LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, flakadanë dhe zjarr! Mbyllet seanca plenare

•Më pak se 17 minuta zgjati seanca e sotme plenare e cila u shoqërua me kaos, tymuese dhe zjarr. •Deputetët e opozitës u përplasën me Gardën që në hyrje të Kuvendit, ndërsa tensionet u rritën me nisjen e seancës plenare. •Garda kërkoi kontroll fizik të demokratëve, ndërsa deputetët nuk pranuan me argumentin se është në shkelje të rregullores së Kuvendit. •Ndërsa dhjetëra gardistë kanë rrethuar sallën, deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget, duke kundërshtuar praninë e tyre. •Disa prej deputetëve të opozitës janë përplasur me gardistët, ndërsa Flamur Noka ka ndezur një flakadan ngjyrë portokalli.•Ky i fundit i vuri flakën edhe disa fletëve, e për pasojë u përjashtua nga seanca. •Edhe deputetja Elda Hoti ndezi tymuese. •Deputetët socialistë Petro Koçi dhe Vullnet Sina mbajtën fjalën mes tymueseve e deputetët demokratë përplasni duart mbi tavolinë. •Prej javësh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit të krijuar nga opozita.

20 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Tymuese dhe zjarr në Kuvend, punonjësit e BKH-së ‘zbarkojnë’ në sallën e seancave plenare

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
Kuvendi

TIRANË- Punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mbërritur në Kuvend për të kontrolluar sallën parlamentare pas kaosi të krijuar nga deputetët e opozitës.

Gjatë seancës, e cila zgjati pothuajse 17 minuta, u hodhën tymuese dhe iu vu flaka fasoletave nga deputeti Flamur Noka. Gjithashtu, ky i fundit tentoi t’i vendoste flakën karrigeve të vendosura grumbull në mes të sallës, por u ndalua nga Garda.

Pasi hodhi tymuese, Noka u përjashtua nga Kuvendi, por refuzoi të dilte deri në momentin e mbylljes së seancës nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ndërsa salla u “pushtua” nga tymi shumëngjyrëshe./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Propozimi i PS për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, Bardhi: E zezë zonja, i zi edhe ligji!

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
Gazment Bardhi

TIRANË- Partia Socialiste ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë draftin me ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore në vend. Felaj tha se ligji i ri qartëson balancën mes legjislativit dhe organeve të drejtësisë, ndërsa përcakton qartë se kur do të ngrihet një komision hetimor. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, teksa u pyet nga gazetarët për këtë propozim, u shpreh se  ligji është i zi, ashtu si e zonja që e ka hartuar atë.

“Shiko të zonjën që e ka propozuar dhe ligjin, e zezë është zonja , i zi është dhe ligji. Vetëm Ermonela Felaj mund ta propozonte një ligj të tillë që në thelb nuk është ligji i Kushtetutës, por i urrejtjes. Për sa i përket të drejtës sonë për ngritjen e komisioneve hetimore është antikushtetues dhe anti-parimore.  Shiko autoren e projektligji  dhe ligjin. I zi autori dhe i zi edhe ligji.”- tha ai.

2 MUAJ ME PARE

"Kjo godinë është kthyer në një sallë të pushtuar"/ Bardhi: Do vazhdojmë në këtë aksion! Nuk do tërhiqemi

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh për mediat se opozita nuk do e ndalojë aksionin që ka nisur. Pas përfundimit të seancës, ai tha se Kuvendi është kthyer në një sallë të pushtuar. Po ashtu, ai i bëri thirrje maxhorancës që të vendosë arsyen dhe llogjikën në punë.

PYETJE-PËRGJIGJE:

Bardhi: Edhe pse prej kohësh kuvendi është futur në anomalitet, maxhoranca nuk ka asnjë reflektim. Opozitës i mohohet e drejta për të pasur përfaqësuesit e saj në komisionet zgjedhore. Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë. Ne kemi për detyrë të kontrollojmë qeverinë mbi zbatimin e kontratave në sistemin e shëndetësisë, për sistemin TIMS, e për shumë të tjera. Kjo e drejtë na mohohet prej 2 muajsh. Edhe sot në mëngjes jemi përballur me rrethimin e forcave të opozitës. Kjo godinë është kthyer në një sallë të pushtuar.

Pyetja- Hapi i radhës?

Bardhi: Do vazhdojmë në këtë aksion. Nuk do tërhiqemi. Jemi të vendosur për të vazhduar, apeli im ka qënë që në vend të forcës maxhoranca duhet të vendosë arsyen dhe llogjikën.

Konflikti jonë i brendshëm në Kuvend nuk mund të shtrihet ndaj një ftese në Parlamentin Europian. Ishte ftesë nga parlamenti europian. Nuk kam qëndruar me asnjë deputet të maxhorancës. 

2 MUAJ ME PARE

VIDEO- Koçi po mbante fjalën në Kuvend, Paloka tenton të godasë fizikisht deputetin socialist

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
pamje nga kuvendi

TIRANË- Gjatë përplasjeve në Kuvend, në një moment deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka tentuar të godasë deputetin socialist, Petro Koçi, teksa ky i fundit po fliste. 

Pamjet janë marrë nga Reportv. Gjatë fjalës së deputetit të Partisë Soicaliste edhe Gazment Bardhi tentoi t'i fikte mikrofonin. Gjithashtu teksa Koçi po mbante fjalën, në sfond dëgjoheshin deputetet e opozitës duke iu thënë ”Ik o budalla. Komunist!“.

“A ç’ja boni mirë. Ik o budalla. Po ik ore. Boll ore. Turp të kesh. Ik o komunist. Turp të kesh Petro.”, dëgjoheshin në Kuvend.

2 MUAJ ME PARE

"Nuk patë sherrin e Ballës me Peleshin"/ Berisha: Taulanti i mori Nikos, Stiljanon e drogës

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike është ndalur gjatë deklaratës së tij në një detaj që sipas tij gazetarët nuk i dhanë vëmendje. Berisha foli për një debat mes ministrave Niko Peleshi dhe Taulant Balla. Kryedemokrati tha se mes dy ministrave kishte një bisedë të tensionuar, ku sipas Berishës, Balla i ka marrë territorin e kalimit të drogës Niko Peleshit në lidhje me rrugë e Greqisë.

Nga ana tjetër kreu i PD-së tha se tentativa për të ndaluar Komisionet do të dështojë, ku sipas tij nuk do të ketë paqe pa u miratuar kërkesa e opozitës. 

"A e patë ju debatin mes Nikos dhe Taulantit? Nuk e patë ju, ju shpëtoi biseda plot tensione vesh më vesh mes ministrave. Ia mori Balla, Peleshit territorin e drogës dhe Stilianon e ti. Të gjitha këto do të hetohen. Kemi të bëjmë me lidhje të forta dhe të drejtpërdrejta të krimit me politikën."-tha Berisha. 

2 MUAJ ME PARE

"Mosbindja civile një sukses i ditës së sotme"/ Berisha pas mbylljes së seancës: Turp i madh, e patë sesi garda rrethojë deputetët

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme pas përfundimit të seancës. Berisha e quajti protestën të suksesshme duke e vlerësuar në kuadër të aksionit të mosbindjes civile. Kryedemokrati vuri në vëmëndje veprimin e Gardës, si shkelje e Kushtetutës sipas tij, që tentoi të rrethojë deputetët me forca sigurie.

Berisha e quajti turp mbajtjen e fjalëve nga ana e deputetëve të mazhorancës, kur sipas tij në seancë deputetët po protestonin për të drejtat e të gjithëve. 

"E patë sot sesi Linda e Parlamentit është gati të shkatërroj çdo gjë në emër të Edi Ramës, por ai duhet ta dijë se nuk mundet të marrë pushtetin e parlamentit dhe të drejtat e deputetit. Sot mosbindja civile ishte një sukses dhe ju e patë sesi na rrethuan, por askush nuk mundi të ndal aksionin. Kreativiteti i mosbindjes civile në mbrojtje të parlamentarizmit, nuk njeh kufij. Kjo është seanca e turpit ku ata nuk kanë kod moral dhe janë mekatar turpi. I thash Sinës, ai është grabitqar i fshatrave të Vlorës, me një gurore ka dëbuar fshatin dhe kjo është e turpshme."-tha Berisha. 

2 MUAJ ME PARE

Tensionet në Kuvend/ “Po ik ore budalla”, deputetët e opozitës i drejtohen Petro Koçit: Ik o komunist

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
pamje nga kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me tensione dhe kaos. Deputetët e opozitës, janë përplasur edhe me deputetët e Partisë Socialiste, përveç se me punonjësit e Gardës. 

Teksa deputeti socialist, Petro Koçi po mbante fjalën, në sfond dëgjoheshin deputetet e opozitës duke iu thënë ”Ik o budalla. Komunist!“.

“A ç’ja boni mirë. Ik o budalla. Po ik ore. Boll ore. Turp të kesh. Ik o komunist. Turp të kesh Petro.”, dëgjoheshin në Kuvend.

2 MUAJ ME PARE

KAOS, tymuese dhe zjarr! Zgjati vetëm 17 minuta, Nikolla mbyll seancën plenare

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare e ditës së sotme është mbyllur pas rreth 17 minutash. Deputetët e Partisë Demokratike krijuan sërish kaos duke bërë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla të mbyllë seancën.

Në ditën e sotme duhej të diskutohej mbi problematikat e zgjedhësve që deputetët kanë evidentuar në terren gjatë javës së gjelbër, por opozitazgjodhi që të bllokojë punën./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Flamur Noka heq një nga monitorët e Kuvendit 

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
flamur noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u përjashtua nga seanca e sotme plenare për shkak të trazirave dhe kaosit në Kuvend.

Siç shihet edhe nga fotoja, Noka ka hequr nga vendi një nga monitorët e Kuvendit.

Më herët ai tentoi të ndezë edhe zjarr ambjentet e Kuvendit, por u ndalua menjëherë nga punonjësit e Gardës. 

 

2 MUAJ ME PARE

Sërish ZJARR në Kuvend/ Noka i vë flakën fletëve, tenton të djegë karriget, Garda ndërhyn menjëherë (VIDEO)

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti Flamur Noka është përjashtuar nga seanca e sotme parlamentare, pas tensioneve të krijuara nga opozita në Kuvend. Edhe sot, sikurse në seancat e tjera, opozita vazhdon të shkaktojë tensione në seancat parlamentare, duke mbledhur karriget grumbull tek foltorja e Kuvendit dhe ndezur flakadanë dhe letra në parlament.

Sikurse shihet në videon më poshtë, Noka i ka vënë flakën fletëve duke ndezur zjarr. Garda ndërhyri në kohë në mënyrë që kjo situatë të mos përshkallëzohej.

2 MUAJ ME PARE

ME VIDEO- Noka s'heq dorë, hedh sërish tymuese në seancë, i bashkohet edhe deputetja e PD-së

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
Deputetet e PD

TIRANË- Deputetët e opozitës bllokuan sërish seancën ku do të diskutohet për buxhetin e vitit që vjen. Ligjvënësit e PD hodhën sërish tymuese dhe nuk lejuan zhvillimin e një seance normale.

Deputeti Flamur Noka, edhe pse u përjashtua nga seanca, hodhi sërish tymuese në sallë. Jo vetëm ai, por këtë veprim e kreu edhe deputetja tjetër e opozitës, Elda Hoti. Për shuarjen e tyre, ndërhyri menjëherë Garda e Shqipërisë.

/Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

U përjashtua nga seanca/ Noka hedh tymuesen përpara foltores, deputeti shtyn gardistin

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
Kuvendi i Shqiperise

IRANË-Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka ndezur tymuesen në seancën e sotme parlamentare dhe është tentuar nga Garda e Republikës të ndalohet. Nikolla ka thirrur përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca por deputeti ka vijuar protestën.

Nga ana tjetër Garda e Republikës ka vijuar të ndalojë deputetin të vazhdojë të ndez tymuese, por ai i ka shtyrë gardistët disa herë duke parë një përplasje mes tyre. 

2 MUAJ ME PARE

“Keni shkelur rëndë rregulloren”, Nikolla përjashton deputetin Flamur Noka

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
Flamur Noka

TIRANË- Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin Flamur Noka. Ky i fundit së bashku me deputetët e tjerë të opozitës kanë hedhur tymuese si dhe kanë bllokuar foltoren duke vendosur karriget.

Ndonëse situata në Kuvend nuk i ngjan atyre seancave të zakonshme, socialistët kanë vijuar me rendin e ditës, ku kanë vijuar me fjalimet e tyre, ndonëse duke hasur me protestën e opozitës./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

KAOS në nisje të seancës, opozita hedh sërish tymuese në Kuvend

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
Kuvendi

TIRANË- Deputetë të opozitës ndezën sërish tymuese në sallën e seancave plenare të Kuvendit ndërsa vijon bllokimi nga ana e tyre e funksionimit normal të Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nisi seancën me diskutimet e deputetëve për shqetësimet e qytetarëve por në sallë u hodhën tymuese.

Nikolla i komunikoi përjashtimin deputetit Flamur Noka.

Deputetët socialistë kanë vijuar me rendin e ditës, por situata e tymit dhe bllokimit të foltores e bëri të pamundur vazhdimin e seancës./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Garda ushtron kontrolle, Zhupa s'pranon të hapë çantën: Ky është turp!

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
Ina Zhupa

TIRANË-Garda ushtron kontrolle, Zhupa s'pranon të hapë çantën: Ky është turp!

2 MUAJ ME PARE

"Lidhja e Ramës me Edmond Begon dhe Pëllumb Gjokën"/ Berisha flet nga Kuvendi: Ky nuk është parlament

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur paraditen e sotme në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë përpara se të nis seanca parlamentare. Berisha gjatë tensioneve mes përplasjes së deputetëve dhe Gardës së Republikës ka folur live në Facebook-un e tij, ku ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, si të përfshirë në lidhjet e tyre me krimin.

Kryedemokrati në fjalën e tij u ndal duke përmendur lidhjet e Ramës, me biznesmenin e dënuar për trafik droge, Edmond Bego dhe lidhjen që sipas Berishës, ka Kryeministri me Pëllumb Gjokën. 

"Edmond Bego është njeri që rezulton i regjistruar në Ministrinë  e Brendshme, është i implikuar i akuzuar për vrasjen e Namik Gurës. Është kriminel që nxori nga komisariati, djalin e bosit. Ka bërë disa trafikime, në Itali me Pëllumb Gjokën, një njeri që nisi karrierën e tij si politikan me trafik të qenieve njerëzore. Është personi i cili ne instesivisht me garancinë  e tenderave ai është Taulanti. Pasi ka vendosur në pushtet të plotë të gjithë administratën, pasi ka krijuar drejtësi të më kontrolluar në historinë e vendit, me ish-punonjës të SHISH, me gjykatës dhe prokurorë që funksionojnë si grupe të strukturuara kriminale, iu sul dhe parlamentit. Ky çdo gjë mund të jetë, vetëm parlament jo!”-ka thënë Berishha. 

2 MUAJ ME PARE

"Merrni një karrige të gjithë"/ Deputetët e opozitës bllokojnë punimet e Kuvendit të Shqipërisë

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
Momenti nga bllokimi

TIRANË- Deputetët e opozitës kanë vijuar protestën e tyre edhe në seancën e sotme e cila para nisjes së saj ka nisur me përlasje dhe debate mes tyre dhe Gardës së Republikës. Pas tentativës së gardës për të ndaluar deputetët e Partisë Demokratike në seancë, këta të fundit kur kanë hyrë në sallë kanë vendosur karriget përpara foltores. Fillimisht ka nisur deputeti Gazment Bardhi me Flamur Nokën të vendos karriget dhe pastaj janë bashkuar dhe deputetët e tjerë. 

"Merrni një karrige të gjithë"-është dëgjuar të thotë Noka gjatë live-t të transmetuar në Facebook në faqen e Kryedemokratit Sali Berisha. 

2 MUAJ ME PARE

"Shko ere legen..."/ Garda rrethon Kuvendin, shpërthen Bardhi: Ça është kjo kështu? 20 gardistë brenda

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
Kuvendi

TIRANË- Opozita ka vijuar edhe seancën e sotme me bojkot të Kuvendit. Që në hyrje të Kuvendit ata kundërshtuan kontrollet nga Garda, e cila tenton që të mos lejojë futjen brenda sallës të mjeteve të dëmshme. Kjo u kundërshtua nga deputetët të cilët me tone të larta kanë kundërshtuar këtë sjellje.

"Ca është kjo kështu? 20 gardistë në sallën e parlamentit. Shko ere legen. Rrinë aty si mumje"- tha Bardhi në momentin kur u fut brenda sallës dhe u përball me forcat e shumta të Gardës.

/Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Ke flakadan në xhep"/ Ndalohet Noka të futet në Kuvend, deputeti përplaset me Gardën

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
Momenti përplasjes

TIRANË-Garda e Republikës ka ndaluar ditën e sotme e deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë. Në pamjet e transmetuara në Facebook-un e Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shihen sesi deputetët e opozitës përplasen me rojet e gardës. Gjatë hyrjes dëgjohet debati mes Nokës dhe anëtarit të gardës, ku ky i fundit i thotë: Ke flakadan në xhep nuk do të hysh. 

“Hapeni rrugën” dëgjohet teksa flet Noka me gardistët dhe Bardhi që thotë "Mos më prek me dorë". 

2 MUAJ ME PARE

VIDEO- Deputetët e PD përplasen me punonjësit e Gardës, Noka nuk lejohet të futet brenda, Bardhi: Ka armë?

KAOS në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me
Garda

TIRANË- Pak minuta para nisjes së seancës plenare, deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me Gardën në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë. Garda nuk lejoi deputetin Flamur Noka që të futej brenda, duke u shprehur se ai ka flakadanë. Kontrolle u ushtruan edhe në çantat e deputetëve femra.

Noka nuk u lejua të futej brenda, ndërsa Bardhi kundërshtoi duke i thënë:

'Ku e dini ju që ka flakadanë në xhep? Pse nuk lejohet? Ka armë? Mos e prekni me dorë'- dëgjohet të thotë Bardhi. 

Në video, dallohet edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili qëndron pas deputetëve./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

kuvend 4 dhjetor 2023

Sondazh

Poll

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve