LIVE UPDATES
Politike

Rozeta bëhet KRYEFJALË në Kuvend, Berisha kap me radhë ministrat e Ramës: Niko ka qenë tek shtëpia jote, Ulsi edhe për ty thonë...

Sali Berisha iu kthyer me radhë të gjithë ministrave të kabinetit, duke i pyetur nëse Dobi kishte pastruar në shtëpitë e tyre dhe të kujt ishin 400 mijë eurot që kanë mbetur pa "zot", të cilat u gjetën në banesën e saj. 

16 Janar 2023, 16:24 Nga k.m.
Rozeta bëhet KRYEFJALË në Kuvend, Berisha kap me radhë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kthyer në "kryefjalë" të Kuvendit të Shqipërisë pastruesen Rozeta Dobi. Në fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, Berisha iu kthyer me radhë të gjithë ministrave të kabinetit, duke i pyetur nëse Dobi kishte pastruar në shtëpitë e tyre dhe të kujt ishin 400 mijë eurot që kanë mbetur pa "zot", të cilat u gjetën në banesën e saj. 

"Nga këmbët tek koka funksionon me parimet e një vendi të lirë, ku Kuvend u mohon deputetëve të drejtën legjislative, kushtetuese, është shndërruar i tëri në funksion të një njeriu që ka fjalor dhe argument vetëm sharjen si një ordiner. Kam paraqitur ligjin për heqjen e parashkrimit, në çdo parlament tjetër kjo do përshëndetej kur këtë e bën një kryeministër. Por ju nuk guxoni se dini që kreu juaj drejton një organizatë kriminale. Ju nuk guxoni se keni lavatriçe me lekë në shtëpi. Niko ka ardhur Rozeta në shtëpinë tënde ndonjëherë? Të kujt janë mijë euro? ulsi thonë edhe këta të tutë se iu ka hyrë në shtëpi. Ku është Ballkuja? Kanë votuar shqiptarët që ne t'ju kontrollojmë dhe ju bëni gjithçka që të na bllokoni kontrollin. Nuk do të pranohet kjo, thuajani Edi Ramën. Ju kërkoni që të na bllokoni ne. E dini që ka firmosur si të jetë kreu i një organizate kriminale. Ka udhëtuar me aeroplan me dhomë gjumi. Historinë nuk na e bëni. Unë nuk do të merrem me ty, je grua dhe zonjë, do t'ja kthej atij që të menaxhon ty në këtë mënyrë. Edi Rama i stis të gjithë këto. I morët vesh tekat e atij,"-tha Berisha.

FJALA E KRYETARIT TË PD SALI BERISHA NË PARLAMENT:

Të nderuar deputetë, zonja deputete, të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë. Ky parlament është shndërruar në një dhunues madhor, amoral, të kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ky parlament, për shkak të një personi, i cili ka inkriminuar veten nga këmbët tek koka, funksionon në kundërshtim me çdo parim të parlamentit të një vendi të lirë. Ky parlament u mohon deputetëve të drejtën e tyre legjislative. Ky parlament u mohon deputetëve të drejtën e tyre kushtetuese. Ky parlament është shndërruar i tëri në funksion të një njeriu i cili ka si fjalor të vetëm, argument të vetëm, sharjen si ordiner. Kam paraqitur prej muajsh ligjin për heqjen e parashkrimit për kryeministrin dhe ministra. Në çdo parlament tjetër kjo do të përshëndetej, kur kërkesën e bën një ish-kryeministër. Por ju nuk guxoni, sepse e dini që kreu juaj, kryeson një organizatë kriminale. Ju nuk guxoni sepse i keni mbushur dyshekët, dyshekët, frigoriferët, lavatriçet, kontot dhe raftet me paratë e vjedhura. Ja të ju pyes juve, Niko ka ardhur Rezarta në shtëpinë tënde ndonjëherë. Zonjë ka ardhur tek ti ndonjëherë, të kujt janë 400 mijë euro, Ulsi, se edhe për ty thonë këta të tutë se të ka hy në shpi. Atëherë unë nuk e di. Po Ballukja ku është. Moj zonjë, ne nuk kemi detyrë tjetër, vetëm kontrollin. Ne nuk kemi asnjë tagër tjetër. 620 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër jush, kanë votuar për në që të ju kontrollojmë. Kaq kemi ne në dorë. Dhe ju bëni gjithçka që të na bllokoni kontrollin. Ju garantoj, thuaja Edi Ramës, se në mënyrë absolute nuk do të pranohet kjo. Të marrë fund kjo praktikë. Ne nuk duam t'ju bllokojmë asgjë juve. Por ju doni të na bllokoni ne. Sepse ju e dini se ai ka firmosur si kreu i një organizate kriminale. Se ai ka udhëtuar 137 herë me shumë se çdo sheik në botë, me avion me dhomë gjumi. Pra çfarë doni të na bëni ju ne. Po ne histori nuk na bëni. Unë kërkoj nga ju, që rregullat themelore të parlamentit të mos i shkelni. Po ta them këtu, nuk do të merrem me ty, ti je një grua, një zonjë dhe nuk më shkon të merrem me ty në këtë platformë. Por unë do t'ia kthej të gjitha atij në fytyrë. Unë merrem vetëm me Edi Ramën, sepse ai i stis të gjitha këto. Sepse i teket atij 4 deputetë të përjashtohen nga ky grup.

sali berisha seance plenare 16 janar 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet