LIVE UPDATES
Politike

Berisha prezanton programin: Ndërtimin e Shqipërisë Madhështore e nisim tek dhimbjet e shqiptarëve

Berisha u shpreh se në tre muajt e parë të qeverisjes së PD-së nuk do ketë shqiptar që nuk do marrë 200 euro minimum jetik dhe nuk do të ketë rroge minimale nën 500 euro. 

10 Mars 2025, 13:12 Nga r.ll
Berisha prezanton programin: Ndërtimin e Shqipërisë
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se ndërtimi i Shqipërisë Madhështore do të nisë tek dhimbjet dhe vuajtjet e shqiptarëve që sipas tij vijnë nga varfëria ekstreme. Berisha u shpreh se në tre muajt e parë të qeverisjes së PD-së nuk do ketë shqiptar që nuk do marrë 200 euro minimum jetik dhe nuk do të ketë rroge minimale nën 500 euro. 

Berisha deklaroi gjithashtu se do të ulet edhe çmimi i naftës dhe energjisë elektrike. Ai tha se në zgjedhje shkojnë si koalicioni më i gjerë në histori dhe sipas tij me programin më të mirë që ka njohur Shqipëria ndonjëherë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Edhe njëherë, ne kemi paraqitur para shqiptarëve programin më të bukur, programin më të mirë, programin e një Shqipërie vërtet madhështore. Shqiptarët duhet ta dinë ku e nisim ne këtë. Ku e nisim ne ndërtimin e Shqipërisë Madhështore? Ndërtimin e Shqipërisë Madhështore e nisim tek dhimbjet e tyre, tek vuajtja e tyre, që vjen nga mospasja, që vjen nga varfëria ekstreme, me zotimin solemn që tre muajt e parë nuk do ketë shqiptar që nuk do marrë 200 euro minimum jetik.

Se rrogë minimale nuk do ketë nën 500 euro. Se rrogë mesatare nuk do ketë nën 1200 euro. Nuk ka detyrim më madhor për njeriun që ka shpirt dhe zemër se sa taksat që merr prej qytetarëve, t’ua kthejë atyre direkt në mirësi, në mirëqenie, t’i çlirojë ata nga vuajtja e blerjes së ushqimeve, ilaçeve, etj. Vetëm kaq? Jo, edhe më shumë. Kjo shtresë në nevojë, këto që i japim nuk i ka të mjaftueshme dhe ne e kemi vetëdijen për këtë. Ka dalë jashtë zonës së varfërisë ekstreme, por nuk i ka të mjaftueshme.

Atëherë karta e konsumatorit. Secili prej tyre do marrë mbrapsht TVSH-në që paguan për ushqimet, e llogaritur nga ekspertët 450 euro me kartën e konsumatorit. Ilaçet do të jenë krejt të tjera. Nuk do mund të shiten ilaçe, të cilat kanë çerek apo gjysmë efekti siç ndodh tani. Qeveria do kompensojë çdo rritje, por ilaçet do jenë cilësore ama, nuk do jenë një mashtrim i përditshëm për të sëmurët. Se prape jemi tek dhimbja, aty e nisim ne. Po si mundet një shoqëri, një komb me një buxhet 7-8 miliardë, të lërë një grup njerëzish pa ilaçe se ilaçet e tyre kushtojnë?

Atë e bën një qeveri e pashpirt, por një komb i qytetëruar nuk e bën kurrë. Pse nuk ekzistonte kjo situatë përpara? Edhe atëherë kushtonin. Ka ilaçe që kushtojnë shumë, por nuk mungonin në mënyrë absolute. Se këta i përzunë kompanitë nga Tirana, i pushtuan vetë. Për t’ua thjeshtuar, në qoftë se ne rrugët e mëdha të Shqipërisë i ndërtuam me kompanitë më të mëdha të botës, këta ndërtojnë me Salillarin e me radhë dhe shemben, kushtojnë, ribëhen, etj. Kështu është edhe puna e ilaçeve. Ilaçet i dominon Vilma Nushi dhe shqiptarët marrin ilaçe jashtë çdo kontrolli. Merr fund.

Nafta, jo mo nuk mund ta paguajë shqiptari... shqiptari do lëvizë se tani vihen para problemit të kenë a mos të kenë makina, të kenë sa më shumë makina... dhe nafta do të jetë as një qindarkë më shtrenjtë se në Kosovë që e merr nga Durrësi dhe e shet 40 përqind më lirë. Energjia elektrike do ulet. Do jetë 7 lekë. Mund të jetë edhe më lirë, por unë po them 7 lekë. Për biznesin do jetë 6 lekë, do jetë tre herë më lirë. Pronarët, të përndjekurit, brenda mandatit të parë do marrin çdo dëmshpërblim, çdo rikthim, çdo kompensim që u takon. Pra, ne shkojmë vërtet koalicioni më i gjerë në histori, ama shkojmë me programin më të mirë që ka njohur Shqipëria ndonjëherë në ekzistencën e saj.

sali berisha

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët