Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në reagim thuhet se Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm kushtetues që mishëron vullnetin e popullit nëpërmjet të zgjedhurve të vet, u sulmua dje si kurrë më parë dhe u përball me akte të rënda, deri në zjarrvënie, të dënueshme në aspektin e legjislacionit shqiptar dhe absolutisht të papranueshme në çdo aspekt tjetër.
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë ka bërë një reagim zyrtar pas revoltës së djeshme të opozitës në seancën plenare. Në reagim thuhet se Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm kushtetues që mishëron vullnetin e popullit nëpërmjet të zgjedhurve të vet, u sulmua dje si kurrë më parë dhe u përball me akte të rënda, deri në zjarrvënie, të dënueshme në aspektin e legjislacionit shqiptar dhe absolutisht të papranueshme në çdo aspekt tjetër.
Gjithashtu në reagim shtohet se veprimet e ndërmarra nga deputetët e përfshirë, përmes goditjes me sende të forta ndaj personave të tjerë dhe djegies, shkatërrimit dhe dëmtimit të pajisjeve në sallën e seancave plenare, kanë shkaktuar përveç veprave penale edhe dëmtime të rënda të pronës publike.
Kuvendi thotë se ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar. Po ashtu bëhet me dije se zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë.
REAGIMI:
Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm kushtetues që mishëron vullnetin e popullit nëpërmjet të zgjedhurve të vet, u sulmua dje si kurrë më parë dhe u përball me akte të rënda, deri në zjarrvënie, të dënueshme në aspektin e legjislacionit shqiptar dhe absolutisht të papranueshme në çdo aspekt tjetër.
Veprimet e ndërmarra nga deputetët e përfshirë, përmes goditjes me sende të forta ndaj personave të tjerë dhe djegies, shkatërrimit dhe dëmtimit të pajisjeve në sallën e seancave plenare, kanë shkaktuar përveç veprave penale edhe dëmtime të rënda të pronës publike.
Kuvendi i Shqipërisë, ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar. Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve. Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë.
Kuvendi i Shqipërisë u kujton të gjithëve se ky institucion është besimi dhe vullneti i popullit dhe populli nuk është një karrige që digjet, po është Sovrani që shërbehet deri në fund nga Kuvendi për besimin dhe vullnetin e Tij.
Flamur Noka TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha në mbledhjen e Federatës së Opozit&e...
Ambasada e SHBA TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar pas tensioneve të ditës së kaluar në Kuvend. Me anë të nj&eum...
Flamur Noka TIRANA- Federata e Opozitës po zhvillon takim në selinë e Partisë Demokratike. Takimi po drejtohet nga Sekretari ...
Zjarri para Kuvendit TIRANA- Pas paralajmërimit të bërë pak orë më parë nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha,...
Gazment Bejtja TIRANA- Pavarësisht bojkotit të opozitës, mazhoranca vijon mbledhjen në Komisionin Hetimor për koncesione...
Plarent Ndreca TIRANA- Zv.Kryetari i Komisionit Hetormor për të Shëndetësisë, Plarent Ndreca, ka marrë drejtimin e mbled...
Besnik Hoxha TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka thirrur sot për të marrë në pyetje ish-gjyqtarin e Tiranës Besnik Ho...
Albana Vokshi TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësis&eum...
Marco Tarquinio TIRANË- Parlamenti Europian ka vendosur që të dërgojë në vendin tonë në fund të këtij mua...
Kuvendi TIRANA- Partia Socialiste ka depozituar në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së...