All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Shqipëria do bëhet superfuqi energjetike rajonale", Berisha: Ky koalicion do ta bëjë realitet projektin e Shqipërisë Madhështore brenda mandatit të parë

Kryedemokrati Berisha tha më tej se do të investojnë për ta kthyer Shqipërinë në një fuqi superfuqi energjitike në rajon. Berisha deklaroi se do të bënte të mundur kthimin e të gjith studentëve për të punuar në vendin tonë, pasi programi i Shqipërisë Madhëstore ka qëllim ta kthejë Shqipërinë ne vendin e inteligjencës artificiale, internetit dhe kriptomondhave.

10 Mars 2025, 13:24 Nga M.L
"Shqipëria do bëhet superfuqi energjetike rajonale",
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha në prezantimin e Aleancës Për Shqipërinë Madhështore deklaroi se do të bëjnë gjithcka që prodhimet vendase 'Made in Albania' të shiten brenda dhe jashtë vendit. Berisha u shpreh se edhe pasuritë natyrore të shumta do të shndërrohen në mirësi për vendin tonë. Në deklaratë, Berisha tha ndër të tjera se do të instalohen panele diellore nga veriu në jug dhe pas 3 vitesh energjia do të jetë falas për këdo.

Kryedemokrati Berisha, tha më tej se do të investojnë për ta kthyer Shqipërinë në një superfuqi energjitike në rajon. Berisha deklaroi se do të bënte të mundur kthimin e të gjith studentëve për të punuar në vendin tonë, pasi programi i Shqipërisë Madhëstore ka qëllim ta kthejë Shqipërinë ne vendin e inteligjencës artificiale, internetit dhe kriptomondhave.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Këto janë bazat. Pa zgjidhur këto, ne nuk mund të bëjmë hapin tjetër, hapin e madh ‘Made in Albania’. Tani nuk jemi më njerëz të izoluar, por në tërësi kemi pasur mundësi të shëtisim. Kudo që shkoj dhe kudo që kam shkuar, unë një vend të begatë me pasuri natyrore si Shqipëria nuk kam parë. Jo, nuk kam parë. Ka një problem që e kam me kimet. Tokën. Tokën fushë e kam me kimet. Por Shqipëria tokat e tjera në kodra e male i ka po kaq pjellore. Shqipëria është tokë e bekuar, nuk ka tokë më pjellore. Prandaj do bëjmë gjithçka që prodhimet bujqësore dhe prodhimet e saj ‘Made in Albania’ të mbushin dyqanet e Shqipërisë dhe të eksportojmë në botë. Shqipëria ka rezerva botërore kromi, nikeli, hekurnikeli, bakri etj. Ku janë?
Flenë, vidhen nga mafia, keqpërdoren nga mafia.

Një sipërmarrës i suksesshëm më dërgoi një emision që BBC kishte përgatitur për minierën e kromit që shfrytëzon. Kromi më i pasur në planet, e cilësonte atë krom. Çfarë më thoshte? Trau i Kalimashit më kushton në muaj 750 euro për kamion. E kuptoni se çfarë bëhet këtu apo jo? Plus tjetra e tjera dhe faktikisht falimentim. Jo mor zotëri, ne do bëjmë gjithçka që pasuritë natyrore të këtij vendi të shndërrohen në mirësi për qytetarët shqiptarë. Të nxirren, të zbulohen, të përpunohen në vend dhe ‘Made in Albania’ do jetë krenaria jonë kombëtare. Nuk po ndalem të tjera.

Shqipëria ka fushën e naftës më të madhe në botë onshore, ka rezerva të pakrahasueshme. Por miq, nëse ka një pasuri të pakufizuar Shqipëria, e ka në fushën e energjisë. Ne jemi vendi me ditët më të shumta me diell në rajon dhe vendi që nga energjia diellore kemi gjithsej një prodhim prej 50-60 megavatë. Merr fund kjo. Panelet diellore, me investim të qeverisë dhe bankave, do mbulojnë çatitë e çdo shtëpie që i zoti i shtëpisë dëshiron të instalojë nga veriu në jug. Do paguajë tre vite energjinë me çmimin që ka paguar dhe pas tre vitesh do e ketë falas përgjithmonë.

Ne do e bëjmë Shqipërinë superfuqi energjetike në rajon. Kur në vitin 2005 pata deklaruar se Shqipëria do bëhet superfuqi e vogël rajonale e energjisë së rinovueshme. U tallën. Por tani që Shqipëria është bërë vend eksportues i energjisë së rinovueshmne, nuk tallen më. Ua them unë këtu, tani nuk them e vogël, do bëhet superfuqi rajonale energjetike në rajon. Ua them unë ju këtu, kanë rënë çmimet. Panelet fotovoltaike, çmimet e tyre kanë rënë në mënyrë të ndjeshme shumë. Por po kështu edhe turbinat e erës. Ju duhet ta dini se Shqipëria ka platformat më të fuqishme të erës. Vetëm rrethi i Pukës, nga Shëmria deri në Vaun e Dejës ka një kapacitet minimal prej 3200 megavatë. Të studiuar, të gatshëm projektin. Nuk e ka më të vogël Tepelena. Kurrizi i Karaburunit është platformë e erës ndër më të fuqishmet në Europë.

Pra, ne do investojmë, do ta shndërrojmë Shqipërinë në një superfuqi rajonale energjetike. Po TAP-i? Ju duhet ta dini se kur fitoi TAP-i, në një garë tmerrësisht të vështirë, një nga shkaqet ka qenë Dumreja me depot e saj natyrale të boshatisura, në të cilat krijohen rezerva gazi për BE-në, disa miliardëshe. Po, po! Shqipëria, nga TAP-i në kontratë ka 700 milionë metër kub në vit për energji. Do i shfrytëzojmë ne ato. Do ndërtojmë TEC-e të fuqishme. Do gazifikojmë Shqipërinë. Shqipëria Madhështore kërkon që familjet të kenë një jetë komode. Gazi është komoditet. Gazi është komoditeti i familjeve të vendeve të pasura. Ne e kemi, nuk marrim asnjë metër kub gaz. Absolutisht nga projektet më madhështore tonat do jetë gazifikimi i qyteteve dhe i gjithë Shqipërisë.

Projekti ynë për Shqipërinë Madhështore është Shqipëria epiqendër të teknologjive më të larta dhe më të avancuara në rajon dhe një nga epiqendrat e rëndësishme të Europës. Me ekspertë ndërkombëtare dhe kombëtare është përgatitur projekti dhe programi, me të cilin Shqipëria do bëhet epiqendër e dataqendrave, të cilat janë diamantet në kurorën e hightech-ut, në kurorën e zhvillimeve më të avancuara ekonomike. Do jetë vendi i inteligjencës artificiale, internetit 3 dhe kriptomonedhave.
Pra, në Shqipëri, dhjetëra mijëra vajza, djem, të shkolluar jashtë vendit, por edhe në Shqipëri, do kenë mundësi të kthehen të punojnë në sektorin më të avancuar të ekonomisë botërore, që është sektori i hightech-ut.

Ky është projekti ynë i Shqipërisë Madhështore, projekt që në pamje të parë të duket pak si një horizont i largët, por projekt që është absolutisht i realizueshëm dhe që ky koalicion, me potencialet e jashtëzakonshme që ka, do ta shndërrojë mandatin e parë, realitet për shqiptarët. Ndaj dhe le të nisim ne punën të palodhur, të përkushtuar me të gjithë potencialet. Të mbështesim kandidatët tanë në të gjitha rrethet. Së bashku me shqiptarët e diasporës për të hapur dyert e një projekti që shqiptarët nuk e kanë njohur kurrë më parë. Projektin që do bëjë vendin e tyre një vend madhështor, siç e meriton. Faleminderit dhe suksese!

sali berisha aleanca per shqiperine madheshtore

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë