LIVE UPDATES
Politike

Rritja e pagës minimale, një premtim i harruar

Aktualisht, paga minimale në Shqipëri rezulton 40 mijë lekë. Qeveria nuk ka ndërmend ta rrisë më tej vlerën e pagës minimale, as në fund të muajit prill dhe as në fund të këtij viti.

10 Mars 2025, 15:12 Nga Esmeralda Topi

Rritja e pagës minimale, një premtim i harruar

TIRANË- Dy vite më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se pranvera e këtij viti do ta gjente Shqipërinë me një pagë minimale në vlerën e 45 mijë lekëve. Por premtimi u harrua. Verifikimet e Faktoje.al tregojnë se qeveria nuk ka në plan të rrisë pagën minimale për këtë vit.  Në prill të vitit 2023 paga minimale në Shqipëri u rrit nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë. Fill pasi kishte lajmëruar rritjen me 17,6%, kryeministri Edi Rama premtoi se kjo nuk do të ishte e fundit. Asokohe, Rama tha se paga minimale do të rritej me 5 mijë lekë pranverën e vitit 2025.  

“Në fund të prillit 2025 paga minimale do jetë 45 mijë lekë…” premtoi kryeministri Edi Rama më 13 mars të 2023. 

Fakt 

Aktualisht, paga minimale në Shqipëri rezulton 40 mijë lekë. Qeveria nuk ka ndërmend ta rrisë më tej vlerën e pagës minimale, as në fund të muajit prill dhe as në fund të këtij viti. 

Në një përgjigje zyrtare për Faktoje.al, ministria e Ekonomisë thotë se “në bazë të performancës ekonomike, do të analizohet dhe do të iniciohet procesi i shqyrtimit të pagës minimale për vitet e ardhshme”

“Ky proces do të mbështetet në të dhënat makroekonomike që do të dalin nga analiza e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025, përfshirë indikatorët kryesorë si inflacioni, rritja e produktivitetit dhe zhvillimet e tregut të punës”, thekson MEKI. 

Sipas ministrisë së Ekonomisë, viti dhe vlera e mundshme e rritjes së pagës minimale do të varet nga treguesit ekonomik, në mënyrë që rritja të jetë në përputhje me zhvillimin ekonomik dhe qendrueshmërinë e tregut të punës. 

Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se nga totali i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore, 24,5% e tyre kanë page minimale 40 mijë lekë.

Alban Zusi që drejton Qendrën Shqiptare të Eksportuesve thotë se bizneset private e kanë tejkaluar minimumin e 45 mijë lekëve. 

“Ne i kemi rritur pagat sepse po punojmë në një mjedis të sforcuar, sidomos eksportuesit. Ajo çfarë do të duhej është që qeveria të heqë TAP-in mbi këtë pagë. Pavarësisht se ne i japim më shumë pagë minimale, punonjësit marrin më pak lekë sepse shteti takson”, thotë Zusi.

Të fundit në rajon dhe Evropë 

Ndonëse dekadën e fundit paga minimale është rritur 6 herë, sërish Shqipëria mbetet e fundit në rajon sa i përket nivelit të kësaj page. 

Mali i Zi mban vendin e parë me 670 euro, më tej vjen Serbia me 618 euro dhe Maqedonia e Veriut me 540 euro. Në Bosnje Hercegovinë paga minimale rezulton 510 euro në muaj. 

Edhe referuar të dhënave të fundit nga EUROSTAT Shqipëria renditet e fundit në Evropë për nivelin e pagës minimale, veçanërisht kur vjen puna tek standardet e fuqisë blerëse. 

Teksa çmimet në Shqipëri janë ndër më të lartat në rajon, dhe shumë produkte kushtojnë dhe më shtrenjtë se në Evropë, fuqia blerëse mbetet e ulët, duke e renditur Shqipërinë të fundit në Europë.

Sipas Eurostat, këtë fillimviti paga minimale në vendet e BE-së varionte nga 551 € në muaj në Bullgari deri në 2 638 € në muaj në Luksemburg.

Rritja e pagës minimale, një premtim i harruar

Përfundim 

Nisur nga verifikimi i kryer, premtimin e kryeministrit Edi Rama se në fund të prillit 2025 paga minimale do të jetë 45 mijë lekë, do ta kategorizojmë të pambajtur./Faktoje.al

esmeralda topi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj