LIVE UPDATES
Politike

"Rama është armik i egër i kombit shqiptar", Berisha: Kosovën e la me Vuçiçin dhe u shndërrua në argat të presidentit serb

Berisha tha se projekti "Shqipëria Madhështore" është ëndrra e çdo shqiptari dhe e çdo njeriu punëtor.

10 Mars 2025, 12:51 Nga r.ll
"Rama është armik i egër i kombit shqiptar", Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë prezantimit të koalicionit opozitar "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" u shpreh se PD dhe aleatët e saj nisin fushatën me një epërsi ndaj kundërshtarit të tyre. 

Berisha tha se projekti "Shqipëria Madhështore" është ëndrra e çdo shqiptari dhe e çdo njeriu punëtor. Ai tha se teksa opozita paraqet programin e qeverisjes, partia qeverisëse paraqet lista me "hardhucë, zhapikë, bretkosa dhe zhaba".

Lideri i opozitës, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si një armik të kombit shqiptar. Sipas tij, Rama e la Kosovën me Serbinë dhe vetë u bë argat i presidentit Aleksandër Vuçiç. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

PD dhe aleatët e saj nisin fushatën me një epërsi të pakrahasueshme, me kundërshtarin tonë, padrinon e narkoshtetit dhe bandat e tij. I gjithë vullneti i njerëzve të lirë, njerëzve dinjitozë, njerëzve që besojnë tek ligji dhe Kushtetuta, njerëzve që besojnë tek vlerat dhe jo tek mandatet e marra duke arrestuar liderët politikë të opozitës, jo në shndërrimin e Shqipërisë në vendin e torturave, jo në plaçkitjet më të mëdha që ka njohur historia ndaj qytetarëve shqiptarë dhe pamëshirësisë ndaj tyre. Pra, para qytetarëve shqiptarë ne shkojmë kokulur dhe ballëhapur. Shkojmë kokulur sepse do kërkojmë mbështetjen e tyre, zemrën e tyre, mendjen e tyre. Por gjithashtu ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë. Ne paraqesim një projekt, në pamje të parë, i largët pak, Shqipëria Madhështore. Por ne paraqesim një projekt që është absolutisht ëndrra më e bukur, e ditës dhe jo e natës, e çdo shqiptari, e çdo atdhetari, e çdo njeriu punëtor, e çdo njeriu të lirë, e çdo njeriu me dinjitet.

Çfarë paraqet pala tjetër? Paraqet hardhucë, zhapikë, bretkosa, zhaba dhe tani së fundmi i ka ngelur në gojë Kujtimi, jepja ato mustaqe se çmendet pas tyre. Kujtim, se unë e ti e njohim atë nga ana psikologjike, ia di ti arsyen pse e ka atë ai.
Por kjo nuk është punë e kësaj mbledhje. Pra, një njeri që ka qeverisur 12 vite dhe nuk u thotë dot shqiptarëve, nuk u tregon dot shqiptarëve një arritje? A mundet kështu? Nuk u tregon dot sepse ato arritje që numërohen me gishtat e dorës, janë të nxira nga vjedhjet e tmerrshme.

Nuk u përmend dot tunelin e Llogarasë, sepse shkruhet 50 milionë të vjedhura me një dorë. Nuk flet dot për unazën që e mbylli përsëri, sepse 13 kilometrat e fundit i ndau në 14 kontrata. Nuk përmend dot rasat e gurit që ka shtruar nëpër qytete sepse ka vjedhur me to 10 herë çmimin e tyre. Nuk përmend dot suksese sepse ka mashtruar për çdo gjë shqiptarët. Se u thoshte ujë 24 orë, dhe tani ujë më keq se kurrë. Se u thoshte pensionet, rrogat, dhe tani në qoftë se rritet pensioni minimal aq, Shqipëria bie në katastrofë. Nuk përmend TVSH-në e ushqimeve që do ulte, paçka se çmimet kanë shkuar në stratosferë. Nuk përmend dot asgjë, asnjë premtim, sepse të gjitha janë mashtrime.

Por mbi të gjitha, forcat tona politike janë forca të interesit kombëtar. Ne së bashku përfaqësojmë interesin kombëtar të shqiptarëve. Çfarë përfaqëson ai? Ai përfaqëson një nga armiqtë më të egër të kombit në të gjitha kohërat.
Ai përfaqëson njeriun që në 12 vite qeverisje, përzuri nga Shqipëria 45 përqind të shqiptarëve. Ndaj dhe u etiketua si Pashiqi i Tiranës. Ai përfaqëson njeriun e parë në Europë që i vuri sanksione shtetit të pavarur të Kosovës për llogari të Beogradit. Miq, kush ka lexuar histori, do gjejë se Enver Hoxha i shkruante Stalinit: Shoku Stalin, Kosovën e lamë me Jugosllavinë se më e sigurt me Jugosllavinë. Mendja na thotë se vepruam drejt. Edi Rama, Kosovën e la me Vuçiçin. Edi Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit. Dy ditë më parë, Departamenti i Shtetit, sekretari Marco Rubio dënoi Dodikun. Edi Rama hesht si fija e barit për aktet e tij destabilizuese. Pra kemi të bëjmë në këtë aspekt, shpëtimin e Shqipërisë nga një rrezik madhor antikombëtar që rrallë e ka pasur në histori, siç është Edi Rama.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen