit elektronik, që po vijon të aplikohet pjesërisht si projekt pilot. I ftuar në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, Celibashi tha se pas përfundimit të zgjedhjeve do të bëhet një analizë për të parë nëse kjo mënyrë votimi duhet të zgjerohet në të ardhmen.

Ai theksoi se Partia Demokratike kishte shprehur skepticizëm për përhapjen më të gjerë të votimit elektronik, ndaj KQZ vendosi ta mbajë në fazë prove. Gjithashtu Celibashi theksoi se aspekti teknologjik është i garantuar dhe nuk ekziston asnjë mundësi ndërhyrjeje nga jashtë, pasi pajisjet nuk janë të lidhura me internetin. Sipas tij PD ishte skeptike për votimin elektronik, ndaj nuku zgjeruan shtrirjet më shumë. 

Celibashi: Do duhet të presim përfundimin e këtyre zgjedhjeve për të parë nëse vlen për ta zgjeruar me tej votimin dhe numërimin elektronik. Pati skepticizëm nga PD për ta shtrirë më shumë këtë mënyrë votimi dhe e konsideruam të përligjur këtë pretendim kur forca kryesore e opozitës kishte skepticizëm dhe i qëndruam zhvillimit të projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik me qëllimin për ta zgjeruar në vijim për avantazhet që prodhon.

Aspekti teknologjik ka qenë i mbuluar në këto zgjedhje dhe besoj se gjërat janë ok. Sa i përket komisionerëve, mënyra si vendosen në këtë detyrë, kemi realizuar një trajnim shumë më të mirë se herët e tjera dhe shpresoj të sillen të përgjegjshëm si garantë të votës së shqiptarëve, se sa si përfaqësues të partive që i kanë propozuar si komisionerë.

Shfrytëzoj rastin për një thirrje publike që të kenë ndërgjegjen që këtë përgjegjësi ta ushtrojnë sipas ligjit dhe nuk tolerojmë asnjë sjellje të tyre që mund të vërë në dyshim integritetin e procesit zgjedhor dhe numërimit.
Pajisjet s’janë të lidhura me internetin dhe nuk ka mundësi që të ketë ndërhyrje nga jashtë tek pajisjet e votimit dhe identifikimit elektronik.

Edhe procesi i numërimit karakterizohet nga të njëjtat standarde sigurie dhe monitorohet me kamera në cdo tavolinë numërimi. Në këtë mënyrë edhe ata kandidatë që paraqesin një frikë të shtuar për numërimin dua t’i garantoj se KQZ ka marrë masat që mos të ketë problematika në numërim, që me pak fjalë të ndodhë që votat e X të shkojnë tek Y.

Do regjistrohet edhe procesi i numërimit të fletëve të votimit për partitë dhe koalicionet dhe do filmohet sërish për numërimin e votave të kandidatëve. Ka patur raste që u jemi rikthyer testimeve. Në rastet kur kemi parë probleme janë shfaqur i kemi adresuar dhe i kemi ritestuar. Në mënyrë transparente do adresojmë çdo pretendim që do ketë çdokush me votimin elektronik. Ne zhvillojmë teste të këtyre pajisjeve para dhe pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve ligji të detyron që 10% e pajisjeve t’u nënshtrohen testimeve.

Ne e kemi bërë për 100% të pajisjeve. Do e bëjmë sërish këtë për 100% të pajisjeve që do përdoren në këto zgjedhje. Partitë politike do kenë mundësi të bëjnë krahasimin mes votave digjitale dhe atyre të printuara në kutitë e votimit.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë