LIVE UPDATES
Politike

Revista franceze: “Mafia Soros”, ç’tregon rasti shqiptar

“Valeurs Actuelles” është një media radikale me tendencë sovranisto-konservatore, shumë pranë partive të ekstremit të djathtë francez. Por gjithësesi kurioze është të shihet hapsira që i kushtohet brenda investigimit të saj rolit të Soros në Shqipëri dhe afërsisë së tij me regjimin e Ramës.

21 Prill 2023, 12:20 Nga k.m.
Revista franceze: “Mafia Soros”, ç’tregon rasti
George Soros

E përjavshmja franceze “Valeurs Actuelles” i ka kushtuar këtë të enjte një investigim të gjatë rolit dhe influencës që luan fondacioni Soros në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe pranë Këshillt të Evropës në të cilin, “Shoqëria e Hapur” dhe Bill Gates janë financuesit më të mëdhenj.

Ky investigim ka zënë vend edhe në kopertinën e revistës ku godet titulli: “Mafia Soros, miqësi, korrupsion dhe propagandë”.

Në fakt interesant është se në këtë shumësi artikujsh një vend i veçantë i takon edhe Shqipërisë. Ndonëse Lapsi.al ka vendosur ta pasqyrojë, duhet thënë që në fillim se “Valeurs Actuelles” është një media radikale me tendencë sovranisto-konservatore, shumë pranë partive të ekstremit të djathtë francez. Por gjithësesi kurioze është të shihet hapsira që i kushtohet brenda investigimit të saj rolit të Soros në Shqipëri dhe afërsisë së tij me regjimin e Ramës.

Rasti i Darian Pavli

Teza kryesore që tenton të përcillet është ajo se “Open Society” e Soros përmes lobingut, ka sponsorizuar ish punonjës të vet për tu shndërruar në gjykatës të të drejtave të njeriut në Strasburg. Madje sipas një raporti të hollësishëm të përpiluar nga Gregor Puppinck, drejtor i Qendrës Evropiane për Drejtësi dhe Ligj, këta gjyqtarë kanë gjykuar edhe çështje në konflikt interesi, pasi ato mbroheshin nga OJF-të ku ata kishin punuar më parë si rogtarë të fondacionit Soros. Për të ilustruar këtë shembull një artikull i kushtohet edhe gjykatësit të Shqipërisë pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Darian Pavli. Ai pretendon se ka qenë më parë avokat, por “CV” e tij shkakton debat, thotë revista, duke shtuar se nuk ka asnjë provë që Pavli, -i emëruar në Strasburg në vitin 2018 si propozim i qeverisë shqiptare- të ketë punuar ndonjëherë si avokat ashtu sikurse pretendon. E vetmja punë që i provohet është ajo pranë findacionit Soros në Nju Jork.

Rasti i Darian Pavlit (foto poshte), për të cilin dhoma shqiptare e avokatisë refuzoi të përgjigjej nëse ai ka qenë pjesë e saj, zë vend edhe në kapitullin: “Shokë dhe kushërinj”, ku përshkruhen lidhjet e atyre që emërohen si gjyqtarë në Strasburg.

“Avokat Pavli është kushëri i kryeministrit Rama, gjë që na bën të ngremë pyetjen se sa i drejtë mund të jetë ai si gjykatës në çështjet që duhet të shqyrtojë kundër qeverisë shqiptare”, shkruan e përjavshmja. Kështu për shembull- vazhdon ajo- Darian Pavli ka gjykuar në Strasburg çështje të cilat lidhen me reformën në drejtësi, një nga autorët e të cilës ai ka qenë vetë dhe e cila, sipas opozitës, ka forcuar pushtetin e kushëririt të tij.

“Shqipëria, mon amour”

Në kapitullin tjetër “Shqipëria, mon amour”, vendi ynë përshkruhet si një rast për tu mësuar në shkollë si ilustrim i ndikimit të Fondacionit Soros.

“Ky është një nga vendet ku Open Society ka financuar më shumë (në raport me popullsinë). Arsyeja është e thjeshtë. Eshtë një vend i varfër, i pastabilizuar dhe i korruptuar, pra shumë i dobët përballë influencave. Qartësisht mund të kesh shumë influencë dhe të marrësh përfitimet e investimit shumë më shpejt sesa në Francë apo në Gjermani.

Në Shqipëri Soros ka mbështetur ish opozitën liberale (të përbërë nga shumë trashigimtarë të regjimit komunist), kundër presidentit të shkuar konservator. Fondacioni është sot shumë pranë kryeministrit Rama dhe ka mbështetur reformën në drejtësi që mund të dukej e nevojshme, pra lehtësisht e shitshme tek përendimorët, por që pati një efekt të dyfishtë: i lejoi pushtetit të spastronte sistemin, të hiqte qafe opozitarët dhe të përforconte kontrollin mbi drejtësinë”.

Përgjatë artikujve nuk lihet asnjë dyshim se Fondacioni Soros që ka financuar reformën në drejtësi e ka dorëzuar atë në duart e pushtetit. E këtu përpos rastit të Darian Pavlit, një ish punonjës i fondacionit, hartues i reformës shqiptare dhe tani i katapultuar në Strasburg, jepet edhe ai i zëvendësit të tij, Sokol Berberi, që ishte njëri nga tre emrat që qeveria shqipëtare i propozoi Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut. “Ai është emëruar edhe pranë Komisionit prestigjoz të Venecias që mbikqyr kushtetutat e shteteve Evropiane. Edhe Berberi ka afërsi me qeverinë, ose me botën e errët lokale. Ai është kunat i ish ministrit Fatmir Xhafaj që nga ana e tij është vallai i një trafikanti ndërkombëtar droge, Agron Xhafaj”.

Sa duhet ti besojmë?

Natyrisht, të dhënat dhe faktet e paraqitura, ndonëse janë të besueshme për pjesën më të madhe të shqiptarëve duhen relativizuar kur vjen puna se ato janë raportuar në një media si “Valeurs Actuelles”, e cila e sheh Soroson nën dritën e të gjitha teorive konspirative kundër tij. Psh, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ne të Lapsi.al, që po e botojmë këtë shkrim na dha të drejtë ndaj sekuestrimit të pushtetit të Edi Ramës, në çështjen e vjedhjes të të dhënave të qytetarëve shqiptarë për tu përdorur prej patronazhistëve të Rilindjes.

Kopertina te tjera qe Valeurs Actuelles i ka kushtuar George Soros

Prizmi i “Valeurs Actuelles” në denoncimin e Sorosit, nuk lidhet me ndikimin mbi çështje të përditshme, por me shtyrjen përpara të axhendave LGBT, mbrojtjes të Eutanazisë, apo betejave të tjera ideologjike që merr përsipër të çojë përpara Open Society, përmes gjykatësve të Strasburgut. Gjithësesi, sado me lupë të shikohet ky këndvështrim, kurioze është se Shqipëria paraqitet si një shtet i vogël, që Sorosi e përdor si laborator eksperimental për ideologjinë që kërkon të bëjë mbisunduese.

Përgatiti Lapsi.al/Burimi Valeurss Actuelles

george soros


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet