LIVE UPDATES
Politike

Rritja e çmimeve/ Teliti: PD i bën thirrje Ramës dhe Financave për 200 mln euro paketë ndihme për bizneset dhe familjet

Teliti tha se në muajin dhjetor, qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, u përballën me një shtrenjtim të mëtejshëm të cmimeve të shportës bazë të konsumit.

13 Janar 2024, 20:02 Nga r.ll
Rritja e çmimeve/ Teliti: PD i bën thirrje Ramës dhe Financave
dorian teliti

TIRANË- Partia Demokratike me anë të këshilltarit për çështje ekonomike, Dorjan Teliti i ka kërkuar Edi Ramës dhe qeverisë që të japë 200 mln euro ndihmë për bizneset dhe familjet, për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të produkteve të konsumit.

Teliti tha se në muajin dhjetor, qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, u përballën me një shtrenjtim të mëtejshëm të cmimeve të shportës bazë të konsumit.

Ai u shpreh se vetëm në muajin dhjetor u rriten cmimet e shportës së ushqimeve me 6.7%, cmimet e perimeve me +20.8%, cmimet e frutave me +10.9%, cmimet e qumështit, dhjathit dhe vezëve me +6.7hhy%, cmimi i mishit me +5.5%, etj.

DEKLARATA E PLOTË:

Të dashur qytetarë

Pas dështimeve dhe abuzimeve të njëpasnjëshme në menaxhimin e ekonomisë dhe pronës publike gjatë vitit të kaluar, pas falimentimit të dhjetëra bizneseve fason duke nxjerrë pa punë mijëra gra kryefamiljare si pasojë e zhvlerësimit të pashpjegueshëm të euros përveçse nga burime joligjore, ashtu siç konstatoi dje edhe vetë FMN, pas shpërdorimit të parave të shqiptarëve me tendera pa garë e pagesa për inceneratorë inekzistentë, pas dhënies nga buxheti i shtetit në muajin dhjetor të 30 milionë euro AlbControllit për të përballuar shpenzimet e veta pasi paratë e saj i merr Beçhetti në zbatim të vendimit të Gjykatave Ndërkombëtare, pasi futën profesionistët e lirë në skemën e tatimit mbi të ardhurat nga 15 në 23%, një lajm tjetër i hidhur vjen nga Instat-i qeveritar.

Në muajin dhjetor, në muajin kur oligarkët dhe qeveritarët ulen kokë më kokë duke pirë shishe verërash të shtrenjta për të diskutuar dhe rakorduar llogaritë mbi fitimet e tyre korruptive prej qindra milionë eurosh, qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, ata që rropaten nga mëngjesi e deri në mbrëmje për të ushqyer fëmijët e tyre, u përballën me një shtrenjtim të mëtejshëm të cmimeve të shportës bazë të konsumit.

Konkretisht vetëm në muajin dhjetor u rriten cmimet e shportës së ushqimeve me 6.7%,

cmimet e perimeve me +20.8%, cmimet e frutave me +10.9%, cmimet e qumështit, dhjathit dhe vezëve me +6.7hhy%, cmimi i mishit me +5.5%, etj.

Zemërimi për shtrenjtimin e cmimeve shihet kudo, në cdo fytyrë prindi të thjeshtë, në cdo cep të Shqipërisë, si në qytetet ashtu edhe në fshatrat tona, të cilët në shumicë nuk patën mundësinë as të shtronin dot një tryezë të denjë për darkën e vitit të ri.

Si mund të presim që njerëzit të jetojnë në mënyrë dinjitoze, të shëndetshme dhe të ushqehen si duhet kur ushqimet bëhen gjithnjë e më të shtrenjta?

Është e papranueshme që pas 11 vitesh qeverisje cdo vit të përballemi me të njëjtin fenomen, ate të rritjes dyshifërore të ushqimeve bazë, por akoma edhe më e patolerueshme është braktisja që vazhdon ti bëhet familjes së thjeshtë shqiptare.

Ndaj, ndonëse nuk kemi ndonjë shpresë që të ndodhë, Partia Demokratike e gjykon mëse të domosdoshme dhe i bën thirrje Kryeministrit dhe Ministrisë së Financave të ndërmarrin menjëherë, pa humbur asnjë ditë më shumë, një paketë ndihme financiare mbështetëse për familjet me të ardhura të ulta dhe për bizneset prodhuese shqiptare.

Alokimi i një pakete financiare prej të paktën 200 milionë eurosh, të ndara në 150 milionë euro mbështetje financiare ndaj familjeve me të ardhura të ulta dhe 50 milionë euro në mbështetje të sipërmarrjes prodhuese për të kompensuar disi humbjet e tyre nga luhatjet e kursit të këmbimit dhe përshtatjen e tyre ndaj zhvillimeve sektoriale, është përgjigja më e mirë dhe e shpejtë për ti ardhur në ndihmë ekonomisë familjare dhe sipërmarrjes prodhuese vendase, me qëllimin e vetëm ruajtjen e vendeve të punës dhe mbajtjen në këmbë gjatë muajve të parë të vitit 2024 të konsumit të dërrmuar familjar.

dorian teliti edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj