LIVE UPDATES
Politike

"Rrezik për sigurinë"/ Kërkesa e Ballës: Të ndalohet "Tik-Tok" në institucionet publike, të mos përdoret në pajisjet zyrtare

TikTok, aplikacioni popullor për ndarjen e videove të shkurtra ka qenë në qendër të polemikave vitet e fundit. Aplikacioni është përballur me akuza për shkelje të intimitetit dhe ka pasur shqetësime për lidhjet e tij të pretenduara me qeverinë kineze. Si rezultat, disa vende të botës e kanë ndaluar ose kufizuar.

3 Prill 2023, 12:33 Nga A.B
"Rrezik për sigurinë"/ Kërkesa e Ballës: Të
Taulant Balla

TIRANË- Aplikacioni i njohur 'Tik Tok' mund të ndalohet për përdorim nga punonjësit e administratës dhe zyrtarët. Këtë e dha si kërkesë kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë mbledhjes së komisionit të Integrimit. Ai propozoi që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale Tik-Tok, duke u shprehur se aplikacioni mund të jetë rrezik për sigurinë. 

‘Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. Do ta votoj në të gjitha komisionet e në seancë plenare. I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbaj në vëmendjen një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu. 

AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për METEN, Twitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve europianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve europianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i FB u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, mbrojtja e të dhënave personale. Në këtë aspekt, do duhet të përfaqësojmë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale.

Pjesa më e madhe këtu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmoj, më pas ndërgjegjësoj për forcimin çdo lloj barriere apo dige që arrijnë në sytë e kësaj moshe. Për një nivel më të mirë rregullimi për të dhënat personale, bëjë pjesë në ato politikbërës, që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike.

I bashkohem vendimeve për ndalimin të përdorimit të këtij aplikacionin në tre nivelet. Të paktën tek pajisjet e zyrtare. SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet partia komuniste kineze.’- tha Balla.

Çfarë po ndodh me Tik Tok, cilat shtete kanë ndalur përdorimin e aplikacionit?

TikTok, aplikacioni popullor për ndarjen e videove të shkurtra ka qenë në qendër të polemikave vitet e fundit. Aplikacioni është përballur me akuza për shkelje të intimitetit dhe ka pasur shqetësime për lidhjet e tij të pretenduara me qeverinë kineze. Si rezultat, disa vende të botës e kanë ndaluar ose kufizuar.

India ishte vendi i parë që ndaloi TikTok-un në qershor të vitit 2020. Në korrik të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara gjithashtu konsideruan ndalimin e TikTok, duke përmendur shqetësime të ngjashme për sigurinë kombëtare dhe intimitetin e të dhënave. Por SHBA ende nuk e ka ndaluar përfundimisht. 

Kanadaja u bashkua me SHBA-në dhe BE-në në miratimin e ndalimit gjithëpërfshirës, duke parandaluar që TikTok të instalohej në të gjitha pajisjet mobile të lëshuara nga qeveria. Në janar 2021, Pakistani ndaloi TikTok për përmbajtje “imorale dhe të pahijshme”, ndërsa në shkurt të vitit 2021, Myanmar ndaloi aplikacionin si pjesë e një goditjeje më të gjerë në mediat sociale pas një grushti ushtarak.

Edhe në qershor të vitit 2021, Nigeria ndaloi aplikacionin. Edhe udhëheqja e talebanëve të Afganistanit ndaloi TikTok dhe lojën PUBG në shtator të vitit 2022 për shkak të mbrojtjes së të rinjve nga “mashtrimi”.

Në dhjetor të vitit 2022, Tajvani vendosi një ndalim të sektorit publik për TikTok pasi FBI paralajmëroi se TikTok paraqiste një rrezik të sigurisë kombëtare./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë